Jump to content

Xhakomo Leopardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Giacomo Leopardi)

Konti Giacomo Leopardi (i pagëzuar Giacomo Taldegardo Francesco di Sales Saverio Pietro Leopardi; Recanati, 29 qershor 1798Napoli, 14 qershor 1837) ishte një poet, filozof, shkrimtar, filolog dhe gjuhëtar italian.

Mbahet si më i madhi poet i shekullit XIX në Itali dhe një figurat më të rëndësishme të letërsisë botërore, si dhe një nga kryesorët të romantizmit letrar; thellësia e përsiatjeve të tij përmbi ekzistencën dhe mbi gjendjen njerëzore - me frymëzim sensist dhe materialist – e bën të jetë edhe një filozof të njëfarë kallëpi[nevojitet citimi]. Cilësia e jashtëzakonshme lirike e poezisë së tij e ka bërë protagonist qendror në peizazhin letrar dhe kulturor në nivelin evropian dhe ndërkombëtar, me rrjedhoja që shkojnë përtej kohës së tij.

Giacomo Leopardi lindi më 1798 në Recanati, në shtetin papal, sot në Provincën e Maçeratës, Marke, në njërën prej familjeve më të fisme të vendit, i parëlinduri ndër 10 fëmijë[1].

  1. ^ Citati 2010, p. 3-18
  • Citati, Pietro (2010). Leopardi (në italisht). Mondadori. fq. 436. ISBN 9788804603252.