Jump to content

Gjorgje Lobaçev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjorgje Lobaçev (Cirilik serb: Ђорђе Лобачев) ose Jurij Pavloviç Lobaçev (Rusisht: Юрий Лобачев; Shkodër, 1909–2002) ishte një autor dhe ilustrues i stripit komik sovjetik rus dhe serbo-jugosllav. Ai ishte një nga pionierët e stripit komik në Mbretërinë e Jugosllavisëperiudhën e ndërmjetme. Shumica e komikëve të tij të kësaj periudhe kanë tema nga historia e Serbisë dhe folklori serb. Ai jetoi në Jugosllavi deri në vitin 1949 kur u dëbua gjatë periudhës së Informbiro sepse ishte shtetas sovjetik. Ai jetoi në Rumani për disa vite përpara se të transferohej në Rusinë Sovjetike ku kaloi pjesën tjetër të jetës së tij. Ai ishte autori i stripit të parë komik sovjetik Hurricane Comes to the Rescue në vitin 1966.

Ai konsiderohet gjerësisht si një nga baballarët themelues të stripit komik serb dhe rus.

Lobaçev lindi Jurij Pavloviç Lobaçev (rusisht: Юрий Павлович Лобачев) më 4 mars 1909[1]Shkodër, Shqipëria Osmane, një bir i konsullit rus.[2] Familja e tij e kaloi kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) në Mbretërinë e Malit të Zi dhe ai u pagëzua në Cetinë.[3] Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai jetoi në Mitrovicë të Kosovës, në ishullin e Kretës dhe në Selanik.[3] Pas luftës ai u vendos fillimisht në {{Novi Sad]], dhe më pas, pasi i vdiqën prindërit në vitin 1922,[4] u transferua në Beograd,[5] ku studioi në gjimnazin ruso-serb.[3] Ai studioi histori arti në Fakultetin FilozofikUniversitetit të Beogradit.[3]

Lobaçev e filloi karrierën e tij komike në vitet 1930. Stripi i tij i parë komik ishte Bloody Heritage, në të cilën ai punoi së bashku me best man të tij më të mirë dhe shokun emigrant rus Vadim Kurganski. Ai u frymëzua nga komike amerikane Secret Agent X-9,[2] dhe u botua në vitin 1935,[5] vetëm një muaj pasi stripi i parë komik serb u publikua nga Vlasta Belkiq.[6] Por, Lobaçevi nuk u mjaftua me imitimin e komikeve amerikane, ndaj vendosi të krijonte komike autentike serbe. Ai krijoi komikën e parë me temë nga letërsia serbe Hajduk Stanko, bazuar në romanin nga Janko Veselinoviq.[2] Është botuar nga Politika në vitin 1936.[5] Pas kësaj, ai vazhdoi të krijonte komike për disa gazeta dhe revista duke përfshirë Politika, Politikin Zabavnik, Mika Miš dhe Mikijevo carstvo. Ai mori frymëzim për komiken e tij nga letërsia (The Courier of the Czar bazuar në "Michael Strogoff", The Children of Captain Grant bazuar në "In Search of the Castaways", etj.) dhe folklori serb (Baš Čelik, Dasma e Dushanit, Shkatërrimi e Pirlitorit, dhe Čardak ni na nebu ni na zemlji).[5] Ai gjithashtu bëri disa komike fantazi, si Princesha Ru, [5] e cila u botua në Francë nga Aventures më 1939.[3]

Lobaçev vdiq në Shën Petersburg më 23 korrik 2002.[1] Ai konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm të stripit komik si në Serbi[7] dhe në Rusi, dhe shpesh përmendet si "babai i komikeve serbe"[6] dhe "babai i komikeve ruse".[8] Shkolla e komikeve të Beogradit u riemërua "Đorđe Lobačev" për nder të tij më 1996.[4] Në vitin 2011, Pavel Fetisov filmoi një dokumentar "Yuriy Lobachev, babai i komikeve ruse" (Юрий Лобачев. Отец русского комикса).[4][8] Libri me kujtime të Lobaçevit me titull Kur Volga takoi Savën (serbisht: Kad se Volga ulivala u Savu) u botua në Beograd më 1997.[4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Preminuo Đorđe Lobačev, osnivač srpskog stripa" [Đorđe Lobačev, babai i komikeve serbe, vdes] (në serbisht). Glas javnosti. 1 gusht 2002. Marrë më 18 gusht 2015.
  2. ^ a b c Ćirić, Sonja (23 nëntor 2000). "Prednosti Troglave aždaje" (në serbisht). Vreme. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2008. Marrë më 18 gusht 2015.
  3. ^ a b c d e M. A. K. (15 prill 2013). "Stiže "Biberče" Đorđa Lobačeva" (në serbisht). Večernje Novosti. Marrë më 18 gusht 2015.
  4. ^ a b c d Zupan, Zdravko (19 gusht 2011). "Лобачев Юрий (Джордже) Павлович" (në rusisht). Marrë më 27 gusht 2015.
  5. ^ a b c d e Draginčić, Slavko; Zupan, Zdravko (1986). Istorija jugoslovenskog stripa [History of Yugoslav Comic Strip] (në serbokroatisht). Novi Sad: Forum–Marketprint.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  6. ^ a b Marković, S. Юрий Лобачев – основоположник сербского комикса (në rusisht). Marrë më 27 gusht 2015.
  7. ^ Đukanović, Zoran (9 dhjetor 2010). "Smeh u snu" (në serbisht). Vreme. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2015. Marrë më 27 gusht 2015.
  8. ^ a b Pavel Fetisov (2011). Юрий Лобачев. Отец русского комикса [Jurij Lobaçev, babai i komikeve ruse] (film) (në rusisht). Russia: Russia-K. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 15 janar 2024.