Jump to content

Ismet bej Kryeziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ismet bej Kryeziu
U lind në1889
Vdiq
Albania
KombësiaOtoman, Jugosllavian, Shqiptar
Emrat e tjerëIsmet Kryeziu

Ismet bej Kryeziu (1889 – 1952) ishte një figurë politike shqiptare që ishte aktiv në periudhën mes dy luftërave botërore, sidomos gjatë viteve 1930 dhe 1940.[1]

Kryeziu lindi në Gjakovë, Sanxhaku i Pejës, Perandoria Osmane në vitin 1888, ose 1889.[2] Rrjedhte nga familja e njohur Kryeziu, pronarë tokash dhe me ndikim politik gjatë sundimit osman. [3] Ai ishte nipi i Ali Pashë Gucisë, anëtar dhe kontribues i shquar i Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878.

Kryeziu kishte studiuar në Stamboll. Pas Luftës së Parë Botërore u zgjodh deputet në Parlamentin e SerbisëBeograd. Në vitin 1926, pas një atentati dhe konfiskimit të tokës nga qeveria jugosllave,[4] ai emigroi në Shqipëri. Kryeziu ishte prozogist. Ai ishte një nga njerëzit e besuar të Zogut dhe ushtronte ndikim tek ai. Së bashku me Salih Vuçitërnin u zgjodh nga Mbreti Zog si organizator i Komitetit të Kosovës.[1] Komiteti promovoi pavarësinë dhe luftën kundër sundimit serb, ai ishte shpallur më parë i jashtëligjshëm nga Zogu gjatë ngritjes së tij në pushtet në vitin 1924 dhe kishte mbetur i qetë pas vdekjes së Bajram Currit, Prishtinës, Hoxhë Kadrit dhe udhëheqësve të tjerë. Komiteti i riorganizuar rishtazi ishte simbolik dhe veprimtaria e tij ishte e kufizuar në propagandë.

Gjatë regjimit të Zogut ai shërbeu në prefektura të ndryshme si Berat, Vlorë, Durrës dhe Korçë. Në vitin 1936 zgjidhet në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Prefekturën e Kosovës.

Pas pushtimit italian, ai mbajti një qëndrim të fortë nacionalist. Kryeziu bashkëpunoi me Bedri Pejanin dhe Xhafer Devën, krerët e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe punoi për bashkimin e territoreve të populluara shqiptare në një shtet, i cili jashtë Shqipërisë zakonisht quhet Shqipëria e Madhe.[5] U zgjodh Ministër i Tokave të Çliruara në qeverinë jetëshkurtër të Eqrem Libohovës, 18 janar - 11 shkurt 1943, duke pasuar Tahir Shtyllën. Ai u zgjodh përsëri deputet i Parlamentit në tetor 1943.

Kryeziu u arrestua pas fitores komuniste të nëntorit 1944. Në prill të vitit 1945 ai u dënua me 30 vjet burg nga Gjykata Speciale si shumë figura të tjera politike të asaj kohe, si “tradhtar dhe armik i popullit”. [3] Vdiq në burg në vitin 1952. [2]

  1. ^ a b Halim Purellku (2012-12-16), Veprimtaria e Komitetit te Kosoves ne Mbreterine Shqiptare ne vitet 1934-1939 [Activity of the Committee of Kosovo in the Albanian Kingdom during the years 1934-1939], ZemraShqiptare, marrë më 2014-02-06
  2. ^ a b Kostaq Xoxa (2013-10-06). "Prefektët e qarkut të Vlorës (1912-2012) në penën e Enver Memishajt". Gazeta 55. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 13 korrik 2022. Ismet Kryeziu (1888-1952)...Në vitin 1945 dënohet me burgim të përjetshëm në Gjyqin Special dhe vdes në burg më 1952.
  3. ^ a b Robert Elsie (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I. B. Tauris. fq. 261–262. ISBN 978-1780764313.
  4. ^ Robert Elsie (1997). Kosovo: in the heart of the powder keg. East European Monograph. Vëll. 478. East European Monographs. fq. 384. ISBN 978-0880333757. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Francesco Caccamo; Luciano Monzali (2008). L'occupazione italiana della Iugoslavia, 1941-1943 (në italisht). Le Lettere. fq. 271. ISBN 978-8860871138. I nazionalisti Albanesi si mobilitarono da subito con una serie di iniziative e di apelli al governo di Roma affinche sostenesse le pretese storiche della Grande Albania. Il 19 aprile, con un messaggio al duce, Ismet Kryeziu ed altri esuli albanesi del Kosovo, della Macedonia, del Montenegro e della Ciamuria che si erano rifugiati in Albania...