A.C. Chievo Verona |
Pseudonimi(et) | Gialloblu (Verdheblutë) Mussi Volanti (Gomerët fluturues) |
---|
Themeluar | 6 shtator 1929; 95 vite më parë (1929-09-06) 10 maj 2024; 6 months më parë (2024-05-10) (u rigjet) |
---|
Stadiumi | Stadio Marc'Antonio Bentegodi |
---|
Kapaciteti | 38,402 vende |
---|
Pronari | Luca Campedelli |
---|
Trajneri | Lorenzo D'Anna [1] |
---|
Liga | Serie D |
---|
2023/24 | 9 (si FC Clivense) |
---|
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] |
---|
|
|
|
Associazione Calcio Chievo Verona (njour zakonisht si ChievoVerona ose thjesht Chievo [ˈkjɛvo]) është një klub profesionist futbollistik ltalian me seli në Kievo, një periferi e 4,500 banorëve në Verona, Veneto, dhe është në pronësi nga Paluani, që është një kompani dhe një frymëzim për emrin e tyre origjinal, Paluani Chievo. Pseudonimet e klubit janë Gialloblu (Verdheblutë), Mussi Volanti (Gomerët fluturues) ose Ceo dhe ndan stadiumin e saj Marcantonio Bentegodi prej 38,402 vendesh sëbashku me klubin rival të qytetit Hellas Verona.
Klubi u themelua në vitin 1929 nga një grup i vogël i tifozëve në qytetin e vogël të Veronës. Fillimisht, klubi nuk ishte zyrtarisht i lidhur në Federatën Italiane të Futbollit por luajti në disa turnamente amatore dhe ndeshje miqësore nën emrin "O.N.D. Chievo", një emër i imponuar nga regjimi fashist. Debutimi formal i klubit në një ligë zyrtare erdhi më 8 nëntor 1931. Ngjyrat e klubit në atë kohë ishin bluja dhe e bardha. Chievo u shpërbë në vitin 1936 për shkak të problemeve ekonomike por u rikthye të luaj në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore, duke u regjistruar në ligën rajonale të "Seconda Divisione" (Divizioni i Dytë). Në vitin 1957 skuadra lëvizi në fushën e "Carlantonio Bottagisio", ku ata luajtën deri në vitin 1986. Në vitin 1959, pas rindërtimit të ligave të futbollit, Chievo u pranua të luante në "Seconda Categoria" (Kategorinë e Dytë), një ligë rajonale e cila ishte e dyta për nga rëndësia pas elitës së futbollit italian e cila ishte Serie A. Në atë vit, Chievo ndryshoi edhe emrin duke e bërë "Cardi Chievo", pas sponsorit të ri, dhe shpejt u ngjit në "Prima Categoria", ku aty përjetoi rënjen e parë në vitin 1962.
Në vitin 1964, Luigi Campedelli, një bisnezmen dhe pronari i kompanisë Paluani, u emërua pronari i ri i Chievos, nën drejtimin e presidencës së Campedellit. Chievo kaloi nëpër të gjithë ligat e futbollit italian, duke arritur dhe Serie D në sezonin 1974–75. Nën emrin "Paluani Chievo" skuadra u ngjit në Serie C2 në vitin 1986. Si pasojë e ngjitjes, Chievo u detyrua të lëvizte te Stadio Marcantonio Bentegodi, vendi kryesor i Veronës; në vitin 1989 u bë një tjetër ngjitje, këtë herë në Serie C1. Kjo gjë bëri që klubi të ndryshonte sërisht emrin duke e bërë "A.C. Chievo Verona", një emër që e ka ende në ditët e sotme.
Në vitin 1992, presidenti Luigi Campedelli, i cili ishte rikthyer nën drejtimin e klubit dy vite më parë, vdiq pas një goditje zemre, dhe biri i tij Luca Campedelli, vdiq që në moshën 23 vjeçare, i cili ishte bërë presidenti më i ri i futbollit italian. Campedelli vendosi Giovanni Sartorin si drejtor sportiv dhe emëroi Alberto Malesani si trajnerin e ri. Nën drejtimin e Malesanit, skuadra në mënyrë të befasishme fitoi Serie C1 duke u ngjitur në Serie B, ku rivalët e qytetit Hellas Verona luanin atje. Në vitin 1997, pasi Malesani firmosi me Fiorentinën, Silvio Baldini u punësua si trajneri i ri. Në sezonin e ardhshëm, me Domenico Caso si trajner, u pa largimi i parë i një trajneri gjatë presidencës së Luca Campedellit, me Cason i cili u shkarkua dhe u zëvëndësua me Lorenzo Balestron.
Në sezonin 2001–02, Luigi Delneri erdhi si trajneri i ri dhe udhëhoqi Chievon që arriti vendin e tretë në Serie B, duke u ngjitur në Serie A për herë të parë në historinë e klubit.
- Redaktuar më 26 gusht 2016
Nr.
|
Kombësia
|
Poz.
|
Lojtari
|
|
Ngjyrat origjinale të klubit kanë qënë bluja dhe e bardha kurse ngjyrat aktuale janë bluja dhe e verdha. Pseudonimi historik i klubit është Gialloblu (që vjen nga ngjyrat e klubit verdh e blu) edhe pse në futbollin italian skuadra e Veronës është njohur në të shkuarën nga shumica e tifozëve si "Gialloblu" dhe është skuadra më e vjetër e Veronës. Klubi ndonjëherë referohet në ditët e sotme si Mussi Volanti (Gomerët fluturues). Mbështetësit lokal të klubit e quajnë atë edhe Ceo, gjë që në gjuhën veroneze do të thotë Chievo. Pseudonimi "Gomerët flutures" në fakt ka ardhur nga një koreografi nga tifozët e klubit rival të Hellas Veronës, ku kishin thënë se "kur gomerët të fluturojnë, ne do të kemi një derbi në Serie A". Ky pseudonim përfundimisht u vendos në sezonin 2001–02. Megjithatë, me suksesin e Chievos dhe rënjes njëkohësisht të Hellasit në Serie B dhe Serie C1, tifozët e Chievos e kanë pranuar këtë pseudonim si simbol nderi.
- ^ https://www.transfermarkt.it/lorenzo-danna/profil/trainer/26423
- ^ Official: Chievo sign Edimar Football-Italia.net