Pretash Zeka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Pretash Zeka Ulaj (1882-1962) lindi në vitin 1882 në fshatin Kojë, krahinë me popullatë shqiptare, afro 15 kilometra larg nga Podgorica, në kohën e përpjekjeve të vazhdueshme të Malësisë së Mbishkodrës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, civile dhe kombëtare, pasi në këto vite ishte vënë në provë ekzistenca e shqiptarëve dhe identiteti i tyre kombëtar.
Pretash Zeka ishte një figurë ushtarake shqiptare në Revoltën Shqiptare të vitit 1911. Ai ishte bajraktar i Kojës së Kuçit në Mal të Zi dhe poashtu u dallua Beteja e Deçiqit, e zhvilluar afër Tuzit në vitin 1911 midis malësorëve shqiptarë dhe trupave osmane të Shefket Turgut Pashës.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pretashi lindi në Kojë (Kuçi), një fshat i banuar nga shqiptarët në Malin e Zi lindor, afër kufirit me Shqipërinë, i dyti më i vjetër nga 11 djemtë e Zek Nika Ulajt. [2] Vëllezërit e tij ndihmuan gjithashtu në mbrojtjen e qytetit të tyre kufitar kundër avancimit të turqve dhe sllavëve në rajonin e Malësisë shqiptare.
Pretash ishte prijësi i vëllazërisë së Kojës së Kuçit, një enklavë shqiptare brenda fisit Kuçi të Malit të Zi. Më 6 prill 1911, Luftëtarët Malësor të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, arritën në majën strategjike të Deçiqit në Betejën e Deçiqit . Shumë vdiqën atë ditë dhe osmanët u mundën. Rreth një vit e gjysmë më vonë, flamuri shqiptar u ngrit zyrtarisht në qytetin jugor të Vlorës.
U rrit dhe u edukua në familje me ndjenja patriotike, në prehrin e ngrohtë të familjes, e cila respektonte dhe kultivonte kodin moral, nderin, besën, burrërinë, atdhedashurinë, fenë, fisnikërinë dhe virtytet e tjera që i karakterizojnë në përgjithësi malësorët. Duke qëndruar gjithnjë përbri burrave të urtë të Kojës u brumos me normat e kanunit të maleve dhe me atdhedashuri. Ai mori pjesë aktive në luftën për rikthimin e Deçiqit, e cila u zhvillua më 6-8 prill 1911, ku u vranë heroikisht shtatë luftëtarë të çetës së lavdishme të Kojës, të cilëve u prini Dedë Preçi Marashaj, e që janë: Dokë Preçi, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca, pasi e hoqën flamurin turk nga Deçiqi. Pretash Zeka, bashkë me luftëtarët e tjerë të Malësisë, të udhëhequr nga heroi i popullit Dedë Gjo'Luli i Traboinit të Hotit, arritën të thyejnë rezistencën osmane dhe të ngritën Flamurin Shqiptar në Bratile të Deçiqit, më 6 prill 1911, pas 442 vitesh okupimi. Pretash Zeka ishte bajraktar i Kojës, titull ky që e trashëgoi nga babai i tij. Kojasit e donin dhe kishin besim të plotë tek ai. Pretashi gëzonte autoritet në Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjesë tjera të Malësisë. Luftoi trimërisht kundër forcave jugosllave në Luhar dhe Kojë në vitin 1944, ku u vranë 6 malësorë dhe u plagosen 30 të tjerë. Ishte gjithmonë i gatshëm të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare, për t'i dalë zot atdheut të vet dhe për të ruajtur gjuhën e ëmbël shqipe. Për jetësimin e këtyre idealeve bashkëpunoi me krerët e Maësisë deri në pleqëri. Pretash Zeka Ulaj vdiq në vitin 1962 në fshatin Kojë.
Që nga viti 2004, një bust i tij qëndron në fshatin e tij të lindjes Kojë në Komunën e Tuzit.[2]
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lukë Gjokaj (shtator 2004). "Monumenti i Pretash Zekës". Tuzi. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 21 dhjetor 2022.
- Martini, Luigj, 2005 "Prek Cali, Kelmendi dhe Kelmendasit" Arkivuar 4 dhjetor 2013 tek Wayback Machine, Botues: Camaj-Pipaj
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Jeta e re, Volume 24. Rilindja. 1972. fq. 173.
Në plan të përgjithshëm mbledhësi ka arritë të paraqesë, për- veç ngjarjeve që shtjellohen në këngë, edhe shënime e legjenda, që i përgjajnë një kronike historike: jetëshkrimet e disa trimave si Pretash Zekaj Ulaj, Dedë Preçi Marashaj, Gjon Nik Plluci, Mark Milani Popoviq, Tringë Smajlja, Sokol Baci, trimi kreshnik nga Grucia, Zef Martini nga Gruda, Kolë Zef Ivezaj, Gjekë Marash Gjeloshi Gjelaj, Sokol Luci Ujkaj e të tjerë — janë një pasqyrim i mirë i kohës kur populli i kësaj ane lufton për të drejtat e veta. Mbledhësi bën një punë të mirë, sepse duke ndriçuar luftën e këtyre trimave, jep ...
- ^ a b Gjonaj, Gjekë. "Pretash Zeka mbrojti vendin e vet" (PDF). Buzuku. Marrë më 14 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)