Banda e Tepelenës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ishte një bandë kriminale që veproi në qytetin e Tepelenës gjatë trazirave të vitit 1997. Ishte e vetmja bandë që identifikohej me Komitetin e Shpëtimit të qytetit. Ishte mbështetëse e Partisë Socialiste. Veprimet e kësaj bande ishin mizore dhe fillonin me vjedhje e plaçkitje dhe përfundonin me rrëmbime personash,përdhunime dhe shkatërrim pasurie të të tjerëve. Disa ngjarje të rënda që i kanë vënë vulën Tepelenës gjatë trazirave,lidhen kryesisht me këtë bandë. Kështu ndodhi me grabitjen e një autobusi të linjës Tiranë-Kakavijë,që u grabit në Fratar. Një autobus tjetër u ndalua në Subash,në kufirin mes Tepelenës e Gjirokastrës,ku u plagos edhe një vajzë 13-vjeçare. Disa furgonë të linjave të ndryshme,kryesisht të Përmetit dhe Gjirokastrës,ndaloheshin dhe,pasi plaçkiteshin,bëheshin gjeste poshtëruese ndaj femrave që udhëtonin në këto mjete. Banda pati një përplasje të rëndë me bandën e Zani Çaushit pasi kjo e fundit rrëmbeu biznesmenin nga Tepelena, Artur Gjoshën. Lideri de fakto i kësaj bande ishte Gjolek Malaj.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]