Familja Zogu
Familja Zogu, e njohur në kohën e Perandorisë Osmane si Oxhaku i Zogollëve, është një familje çifligare bejlerësh që mundësoi Mbretërinë Shqiptare me të vetmin mbret që e mbretëroi, Zogu I.
Llagëpi dhe gojëdhëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Mustafa Krujën, llagëpi Zogolli ka një karakteristikë kuptimtare, i përbërë prej fjalës zog, thjesht shqip dhe -olli (turq. -oğlu, bijtë e) që përdorej prej administratës osmane për sundimtarët. Në viset shqiptare ka vetëm një familje tjetër që bashkëndan të njëjtin tipar duke pasur në rrënjë një fjalë shqipe dhe mbrapashtesën turke: Gjinollët e Prishtinës.[1] Salih Vuçitërni, tek parashtron një gojëdhënë kosovare tek e përkohshmja françeskane "Hylli i Dritës", kumton se i pari i kësaj familjeje, Zogu vinte prej fshatit Zogaj në Malësi të Kosovës, që shkoi në Selitë dhe më pas mënjanoi dy konaqet e Matit, Çelajt dhe Allamanët, dhe u bë oxhaku i krahinës.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Ruznamedije të Sarajeve, në muajin maj të vitit 1041 PH / 1631 PK gjendet vërejtja:
Sulltani ka urdhëruar me ferman që i quajturi Zog (Hajini - tradhëtari?) që vitin e kaluar (1040/1630) u fut paturpësisht në pazarin e Shën Jakut, që në krye të të pafeve nga Matja dhe krahinat përreth guxoi dhe sulmoi kështjellën sulltanore të Durrësit, t'i jepet gjallë a vdekur shpatës së drejtësisë. Për këtë punë ai ka ngarkuar sanxhakbejt e Shkodrës dhe të Ohrit, bashkë me njerëzit e tyre.
Kjo vërteton se Zogollajt kanë qenë prijës të Matit. Ai Zog që përmendet në fermanin e Sulltanit e ndërmori sulmin e tij në fushë sepse kishte rënë në konflikt me qeveritarin e Krujës; po kështu kishte plaçkitur Shijakun dhe zënë ngusht Durrësin. Sanxhakbejtë e lartpërmendur pas ndjekjeve e kapin dhe e çojnë në Ohër, ku i pritet koka më 17 xhemaziyl evel 1042 / 1632.
I biri ose nipi i Zogut të përmendur kthehet në fenë islame dhe më vonë qeveria qendrore e njeh atë si prijës të të pesë fiseve të Matit. Formalisht këto fise vareshin nga sanxhakbeu i Ohrit, kurse administrimi i krahinës së Matit ushtrohej padyshim nga soji i Zogollëve dhe mbeti në dorën e tyre deri në vitin 1900.[3]
Dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastinë Zogalliane sundimin e Matit, qé i pari i saj Zogu i Madh dhe më pas Zogu i Vogël. Të gjithë pashallarët dhe bejlerët e kësaj dinastie munden me e mbajt Matin jashtë sundimit Turk.
Me 1621 kur në fushë të betejës u vra Abdullah Beg Zogu i dha të kuptojë Sulltanit njëherë e përgjithmonë se në Mat zien vetëm baruti. I biri i Abdullait, Ahmeti dhe më pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetëm që mbajtën Matin të lirë, por ndihmuan krahina të tjera me i shkëput copa-copa prej duarve t'osmanëve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashë Zogu, i cili në një betejë u plagos rëndë dhe u zu rob e u internua n'Anadoll. Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashë Zogu. Ky u bë qeveritari i Matit me zonjën e tij Sadije Hanëmi, që e quanin n'atë kohë "Luanesha e Matit".
- "Dhe në fakt ka qenë një familje shumë e dëgjuar dhe shumë e respektuar ajo e Zogut. Në shumë vilajete të Turqisë dhe në qarqet e Stambollit, bashkë me Pallatin e Sulltaneve, prej shumë shekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kësaj Familje, të cilët kishin ditur të fitojnë simpathinë dhe respektin me cilësitë e tyre të rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bërë një traditë familjare brez pas brezi."[4]
Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre.
Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren.
Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqipëri, dhe ne prag te levizjes se Xhonturqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.
Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqipërine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zagu e mori nana e Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.
Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqipërine "Europeisk Orient" se:
" Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqipërine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te vendoste fatin e Shqipërise se panvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut".
Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtare, i matur, serioz i shkathet e mjështër i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne kuvendin e burrave. Ata qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin zgjidhje.
Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, Ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqipërise dhe fitorja e Xhonturqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te papushuara shqiptare.[5]
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për kontributin në shpëtimin e hebrenjve, familja e Mbretit Zog radhitet ndër familjet shqiptare të nderuara me titullin e lartë "Fisnikë mes kombesh" nga Yad Vashem sipas Norman H. Gershman.[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kruja, Mustafa (2014). Si dolën në skenë Ahmet Zogu dhe Esad Toptani. Tiranë: Shqiptarja.com.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vuçiterni, Salih (1934). Nji gojdhanë mí shpin e Zogollit, Gjomarkaj, Derallës dhe Gjinollit. Shkodër: Hylli i Dritës v. X, nr. 9-10. fq. 442–444. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2018.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 214–215. ISBN 978-99943-56-83-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T. Dilo "Mbreti i jonë në rininë e Tij", botuar në Tiranë në vitin 1935
- ^ Dinastia Zogu, nga Adil Bicaku
- ^ Sinani Sh., Hebrenjtë në Shqipëri: Prania dhe shpëtimi, Tiranë: Naimi, 2009, fq. 340. ISBN 978-99956-800-2-2