Operacioni "Silver Wake"
Appearance
Operacioni Silver Wake (shqip:Zgjimi i Argjendtë) ishte një operacion evakuimi i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të larguar qytetarët amerikanë nga Shqipëria më 18 Mars 1997. Arsyeja e evakuimit ishte kriza e rëndë civile që preku Shqipërinë. Operacioni u krye nga Njësia 26 e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Marinsat e Batalionit I, ruajtën ambasadën amerikane dhe shtëpitë e qytetarëve amerikanë. Mbi 900 persona u evakuuan nga vendi gjatë këtij operacioni. Vlen të theksohet se edhe presidenti i firmës piramidale "Populli" Bashkim Driza u largua nga vendi gjatë këtij operacioni. Marinasat e përfshirë në operacion u nderuan me disa dekorata.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Global Security.org :Operacioni Silver Wake