Holandezët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Holandezët
Famous Dutch People.jpg
Popullsia e përgjithshme
(29 milion-33 milion)
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Flag of the Netherlands.svg Holanda13,236,618
(Holandez etnik)
~472,600
(Holandezët indonezianë)
Flag of South Africa.svgRepublika Jugafrikane7,000,000 (Prejardhje Holandeze)
Flag of the United States.svgSHBA5,087,191 (Prejardhje Holandeze)
Flag of France.svg Franca1,000,000(Prejardhje Holandeze)
Flag of Canada.svgKanadaja1,000,000(Prejardhje Holandeze)
Flag of Germany.svg Gjermania350,000
Flag of Australia.svg Australia335,500(Prejardhje
Holandeze)
Flag of Belgium (civil).svg Belgjikaafër. 120,970
Flag of New Zealand.svgZelanda e Reafër. 100,000
Flag of Denmark.svg Danimarkaafër. 30,000
Flag of Switzerland.svg Zvicraafër. 20,000
Flag of Turkey.svgTurqiaafër. 15,000
Flag of Indonesia.svgIndoneziaafër. 15,000
Flag of Norway.svg Norvegjiaafër. 13,000
Flag of Sweden.svg Suediaafër. 10,000
Gjuhët
Holandeze, Frisiane perëndimore
Fetë
Protestantë, Katolik

Holandezët apo Populli holandez janë një grup vendas etnik me origjinë nga Vendet e Ulëta. Holandezët ndajnë një kulturë të përbashkët dhe flasin Holandisht. Njerëzit holandezë dhe pasardhësit e tyre gjinden në mbarë botën, veçanërisht në SurinamKiliBrazilKanadaAustraliRepublikën JugafrikaneZelandën e Re dhe në Shtetet e Bashkuara

Arti dhe kultura holandeze përfshijnë forma të ndryshme të muzikës, vallëzimit, stile tradicionale arkitektonike dhe veshje, disa prej të cilave janë të njohura në mbarë botën. Gjithashtu, Rembrandt, Vermeer dhe van Gogh konsiderohen ndërkombëtarisht si piktor të shkëlqyer. Holandezët janë tradicionalisht të krishterë (katolikë dhe protestantë), por në ditët e sotme vetëm një pakicë është ende praktikuese. Një përqindje e rëndësishme e holandezëve janë përkrahës të Humanizmit, Agnosticizmit, Ateizmit, ose të Individualizmit shpirtëror.[1][2] Gjatë Mesjetës Vendet e Ulëta ishin të të vendosura në afërsi të kufirit të Francës dhe Perandorisë së Shenjtë Romake, duke formuar një pjesë të zonave të tyre përkatëse të dominimit. Ishte rreth shekullit XIII ku territoret e ndryshme që ata formuan u bënë pothuajse të pavarur.

Ndër familjën e Habsburgëve Vendet e Ulëta u organizuan në një njësi të vetme administrative dhe gjatë shekullit të XVI dhe XVII , veriu i shtetit u bë i pavarur nën kurorën spanjolle dhe formuan Republikën e Provincave të Bashkuara. Shkalla e lartë e urbanizimit karakteristik të Vendeve të Ulëta u arrit relativisht herët. Valët e para të mëdha të emigrimit jashtë Evropës filluan në kohën e Republikës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "CBS statline Church membership". Statline.cbs.nl. 2009-12-15. Marrë më 2010-08-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Religion in the Netherlands.