Dushiqi
Dushiqi | |
---|---|
Shteti | ![]() |
Komuna | Tuz |
Lartësia | 41 metra (m.n.d.) |
Popullsia | 422 banorë |
Dushiq, (malazezisht: Душићи/Dušići) është vendbanim në komunën e Tuzit në Mal të Zi.
Gjeografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fshati shtrihet në një teritor të gjërë dhe përbëhet nga shumë vëllezëri. Në veri ka Tuzin dhe Shipshanikun, në lindje Vuksalekajt, Ne jug Sukruqin dhe Lekajt, në përëndim Vllanën. Liqeni i Shkodrës është 3 km larg nga fshati, kurse lumi Cem ështe ca 5 km larg nga Dushiqi. Fshati banohet kryesisht nga vëllezëritë Sinishtaj dhe Vulaj, por Dushiqi sidomos dekadën e fundit është banuar me banorë nga e gjithë Malësia. Nga vllezëritë më e madhja është ajo Sinishtaj, pastaj vinë Vulaj, Bojaj, Junçaj, Ivezaj, Gjokaj, Berishaj, Bikaj, Stanaj, dhe të tjerë. Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit ka emigruar në SHBA dhe ka pasur fatin e shumë fshatrave tjera të Malësisë. Dushiqin e karakterizon piramida (kodra) natyrale që njihen me emrin Burg.[1]
Demografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky vendbanim është i banuar 98.20% nga popullata Shqiptare.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Panoramio - Photo of Dushiqi". Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 tetor 2016. Marrë më 18 nëntor 2008. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
[[Skeda:[lidhje e vdekur]]]