Capitalism: The Unknown Ideal
Autor | Ayn Rand |
---|---|
Gjuha | Anglisht |
Tema | Filozofi politike |
Botoi | New American Library |
Lloji i medias | Shtyp |
Faqe | 209 (ed. i parë), 349 (ed, i dytë) |
ISBN | ISBN 978-0-451-14795-0 |
Capitalism: The Unknown Ideal është një libër me ese nga autorja dhe filozofja ruso-amerikane Ayn Rand dhe nga autorë të tjerë. Temat e eseve rrotullohen rreth natyrës morale të kapitalizmit laissez-faire dhe pronës private. Libri u botua për herë të parë në vitin 1966 në SHBA.
Historia e botimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe e eseve ishin shfaqur mëpara tek The Objectivist Newsletter apo tek The Objectivist.[1] Edicioni i parë u botua nga New American Library në vitin 1966.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ayn Rand synonte që Capitalism: The Unknown Ideal të fokusohej në natyrën morale të kapitalizmit, dhe jo të fokusohej në aspektet ekonomike të tij. Rand theksonte se mungesa e një qasje morale e sistemit të shkëmbimit të lirë mes njerëzve ishte edhe shkaku i dështimit të mbrojtësve të kapitalizmit.[1][2]
Pas një hyrje nga Ayn Rand, libri është i ndarë në dy pjesë kryesore. E para ""Theory and History" përmban ese që fokusohen mbi bazat teorike për kapitalizmin dhe argumentet historike që lidhen me të. Pjesa e dytë, ""Current State", fokusohet mbi politikat bashkëkohore të viteve 1960-të. Në libër përfshihet edhe një listë me lexime të këshilluara mbi kapitalizmin.[3]
Ndikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Capitalism, The Ayn Rand Lexicon.