Himni i Kosoves

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Himni i Kosovës "Europa" (Shoqëruar me tekst në gjuhën shqipe)

Himni i Kosovës është himni kombëtar i Republikës së Kosovës[1] dhe është kompozuar nga Mendi Mengjiqi. Himni i Kosovës ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos,[2] [3] nuk ka një tekst zyrtar, ndonëse ekzistojnë disa tekste jozyrtare. Ai u zgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik. Himni i Kosovës u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor të vitit 2008,[4] me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime.[5]

Konkurenca për himnin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 Mars të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli të hapur një konkurs për zgjedhjen e himnit në gazetat e Prishtinëss dhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit. Rregullat përfshinin:

  • "Kompozimi duhet të jetë i dallueshëm: – duhet të jetë unik dhe origjinal"
  • "Gjatësia e kompozimit nuk duhet të zgjasë më pak se 30 sekonda ose më shumë se 60 sekonda."
  • "Tekstet mund të jenë të përfshira, në çdo gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës" mirëpo, miratimi përfundimtar nuk do ta përfshinte atë.[6] Zgjedhja e tekstit për himnin do të kishte qenë një detyrë e vështirë, sepse shumica e popullsisë në Kosovë janë Shqiptarë, Serbët janë grupi i dytë më i madh etnik. Qeveria theksoi se asnjë grup etnik nuk duhet të diskriminohet, duke e shpallur shtetin "republikë demokratike, laike dhe multietnike" gjë që e bënte të vështirë gjetjen e një teksti i cili nuk do të favorizonte asnjë grup etnik mbi një grup tjetër. Probleme të ngjashme janë shfaqur gjatë zgjedhjes së flamurit të Kosovës.[7] Për më tepër, rregullat gjithashtu thonë se propozimi "Nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë himn apo këngë popullore e cilitdo vend, ose himnin e cilësdo parti politike, lëvizje apo institucion të Republikës së Kosovës, ose të implikojë besnikëri ndaj ndonjë bashkësie etnike të Republikës së Kosovës."
  • Propozimet duhet të dorëzohen deri më 31 Mars të vitit 2008.
  • Kompozitorit të pjesës së miratuar do t'i jepen €10.000 dhe dy propozimet e tjera të kualifikuara do të marrin €7,000 dhe €5,000.

Teksti i propozuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqip Anglisht
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
N'ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë
Vend i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim Zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
O beloved motherland, land of bravery
Nest of love
On you eagles fly and stars shine
Land of our ancestors
Be thou blessed for life and years
O our mother
We will protect you
O beloved motherland, land of bravery
Nest of love

Himne të tjera kandidate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oda e Gëzimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Oda e Gëzimit", himni i Bashkimit Evropian, u luajt në ceremonitë zyrtare me rastin e  Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Qeveria e përkohshme e Kosovës vendosi ta bëjë këtë në shenjë respekti ndaj  Bashkimit Evropian për përpjekjet e tij në fitimin e pavarësisë.

"Himni i Flamurit"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Himni i Flamurit", himni kombëtar i Shqipërisë, përdorej gjerësisht në Kosovë, së bashku me të tjera simbole kombëtare shqiptare. Ai ishte gjithashtu himni i papranuar i Republikës së Kosovës që ka ekzistuar prej vitit 1990 deri në vitin 1999, kur provinca u mor nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara.

"Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", një këngë e kompozuar nga Rauf Dhomi, u propozua nga ish - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, si himn në vitin 2000. Megjithatë, atëherë nuk u mor asnjë vendim. Himni ka tekst në gjuhën shqipe.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kosovo Parliament Adopts National Hymn" novinite.com 11 June 2008 Link accessed 11/06/08
  2. ^ "Kosovo parliament approves new national anthem" Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine rian.ru 11 June 2008 Link accessed 11/06/08
  3. ^ "Kosovo MPs choose national anthem" bbc.co.uk 11 June 2008 Link accessed 11/06/08
  4. ^ "Kosovo Gets National Anthem" redorbit.com 11 June 2008 Link accessed 11/06/08
  5. ^ "Assembly approves Kosovo anthem" Arkivuar 15 shkurt 2011 tek Wayback Machine b92.net 11 June 2008 Link accessed 11/06/08
  6. ^ "BalkanInsight.com – Kosovo Searches New National Anthem" (në anglisht). Balkan Insight. 12 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2008. Marrë më 12 mars 2008.
  7. ^ "Competition for the flag and emblem of Kosovo" (PDF) (në anglisht). Express. 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2007. Marrë më 29 mars 2008.
  8. ^ "Himni i Kosovës". Trepca.net. 23 dhjetor 2002. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2021. Marrë më 16 mars 2008.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]