Beteja e Deçiqit
Beteja e Deçiqit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Kryengritja shqiptare e vitit 1911 | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Fise Malsore Shqiptare | Ottoman Empire | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ded Gjo Luli Sokol Baci Pretash Zeka | Shefket Turgut Pasha | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
3.280 soldiers | 27.000 soldiers |
Beteja e Deçiqit ishte një betejë midis forcave shqiptare dhe osmane gjatë Kryengritjes së vitit 1911, e cila shënoi një pikë kthese për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane.[1]
Vendndodhja dhe sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja u zhvillua në Grudë Deçiq, në jug të qytetit të Tuzit (sot në Mal të Zi). Tuzi është qendra e rajonit të Malësisë në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti i gjithë Malësisë së Madhe është Kopliku. Rajoni i Malësisë është kryesisht i besimit katolik romak, megjithëse ka një popullsi të konsiderueshme myslimane (përfshirë vetë Koplikun).
Beteja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa kryesore e betejës u zhvillua midis Tuzit dhe Kopliku (Shqipëri), ku Malësorët luftuan kundër mijëra ushtarëve osmanë. Kopliku është qyteti më i madh në Malësi, pikërisht përtej kufirit me Malin e Zi ndodhet Tuzi. Ndërsa luftimet vazhduan, të dy ushtritë vendosën të lëviznin në veri në Tuz, ku beteja përfundoi.
Rezultati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1913, me Traktatin e Londrës, fuqitë evropiane vendosën që gjysmën e tokës së Malësisë t'ia jepnin Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër mbetej në Shqipëri. Tuzi, së bashku me fiset e gjysmës së Hotit (Traboinit), Grudës, Trieshit dhe Kojës së Kuçit kaluan në Mal të Zi. Kelmendi, gjysma tjetër e Hotit (Rapsha), Kastrati, Shkreli dhe qyteti i Koplikut mbetën në Shqipëri, por disa pjesë të Kelmendit si Vusanja, Martinoviqi, Plava, Gucia kaluan në Mal të Zi dhe Kosova, që është shtet i pavarur që nga viti 2008, iu aneksua Serbisë.
Luftëtarë të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ded Gjo Luli Dedvukaj i Traboin
- Sokol Baci i Grudës
- Palok Marku Lulgjuraj i Grudës
- Zef Miliqi Lulgjuraj i Selishtit
- Prel Marku Lulgjuraj i Lofkës
- Pretash Zeka Ulaj i Kojës
- Prek Cali i Kelmendit
- Dok Prëçi Krcaj i Kojës
- Gjeto Toma Kolçaj i Kojës
- Mehmet Shpendi i Shalës
- Tringe Smajl Martini i Grudës
- Palok Traboini 1888-1951, sekretar i Ded Gjo Lulit, mësues dhe pronar i flamurit Shqiptar të Deçiqit, të cilin e solli nga Vjena përmes Dalmacisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nikprelaj, Gjergj (5 janar 2006). "DEDE GJO LULI, MBROJTESI FISNIK I TROJEVE SHQIPTARE". Koha Jone. Marrë më 20 shtator 2010.