Jump to content

Aqif Blyta

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Haqif Haxhiahmetoviq)
Aqif Blyta
Aqif Blyta
U lind në1887
Vdiq21 janar 1945
Pazari i Ri, Jugosllavi
KombësiaShqiptar
ProfesioniPolitikan, Ushtarake
OrganizataXhemijeti
Fëmijë2 ( të birsuar)
Prind/ërEmin e Jalldyze Blyta
Dekorota nga Presidenti Ilir Meta

Aqif efendi Haxhiahmetoviq i njohur edhe si Haqif Blyta (Pazari i Ri, 1887 - 21 janar 1945) ka qenë një politikan shqiptar i Sanxhakut mes dy luftërave botërore dhe Luftën e Dytë Botërore.[1]

U lind në Pazar të Ri ne Sanxhak më 1887, i biri i Emin Blytës dhe Jaldëzës, familja ishte me prejardhje nga Gjakova dhe njiheshin me emrin e të gjyshit Ahmetit që kishte qenë haxhì (hadziahmetovic). Dhjetë vjeç shkoi në Izmir, ku vazhdoi shkollimin në ryzhdijen e vendit.

U regjistrua dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në Manastir, prej ku doli me gradën nëntoger. Më 1913 shkoi në Turqi, ku e gjeti Lufta e Parë Botërore. Si oficer aktiv në gradën e kapitenit, luftoi në ushtrinë osmane gjatë luftës. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman të klasës së dytë për trimëri".[2]

Aqif Blyta me babain Emin Blyta

Verën e 1919 u kthye në vendlindje, ku u martua me Mahijen e Halit Komanit, po nga Gjakova.[3] Mori pjesë në Shkup në Kongresin themelues të ”Xhemijetit”. U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 iu ndalua veprimtaria.[4][5]

Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Blyta është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët.

Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut, për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.

Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore. Edhe atëherë kur veproi krejtësisht i pavarur pa asnjë parti që do të qëndronte prapa tij, dihej se në trevat e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe në atë të Senicës askush nuk mund të merrte votat e votuesve dhe zgjedhësve pa mbështetjen e Aqifit.[6]

Pllaka perkujtimore

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Aqif Blyta, nuk ka qenë simpatizues i ideologjisë fashiste. Këtë nuk e ka shprehur në asnjë shkrim ose në asnjë tubim. Gjatë takimeve me palën serbe në krye me Nediqin, Aqifi është treguar shumë i matur e parimor. Ndonëse ka pasur post të lartë në Pazar të Ri e pastaj edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, ai asnjëherë nuk ka ushqyer ndjenja shoviniste dhe hakmarrëse ndaj popullatës civile serbe. Ka organizuar mbrojtjen kundër sulmeve të forcave çetnike, ka organizuar administratën, shkollat etj. Aqif Blyta ka qenë antikomunist, por asnjëherë nuk ka ushqyer armiqësi të skajshme ndaj njerëzve që kanë përqafuar atë ideologji. [7]

  1. ^ Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 49.
  2. ^ Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 145
  3. ^ http://gazetadielli.com/aqif-efendi-bluta-sinonim-i-burerise-shqiptare/
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.mesazhi.com/new/?p=53095
  6. ^ Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 146
  7. ^ Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 341.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]