Jump to content

Biologu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Francesco Redi, themeluesi i biologjisë.

Një biolog është një shkencëtar që kryen kërkime në biologji.[1][2] Biologët janë të interesuar të studiojnë jetën në Tokë, pavarësisht nëse është një qelizë individuale, një organizëm shumëqelizor ose një bashkësi popullatash ndërvepruese.[1] Ata zakonisht specializohen në një degë të veçantë (p.sh., biologjia molekulare, zoologjia dhe biologjia evolucionare) të biologjisë[3] dhe kanë një fokus të veçantë kërkimor (p.sh., studimi i malaries ose kancerit).[4]

Biologët të cilët janë të përfshirë në kërkimet fondamentale kanë për qëllim të avancojnë njohuritë për botën natyrore.[1] Ata kryejnë kërkimin e tyre duke përdorur metodën shkencore, e cila është një metodë empirike për testimin e hipotezave.[1][5] Zbulimet e tyre mund të kenë aplikime për disa qëllime specifike si për shembull në bioteknologji, e cila synon zhvillimin e produkteve të dobishme mjekësore për njerëzit.[1][6]

Në kohët moderne, shumica e biologëve kanë një ose më shumë diploma akademike të tilla si një diplomë bachelor plus një diplomë të avancuar si një diplomë master ose një doktoraturë.[3][7][8] Ashtu si shkencëtarët e tjerë, biologët mund të gjenden duke punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si në akademi, organizata jofitimprurëse, Industria (ekonomi)industri private ose qeveri.[9]

Francesco Redi, themeluesi i biologjisë, njihet si një nga biologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.[10] Robert Hooke, një filozof natyror anglez, shpiku termin qelizë, duke sugjeruar ngjashmërinë e strukturës së bimëve me qelizat e huallit.[11]

Charles Darwin dhe Alfred Wallace formuluan në mënyrë të pavarur teorinë e evolucionit me anë të seleksionimit natyror, e cila u përshkrua në detaje në librin e Darvinit Mbi Origjinën e Specieve, i cili u botua në vitin 1859. Në të, Darvini propozoi që tiparet e të gjitha gjallesave, duke përfshirë njerëzit, u formuan nga proceset natyrore të prejardhjes me modifikim të akumuluar që çoi në divergjencë për periudha të gjata kohore. Teoria e evolucionit në formën e saj aktuale prek pothuajse të gjitha fushat e biologjisë.[12] Më vete, Gregor Mendel formuloi në parimet e trashëgimisë më 1866, të cilat u bënë baza e gjenetikës moderne.

Në vitin 1953, James D. Watson and Francis Crick përshkruan strukturën bazë të ADN-së, materialin gjenetik për të shprehur jetën në të gjitha format e saj,[13] duke u mbështetur në punën e Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin, sugjeruan se struktura e ADN-së ishte një spirale e dyfishtë.

Ian Wilmut drejtoi një grup kërkimor që në vitin 1996 klonoi për herë të parë një gjitar nga një qelizë somatike e rritur, një qengj finlandez Dorset i quajtur Dolly.[14][15][16][17]

Një diplomë universitare në biologji zakonisht kërkon lëndë në biologjinë molekulare dhe qelizore, zhvillimin, ekologjinë, gjenetikën, mikrobiologjinë, anatominë, fiziologjinë, botanikën dhe zoologjinë.[8][18] Kërkesat shtesë mund të përfshijnë fizikën, kiminë (të përgjithshme, organike dhe biokimi), llogaritjet dhe statistikë.

Studentët që aspirojnë për një karrierë të orientuar drejt kërkimit zakonisht ndjekin një diplomë si master ose doktoraturë (p.sh., PhD) ku ata do të marrin trajnim nga një drejtues kërkimor bazuar në një model praktike që ekziston që nga vitet 1800.[7] Studentët në këto programe pasuniversitare shpesh marrin trajnime të specializuara në një nëndisiplinë të veçantë të biologjisë.[3]

  1. ^ a b c d e Urry, Lisa; Cain, Michael; Wasserman, Steven; Minorsky, Peter; Reece, Jane (2017). "Evolution, the themes of biology, and scientific inquiry". Campbell Biology (në anglisht) (bot. 11th). New York: Pearson. fq. 2–26. ISBN 978-0134093413.
  2. ^ Janovy, John Jr. (2004). "Naturalists". On becoming a biologist (në anglisht) (bot. 2nd). University of Nebraska Press. fq. 1–33. ISBN 9780803276208.
  3. ^ a b c Nurse, Paul (2015). "STEM education: To build a scientist". Nature (në anglisht). 523 (7560): 371–373. doi:10.1038/nj7560-371a.
  4. ^ Tachibana, Chris (5 tetor 2017). "The scientific swerve: Changing your research focus". Science (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2021.
  5. ^ Hofmann, Bjorn; Holm, Soren Breien (2015). "Philosophy of science". përmbledhur nga Laake, Petter; Benestad, Haakon Breien; Olsen, Bjorn R. (red.). Research Methodology in the Medical and Biological Sciences: From Planning and Preparation to Grant Application and Publication (në anglisht). New York: Elsevier Science. fq. 1–42. ISBN 9780128001547.
  6. ^ Hillis, David M.; Sadava, David; Hill, Richard W.; Price, Mary V. (2014). "Biotechnology". Principles of Life (në anglisht) (bot. 2nd). Sunderland, Mass.: Sinauer Associates. fq. 253–272. ISBN 978-1464175121.
  7. ^ a b Gould, Julie (2015). "How to build a better PhD". Nature (në anglisht). 528 (7580): 22–25. Bibcode:2015Natur.528...22G. doi:10.1038/528022a. PMID 26632571. S2CID 4464045.
  8. ^ a b Heppner, Frank; Hammen, Carl; Kass-Simon, G.; Krueger, William (1990). "A "de facto" Standardized Curriculum for US College Biology and Zoology". BioScience (në anglisht). 40 (2): 130–134. doi:10.2307/1311346. JSTOR 1311346.
  9. ^ Woolston, Chris (2018). "Satisfaction in science". Nature (në anglisht). 562 (7728): 611–614. Bibcode:2018Natur.562..611W. doi:10.1038/d41586-018-07111-8. PMID 30356203.
  10. ^ Mehmet and Turgut (2014). Hydatidosis of the Central Nervous System: Diagnosis and Treatment (në anglisht). Springer-Verlag Berlin Heidelberg. fq. 334. ISBN 978-3-642-54359-3.
  11. ^ Hooke, Robert (1665). Micrographia: Or Some Physiological Descriptions of Minute Bodies Made by Magnifying Glasses, with Observations and Inquiries Thereupon (në anglisht). Courier Dover Publications. fq. 113. ISBN 978-0486495644. Marrë më 22 korrik 2014.
  12. ^ Dobzhansky, Theodosius (1964). "Biology, Molecular and Organismic" (PDF). American Zoologist (në anglisht). 4 (4): 443–452. doi:10.1093/icb/4.4.443. PMID 14223586. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 5 shkurt 2016.
  13. ^ James D. Watson and Francis H. Crick. "Letters to Nature: Molecular structure of Nucleic Acid." Nature 171, 737–738 (1953).
  14. ^ Campbell, K. H. S.; McWhir, J.; Ritchie, W. A.; Wilmut, I. (1996). "Sheep cloned by nuclear transfer from a cultured cell line". Nature (në anglisht). 380 (6569): 64–66. Bibcode:1996Natur.380...64C. doi:10.1038/380064a0. PMID 8598906. S2CID 3529638.
  15. ^ Schnieke, A. E.; Kind, A. J.; Ritchie, W. A.; Mycock, K.; Scott, A. R.; Ritchie, M.; Wilmut, I.; Colman, A.; Campbell, K. H. (1997). "Human Factor IX Transgenic Sheep Produced by Transfer of Nuclei from Transfected Fetal Fibroblasts". Science (në anglisht). 278 (5346): 2130–2133. Bibcode:1997Sci...278.2130S. doi:10.1126/science.278.5346.2130. PMID 9405350. S2CID 36257561.
  16. ^ "The Third Culture: Ian Wilmut". Edge.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2009. Marrë më 16 prill 2009.
  17. ^ Giles, J.; Knight, J. (2003). "Dolly's death leaves researchers woolly on clone ageing issue". Nature (në anglisht). 421 (6925): 776. Bibcode:2003Natur.421..776G. doi:10.1038/421776a. PMID 12594470.
  18. ^ Cheesman, Kerry; French, Donald; Cheesman, Ian; Swails, Nancy; Thomas, Jerry (2007). "Is There Any Common Curriculum for Undergraduate Biology Majors in the 21st Century?". BioScience (në anglisht). 57 (6): 516–522. doi:10.1641/B570609.