Jump to content

Bozofca

Coordinates: 42°03′N 20°50′E / 42.050°N 20.833°E / 42.050; 20.833
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bozofca
Fshat
Karnevalet ilire
Popullsia
 • Gjithsej921
Emri i banorëveShqiptare

Bozofca eshte fshat që ndodhet në zemër të Malit Sharr si dhe gjendet rreth 18.5 km në perendim të Pollogut. Banorët e këtij fshati jane shqiptarë. Fshati i takon Komunes se Tetovës, dhe kufizohet ne veri me Kosoven dhe ne lindje me fshatin Veshall.

Fshati Bozofc esht në zemër të Malit Sharr si dhe gjendet rreth 18.5 km në perendim të Pollogut. Ky fshat ka rreth 150 shtëpi ku 100% janë të kombësisë shqiptare, kurse rreth 30% e shqiptarëve të këtij fshati jetojnë në vendet perendimore, si në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, etj. Popullsia e këtij fshati merret zakonisht me bujqësi, tregti, kurse kohëve të fundit, të rinjtë e këtij fshati merren edhe me artizanate të ndryshme dhe me puntori profesionale dhe një pjesë e të rinjve punojnë por fshati Bozofcë eshtë i pa zhvilluar, me infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me probleme të shumta. Fshati i takon Komunes se Shipkovices. Po në fshatin Bozofc si legjendë e pavdekshme e Sharrit, pati fatin të njohë e ti ketë miq të shtëpisë, intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë e atdhetarë të shumtë, njerëz të përmalluar ndaj kombit e atdheut, të vetëdijshëm duke qenë në shërbim të shqiptarizmit.

Sipas regjistrimeve te Perandorisë Osmane ne vitin 1900, Bozovca ishte një fshat me 330 banore musliman shqiptare i qytetit te Tetoves.[1]

Sipas statistikave të vitit 1929 Bozovca është një fshat në komunën e Shipkovicës dhe kishte 73 shtëpi me 472 banorë shqiptar.[2]

Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati ka 924 banorë.[3]

Në fshat organizohet takimi i përvitshëm tradicional Karnevalet ilire.

Fshati ka një ambulancë, një xhami, ka shkollën fillore deri në klasën e tetë, por vlenë edhe të theksohet se ka një numer te madh shitoresh, dy në hyrje të fshatit ku ndahet rruga për në mesin e fshatit kurse një në mes të fshatit, të gjitha këto shitore janë të pronarëve shqiptarë, ku fshatarë e këtij fshati furnizohen me gjërat e nevojshme.

Në historinë antike ky fshat si edhe fshatrat e shënuar më lartë kanë qenë të banuar me Ilirë, këtë më së miri e ka vërtetuar Instituti për Hulumtime Arkeologjike në Tetovë.

Emri Bozofca është një fjalë që rrjedh prej gjuhës ilire, dhe paraqet antroponim ilir. Bozofca është vendbanim shumë i vjetër në Pollog. Në një aktgjykim të vjetër thuhet se një tokë e dhuruar bujqësore që ka kufijë "prej Bozofce në rrugën që çon për në Kodra e Diellyt" dhe rrugën që çon "prej fshatit Veshall në fshatrat me radhë". Në vitin 2004 u rindërtua rruga që çon prej fshatit Bozofc në Tetovë".

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

42°03′N 20°50′E / 42.050°N 20.833°E / 42.050; 20.833

  1. ^ http://www.promacedonia.org/vk/vk_2_27.htm
  2. ^ Afanasy Selishchev. "Pologu dhe popullata e saj bullgare. Skica historike, etnografike dhe dialektologjike të Maqedonisë veriperëndimore ". - Sofje, 1929, f.24.
  3. ^ Regjistrimi maqedonas (2002), Libri 5 - Popullata gjithsej sipas përkatësisë etnike, gjuhës amtare dhe fesë, Enti Shtetëror i Statistikës, Shkup, 2002, f. 193.