Shko te përmbajtja

Valter Birsa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valter Birsa
Informacioni personal
Emri i plotë Valter Birsa
Data e lindjes 7 gusht 1986 (39 vjeç)
Vendi i lindjes Šempeter pri Gorici, Jugosllavi
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Cagliari
Numri 14
Karriera me të rinjtë
1991–2003 Bilje
2003–2004 Primorje
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2003 Primorje 1 (0)
2004 Bilje 7 (6)
2004–2006 Gorica 61 (26)
2006–2009 Sochaux 66 (8)
2009Auxerre (huazim) 15 (1)
2009–2011 Auxerre 68 (8)
2011–2013 Genoa 9 (0)
2012–2013Torino (huazim) 17 (2)
2013–2015 Milan 15 (2)
2014–2015Chievo (huazim) 35 (0)
2015–2019 Chievo 122 (18)
2019– Cagliari 15 (0)
Karriera ndërkombëtare
2001 Slovenia U15 7 (1)
2004 Sllovenia U19 1 (0)
2004–2005 Sllovenia U20 2 (0)
2004–2006 Sllovenia U21 12 (5)
2006 Sllovenia B 1 (0)
2006–2018 Sllovenia 90 (7)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 28 shtator 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 10 shtator 2013

Valter Birsa (lindur më 7 gusht 1986) është një futbollist profesionist slloven i cili luan si mesfushor për klubin italian Cagliari.

Në periudhën 2006–2018, Birsa ishte pjesë e kombëtares sllovene, me të cilën zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 7 gola, si dhe luajti në FIFA Kupën e Botës 2010.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Šempeter pri Gorici, Birsa e shpenzoi fëmirinë e tij në Nova Gorica, Slloveni. Karriera e Birsës filloi në moshën pesë vjeçare, ku ai filloi të luante me ND Bilje, një klub nga fshati pranë Nova Goricës. Ndërsa ai ishte një lojtar i talentuar, shpejt u transferua te Primorje dhe më pas tek Gorcia në moshën 17 vjeçare. Në sezonin e dytë të tij te Gorica, ai ishte tashmë sulmuesi i dytë më i mirë dhe një nga më të mirët në ligën sllovene, duke shënuar 29 gola për shkuadrën e shtëpisë së tij, një rekord i shquar për një mesfushor golashënues.

Më 10 korrik 2006, ai u transferua te klubi francez Sochaux që luante në elitën e futbollit francez, Ligue 1, duke firmosur një kontratë katër vjeçare. Ai bëri debutimin e tij më 5 gusht në një fitore kundër Saint-Étienne, dhe një javë më vonë shënoi golin e tij të parë në barazimin 1–1 kundër AJ Auxerre. Ai e përfundoi sezonin e parë me 31 ndeshje dhe tre gola të shënuar, kurse Sochaux e përfundoi ligën në vendin e shtatë. Më 28 korrik, ai shënoi golin e avantazhit kundër Lyon në finalen e Superkupës Franceze, më vonë skuadra e tij e humbi ndeshjen me rezultatin 2–1.

Gjithsej, Birsa luajti 80 ndeshje me Sochaux duke shënuar 9 gola. Ai arriti të fitojë Kupën e Francës në sezonin 2006–06, pasi skuadra e tij mundi në finale me penallti Olympique de Marseille, Birsa shënoi penalltinë e dytë. Ai u deklarua si lojtari slloven më i mirë i viteve 2006–2008 nga faqja e internetit e futbollit slloven.[1]

Ditën e fundit të merkatos dimërore, ai u transferua në Francë te AJ Auxerre më 2 shkurt 2009 dhe katër ditë më vonë ai bëri debutimin e tij duke hyrë në minutën e 90 në fitoren 2–0 kundër AS Nancy.[2]

Më 29 maj 2009, Auxerre bleu përfundimisht kartonin e tij dhe firmosi një kontratë dy vjeçare me lojtarin slloven. Në sezonin 2009–10 në Ligue 1, ai luajti 35 ndeshje duke shënuar tre gola, me klubin e tij që arriti vendin e tretë dhe vendin për fazën play–off të Ligës së Kampioneve.

Më 23 dhjetor 2009, ai u bë protagonistë të një veprimi FairPlay sëbashku me Bakari Koné, ky i fundit u akuzua nga gjyqtari se e kishte goditur me bërryl sllovenin dhe u përjashtua nga loja. Birsa i tregoi gjyqtarit se veprimi i Konés ishte i pavullnetshëm, duke bërë që gjyqtari të tërhiqte kartonin e kuq.

Ai debutoi në kompedicionet europiane më 17 gusht 2010 kundër Zenit Saint Petersburg, dhe më 25 gusht ai ishte protagonist i ndeshjes së kthimit në fitoren 2–0. Më 11 tetor, në fazën e grupeve, ai shënoi golin e parë në humbjen 1–2 kundër AFC Ajax.[3] Më 2 shkurt 2011, duke qënë jashtë kontratës, ai nënshkroi një marrëveshje paraprake me Genoën, e cila e mori si lojtarë të lirë më 30 qershor 2011.

Birsa gjithsej luajti 97 ndeshje dhe shënoi 10 gola me Auxerre.

Më 30 qershor 2011, Genoa njoftoi transferimin e Birsës në një marrëveshje katër-vjeçare.[4] Nën drejtimin e Alberto Malesani, ai bëri debutimin e tij më 11 shtator 2011 në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Atalantas. Ai luajti gjithsej nëntë ndeshje në Serie A, tre ndeshje në Kupën e Italisë dhe shënoi dy gola kundër Barit dhe Interit.

Skeda:Valter Birsa.jpeg
Birsa duke festuar golin e parë me KuqeZinjtë.

Më 31 gusht 2012, në ditën e fundit të merkatos verore, Birsa kaloi te Torino në formë huazimi me drejtë blerje. Më 28 tetor, ai bëri debutimin e tij në humbjen 1–3 kundër Parmës, dhe më 25 nëntor shënoi golin e parë në Serie A kundër Fiorentinës. Më 17 Shkurt 2013, ai shënoi një gol në minutën e 87të në fitoren 2–1 kundër Atalantës.

Birsa gjithsej me Torinon luajti 17 ndeshje dhe shënoi dy gola, por pas përfundimit të sezonit u rikthye te Genoa.

Më 31 gusht 2013, ai u transferua te Milan si lojtar i lirë pas marrëveshjes së transferimit të Luca Antoninit te Genoa. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2016 dhe mori fanellën me numrin 14. Ai bëri debutimin e tij në Stadio Olimpico kundër ish–skuadrës së tij Torinos në barazimin 2–2. Më 28 shtator, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 1–0 në San Siro kundër Sampdorias.

Karrieara ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka luajtur me Slloveninë që nga viti 2005, që kur ka qënë në moshën 18 vjeçare. Ai shënoi Golin e parë me kombëtaren më 9 shtator 2009 në një fitore 3–0 kundër Polonisë për kualifikueset e Botërorit 2010. Në Botërorë, ai shënoi Golin e rezultatin 2–0 momental kundër Shba–së, më pas ndeshje përfundoi me rezultatin 2–2.

Birsa ka lindur në Šempeter pri GoriciSllovenisë. Ai është shoku i fëmirisë së tre futbollistëve profesionistë, Etien Velikonja, Tim Matavž dhe Goran Cvijanović, që gjithashtu kanë jetuar në të njëjtin qytet.[5][6]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 1 mars 2020[7][8]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Primorje 2003–04 1. SNL 100010
Gorica 2004–05 1. SNL 2674020327
2005–06 351940214120
Gjithsej 612680417327
Sochaux 2006–07 Ligue 1 31300313
2007–08 2230020243
2008–09 28330313
Gjithsej 8193020869
Auxerre 2009–10 Ligue 1 35340393
2010–11 3352071426
Gjithsej 6886071819
Genoa 2011–12 Serie A 9032122
Torino 2012–13 Serie A 17210182
Milan 2013–14 Serie A 1522040212
Chievo 2014–15 Serie A 35010360
2015–16 35610366
2016–17 35720377
2017–18 35311364
2018–19 17210182
Gjithsej 157186116319
Cagliari 2018–19 Serie A 12010130
2019–20 302050
Gjithsej 15030180
Gjithsej karriera 4246532317247370

Burimi: [9]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Sllovenia 200670
2007100
200870
200982
2010111
201190
201250
201382
201450
201581
201660
201741
201820
Gjithsej907

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren sllovene.
#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
19 shtator 2009Ljudski vrt, Maribor, SlloveniFlamuri Polonia3–03–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
210 tetor 2009Tehelné pole, Bratislava, SllovakiFlamuri Sllovakia1–02–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
318 qershor 2010Ellis Park Stadium, Johannesburg, Afrikë e JugutFlamuri Shtetet e Bashkuara1–02–2Kupa e Botës 2010
47 qershor 2013Laugardalsvöllur, Reykjavík, IslandëFlamuri Islanda2–24–2Kualifikueset e Kupës së Botës 2010

FC Sochaux-Montbéliard

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. nogomania.com
  2. "Valter Birsa prêté à Auxerre" (në frëngjisht). FC Sochaux-Montbéliard. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2009. Marrë më 31 janar 2009.
  3. "Prolongation pour Stéphane Grichting et Benoît Pedretti, Valter Birsa auxerrois". aja.tm.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2008. Marrë më 9 tetor 2013.
  4. "Birsa štiri leta v Genovi". nogomania.com (në sllovenisht). Marrë më 3 shkurt 2011.
  5. "Bratranca z golgeterskimi geni". dnevnik.si (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 2 shkurt 2011.
  6. "Do imena iz mamine knjige" (në sllovenisht). NK Maribor. Marrë më 12 korrik 2012.
  7. "Valter Birsa" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 korrik 2020.
  8. "Valter Birsa" (në anglisht). World Football. Marrë më 25 korrik 2020.
  9. "Valter Birsa" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 25 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]