Jump to content

Gjon Serreçi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga GJON SERREÇI (1920 - 1947))
Gjon Serreçi

Gjon Serreçi (Ferizaj, 11 shkurt 1920 - Taukbashçe të Prishtinës, 31 gusht 1947) ka qenë profesor, veprimtar i çështje kombëtare dhe kryetar i organizates Nacional Demoktare Shqiptare. Për këtë veprimtari ai bëri burg politik në kampin e Prishtinës e të Mauthausenit dhe më pas u pushkatua.

U lind në Ferizaj, i biri i Gjergj Serreçit dhe Anisa Kurtit, nga Prizreni.[1] Mësimet e para i mori në vendlindje dhe më pas i ati e regjistroi në Seminarin Ipeshkvnor të Prizrenit, ku kreu studimet. Në vitin shkollor 1940-1941 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku studioi deri në vitin 1943. Ndërkohë vazhdon studimet në Firencë të Italisë. Vetëm pak kohë pasi kthehet në Kosovë në vitin 1944, duke qenë në postin e kryetarit të komunës në Babush të Ferizajt, arrestohet nga Gestapoja dhe në qershor të po atij viti internohet në Vjenë në mesin e shumë antifashistëve. Pas kapitullimit të Gjermanisë Naziste, Gjoni kthehet në Kosovë dhe vjeshtën e 1945 pranohet profesor në gjimnazin “Sami Frashëri”Prishtinës. Ka  qenë në kontakt me lëvizjet përparimtare të kohës dhe nën ndikim të literaturës atdhetare të Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Naim Frashërit e të tjerëve.

Duke qenë i ndikuar nga qarqet e lëvizjeve demokratike evropiane të kohës, Gjon Serreçi, së bashku me profesor Ymer Berishën, Luan Gashin e të tjerë pretendon krijimin e një lëvizjeje të re nacional-demokratike, e cila nuk ishte komuniste, por as balliste. Gjon Serreçi, Ymer Berisha e disa intelektualë të tjerë si: Kemajl Skënderi, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, Hilmi Zariqi, Arif Shala, Osman Bunjaku, Azem Jashanica, Ajet Gërguri e të tjerë, përfaqësonin rrugën autentike të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, duke u mbështetur në vlerat e demokracisë perëndimore.

Duke folur për këtë zhvillim pozitiv, afirmativ të lëvizjes çlirimtare, njëri ndër ideologët e kësaj lëvizjeje, Hysen Tërpeza  në Kuvendin e Tunushës, në dimër të vitit 1945, kishte propozuar që organizatat luftarake nacionaliste të asaj kohe  të quheshin Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar. Të pranishmit në atë  tubim kanë pranuar propozimin e Hysen Tërpezës.

Gjon Serreçi, një intelektual i ri me orientime  demokratike kombëtare, kishte dijeni për rirreshtimin e forcave atdhetare.

 Pas thyerjes së rezistencës të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, në Drenicë në mars të vitit 1945 dhe ikjes për në Greqi të grupit të Adem Gllavicës dhe të Qazim Llugaxhiut, në vjeshtë të po atij viti, forcat atdhetare nacionaliste të kohës pretendonin që sërish të rirreshtoheshin.

Gjon Serreçi asokohe punonte profesor në gjimnazin real, “Sami Frashëri” të Prishtinës. Ai, përmes disa miqve të besuar kishte vendosur kontakte me Azem Jashanicën, Ajet Gërgurin, ndërsa mbante kontakte korrespondence edhe me Imer Berishën, Marie Shllakun, Ndue Perlleshin. Mbante lidhje edhe me kreun nacionalist të Shkupit, si me Kemajl Skënderin, Mahmut Dumanin.

Duke folur për këtë zhvillim pozitiv, afirmativ të lëvizjes çlirimtare, njëri ndër ideologët e kësaj lëvizjeje, Hysen Tërpeza  në Kuvendin e Tunushës, në dimër të vitit 1945, kishte propozuar që organizatat luftarake nacionaliste të asaj kohe  të quheshin Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar. Të pranishmit në atë  tubim kanë pranuar propozimin e Hysen Tërpezës.

Në prill të vitit 1946, Gjon Serreçi ishte në mesin e veprimtarëve militantë, që mendonin se duhej likuiduar fizikisht disa elementë tejet të dëmshëm pro-jugosllavë. Asokohe merr pjesë në përgatitjen e një atentati të pasuksesshëm kundër Alush Zariqit, kryetar i Rrethit të Prishtinës, komunist i përbetuar jugosllav. Pasi qe dekonspiruar plani i përgatitjes së atentatit Gjon Serreçi me ndihmën e një nxënësi të tij, bashkohet me Ajet Gërgurin, i cili jetonte ilegalisht  në fshatin Terstenik të Drenicës.

Po kështu Gjon Serreçi, i cili përcillte me shumë interesim rirreshtimin e forcave nacionaliste, vë kontakt edhe me prijësit e çetave në malet e Llapit e të Gollakut, të cilat vepronin të izoluara, në tërheqje e sipër, në mungesë të komunikimit dhe konsolidimit të radhëve.

Më 27 prill të vitit 1946, Gjon Serreçi i bashkohet çetës së Shemsi Hazir Gashit të fshatit Mramor. Kjo çetë nacionalistësh të njohur vepronte në rajonin e maleve të Llapit e të Gollakut. Duke qenë se Shemsiu kishte konsideratë të posaçme për përkushtimin dhe përcaktimin atdhetar të profesor Gjon Serreçit, me qëllim për  t`u përkujdesur për të në mënyrë të veçantë, ai cakton disa truproje besnike si: Musli Gashin, Sadik Tushin, Brahim Gajtanin dhe Abaz Matiçanin. Këta kishin për detyrë që të përkujdeseshin për Gjon Serreçin, për tërë komunikimin dhe korrespondencën  e tij.

Gjoni ishte tepër i mirëpritur edhe nga kreu nacionalist i kohës. Në radhë të parë sepse ishte nacionalist, personalitet i arsimuar që fliste disa gjuhë botërore, dhe ishte kuadër i cili nuk qe komprometuar në organizimet politike, ideologjike të asaj kohe.

Gjatë kohës sa kishte qëndruar nën përkujdesjen e Shemsi Hazir Gashit nga Mramori, Gjon Serreçi punon intensivisht në drejtim të vendosjes së komunikimit me grupet nacionaliste të kohës. Ai, ashtu sikurse edhe disa krerë të tjerë nacionalistë mendonte të kryesuesit e grupeve të armatosura do të duhej të tuboheshin në një vend të caktuar për të mbajtur një tubim, apo kongres, ku do të shqyrtohej situata politike dhe e sigurisë dhe ku do të merreshin qëndrime definitive për fatin e mijëra nacionalistëve, të cilët kundërshtonin riokupimin e Kosovës nga Jugosllavia komuniste titiste dhe ishin të gatshëm për kundërvënie të armatosur.

Në Kongresin e Lipovicës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kongresin e Lipovicës, Gjon Serreçi kishte fjalën kryesore. Ai para delegatëve të pranishëm kishte shkoqitur një raport të hollësishëm lidhur me gjendjen aktuale, dhe duke parë disponimin divergjent të kreut nacionalist, lidhur me riorganizimin luftarak apo ikjen për në Greqi, kishte kërkuar mendimin e shumicës, duke mbështetur me këtë rast parimin demokratik të vendosjes mbi vullnetin e shprehur të shumicës. Me vendim unanim gjatë punimeve, Kongresi, në të cilin bënte pjesë shumica dërrmuese e kreut nacionalist të Kosovës, kishte vendosur që  profesor Ymer Berisha të caktohej Komandant i Përgjithshëm i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës, ndërsa Gjon Serreçi emërohet kryetar i Komitetit Nacional Demokratik të Kosovës.

Gjon Serreçi kishte arritur në përfundim se kreu i arsimuar i NDSH-së nuk pajtohej me kreun  militant luftarak, të cilin në Kongresin e Lipovicës e kishin shprehur haptas dhe prerë: Osman Bunjkau, Jetullah Zabeli, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. Gjoni e kishte kuptuar shqetësimin e krahut militant, por kishte mbështetur mendimin e shumicës dhe kishte vepruar në atë drejtim. Gjithnjë nën përkujdesje meritore dhe të fortë të Shemsi Hazir Mramorit dhe të truprojave të tij, ai së bashku me disa grupe të armatosura fillon depërtimin në drejtim të kufirit, me qëllim për t’ u vendosur në Greqi, ku një vit më parë kishin shkuar: Adem Gllavica, Hysen Tërpeza, Qazim Llugaxhiu etj.

Më 8 gusht të vitit 1946, pararoja e formacionit nacionalist, bie në pritë të forcave ushtarake jugosllave në malet e fshatit Billushë mbi Hoqë të Qytetit të Prizrenit. Edhe kësaj radhe Gjon Serreçit dhe Ajet Gërgurit iu bie barra e rëndë për të vendosur lidhur me depërtimin me çdo kusht, apo tërheqjen taktike të formacionit. Duke përcjellë zhvillimet e luftimeve disaorëshe, nën breshërinë  e granatave armike, Gjon Serreçi, pas konsultimit me Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, Kadri Bebën e të tjerë vendos dhe jep urdhër për prapakthimin e formacionit, edhe pse luftëtarët e pararojës kishin asgjësuar pararojën e ushtrisë armike. Gjoni e kishte marrë këtë vendim të vështirë, duke qenë se e dinte raportin e forcave, dhe nuk dëshironte të humbiste bashkëluftëtarë edhe nga frika se forcat okupatore jugosllave, ndërkohë mund ta rrethonin formacionin nga të gjitha anët. Në rast të tillë nuk do të kishte kohë për tërheqje. Gjatë luftimeve të ashpra disaorëshe ranë në altarin e atdheut: Emin Fejzullah Saraçi nga Bivolaku i Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes, Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc, ndërsa ishte plagosur rëndë kryetrimi i pararojës Sadri Sahit  Duhla Nezir Buja dhe disa luftëtarë të tjerë.

Gjon Serreçi ndodhej në izolim të thellë  te bunkeri i rregulluar me kujdes në Shipashnicë dhe ende i pazbuluar nga njerëzit e OZN-ës. Komiteti i Shipashnicës kishte ndërprerë veprimtarinë, por edhe lidhjet me Gjon Serreçin i cili, mbetet vetëm me përcjellësin e tij besnik, Osman Abaz Gagica, i cili nuk iu kishte ndarë Gjonit qysh prej kthimit nga Hoqa e Prizrenit, më 10 gusht të vitit 1946. Meqë OZN-a nuk kishte të dhëna të sigurta për vendndodhjen e Gjon Serreçit, burgosi disa nga ish nxënësit e tij me qëllim që përmes dhunës të nxirrej ndonjë informatë. Asokohe arrestohen Ismet R. Dërmaku, Hamdi Mustafa, Rrahman Latifi, Jusuf Venhari, Shukrie Zymi Igballe Çuni dhe Nazif Zymberi. Ata i mbajtën në hetuesi deri më  21 janar 1947.

Rreth orës 21, të 24 shkurtit 1947, në kasollen e tij, në malet e Desivojcës hyn Rizah Bajram Shkodriqi, i cili ia çoi bukën. Pak kohë më vonë, meqë Gjoni  i besonte mikut, që i solli bukën, të cilën nuk arriti ta hante edhe pse ishte shumë i uritur dhe i mërdhirë nga të ftohtit, befasisht dhe fare papritur në kasolle futen me rrëmbim, dhe me armët drejtuar kundër Gjonit dy oficerë të OZN-s, Aleksa Vuçiniq dhe Dragutin Papoviq me katër policë përcjellës të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të aktivizonte bombat e dorës.

 Më 3 maj të vitit 1947  në lëndën akuzuese kundër Gjon Serreçit, Ukë Sadikut, Ajet Gërgurit, Ilmi Zariqit dhe Osman Bunjakut, në pjesën e lëndës ku shpallet fajtor Gjon Serreçi, atij i përshkruhen këto vepra: Si mësimdhënës në gjimnazin e Prishtinës ka shfrytëzuar detyrën dhe ka bashkëpunuar me nxënësit për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të dhunshme nëpër komitete, duke dhënë betimin për besnikëri ndaj Organizatës…. Në fund të prillit të vitit 1946 ka krijuar lidhje me  anëtarët e Komitetit Qendror të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, Azem Moranën dhe  Hasan Bilallin… Në radhët e kësaj organizate të cilën e kryesonte Ajet Gërguri, pranoi detyrën e sekretarit… Ka hartuar programin dhe ka udhëhequr punimet në Kongresin e Lipovicës më 25 korrik 1946…Ka bërë përpjekje për të ikur në Greqi… Pas shpartallimit të grupit në Hoqë të Qytetit më 8 gusht 1946  ka shkuar në rrethin e Neredimës, kamenicës e Preshevës për të vazhduar punën në formimin e komiteteve ilegale nacionaliste. Më 10 prill të vitit 1947, në zyrën e hetuesisë së OZN-ës në Prishtinë, Gjon Serreqi i pyetur për qëllimin e organizmit të Lëvizjes së rezistencës ka deklaruar: Kam thënë se duhet të formohet Organizata dhe se kjo nuk është organizatë balliste, por është Organizatë Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shoqëror në Jugosllavinë e sotme dhe në Shqipërinë e sotme, për krijimin e Shqipërisë etnike duke e bashkuar Kosovën në kufijtë e saj etnikë, që do t’i bashkoheshin Shqipërisë së tillë, me rendin që do ta krijonim ne. Ndërrimin e rendit shtetëror e kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e fuqive të mëdha, të jashtme siç janë: Anglia dhe Amerika dhe me ndihmën e fuqive të armatosura, që ishin në male, të cilat do të ngriheshin për ta marrë pushtetin në duart e veta....

Patrioti ekzemplar, Gjon Serreqi, do të kapet nga OZN-a në orët e para të ditës së 25 shkurtit 1947, në një kasolle mali në Desivojcë, i shoqëruar nga djaloshi trim e besnik i madh, Rizah Bajram Shkodriqi. Gjurmët për kapjen e Gjonit i zbuloi shoqëruesi, më besniku prej 25 korrikut 1946, Osman Abaz Gagica, i cili ishte dorëzuar vetëm një ditë më parë, më 24 shkurt 1947, me kërkesën urdhëruese të Gjon Serreqit. Osman Abazi në hetuesi nisi sipas mësimit të Gjonit, por u thye!

LNDSh

Gjon Serreqi, së bashku me Ajet Gurgurin, Ukë Sadikun dhe Osman Bunjakun, pas një gjykimi publik spektakular, do të ekzeku­tohen, më 31 gusht 1947, në Varrezën e Burrërisë Shqip­tare nga Nëntori i Përgjakur 1944, në “Strelishtë” të Taukbashqes - Varr Ky edhe sot i përdhosur nga NE - djemtë e nipat e Martirëve të Shqipërisë Etnike!?! Megjithatë, vazhdimisht ma kënda të shpresoj se Gjon Serreqi - Idealisti shembullor nga lagjja e martirëve të kombit

Gjon Serreçi shpallet fajtor dhe dënohet me vdekje, pushkatim. Organet e RSFJ-së, Gjon Serreçin e pushkatuan, më 31 gusht të vitit 1947, në orën tre pas mesnatës, në vendin e quajtur Strelishte, te “Vorret e hebrenjve” në Tauk-Bahqe të Prishtinës. Po atë natë, në të njëjtin vend pushkatohen edhe Osman Bunjaku, Ukë Sadiku, Ajet Gërguri. Të katërtit varrosen në një varr të përbashkët.

Është gjallë, gjallë atje në male - në kujtesën e popullit!

Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e kanë vërtetuar:  udhëheqësit e Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme:

  • Hashim Mustafa
  • Gligorie Sharanoviq
  • Sadri Doçi
  • Vaso Jovanoviq

Udhëheqës i Seksionit Mazllum Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë e Metohi, Ali Shukriu.

  • Gjon Serreçi dhe NDSH-ja në monografinë e prof. dr. Ismet Dërmakut
  • Dr. Muhamet Pirraku Për kauzën shqiptare, 1997-1999, Prishtinë 2000
  • Dr. Ismet Dermaku - Gjon Serreqi dhe NDSH-ja (dokumente arkivore), Prishtinë, 1996
  • Dr. Muhamet Pirraku - Mulla Idrisi dhe mbrojtja kombëtare 1941-1951, Prishtinë, 1995
  • Dr. Islam Dobra - Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997
  • Hysen Azemi - Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001
  • Faton Mehmetaj - Veprimtaria kriminale e dorës së zezë serbe në trojet shqiptare, Prishtinë 2004
  • Faton Mehmetaj - Natë yjendezur, Prishtinë 2001
  • Ilaz Metaj - Ali Llunji - Hysen Tërpeza  histori e gjallë, Prishtinë, 1992
  • Ahmet Qeriqi - Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950), Prishtinë 2004
  1. ^ Pirraku, Muhamet (11 shkurt 2010). "Në 90 vjetorin e lindjes së Gjon Serreçit". gjonserreci-ferizaj.weebly.com. Marrë më 3 janar 2021.