Issho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Issho zakonisht i njohur si Fujitora (lit. “Tigri Vjollcë”) është personazh fiktiv në anime dhe manga One Piece. Ai është admiral. Ai u bë admiral pas dorëheqjes së Aokijit dhe ngritjes së Akainus prej pozitës si admiral në flotën e admiralit.

Ashtu si paraardhësi i tij, Kuzan, Fujitora është fort kundër dogmës së marinsave të "Drejtësisë Absolute" dhe jashtëzakonisht vokale në kundërshtimin e tij ndaj kësaj. Zhgënjimi i tij me korrupsionin dhe të keqen në botë është e tillë që ai e ka verbuar qëllimisht veten shumë vite më parë në mënyrë që të shmangë ndonjëherë ta shohë përsëri. Ai posaçërisht ka një përbuzje të fortë për sistemin Shichibukai, duke dashur t'i jap fund këtij sistemi,[1] dhe pasi mësoi rreth mizorive të tmerrshme të kryera nga Donquixote Doflamingo në Dressrosa, Fujitora kërkoi zyrtarisht falje mbretit Riku dhe qytetarët e tij në emër të Marinsave, duke shkaktuar kështu zemërim Sakazukit dhe duke rrezikuar pozicionin e tij admiral.

Personaliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fujitora duket shumë i besuar i njerëzve, ashtu siq ndodhi kur besoi se humbte ndaj njerëzve të Doflamingos në kumar. Mashtruesit dëshironin ta vrisnin Luffy, pasi ai i tregoi Issho se në fakt po fitonte, por njerëzit e Doflamingos po e mashtronin. Kështu që Issho e mbrojti Luffy nga mashtruesit.

Ai ndjekë idetë e tij në vend se ta respektonte “Drejtësinë Absolute”. Sidoqoftë, ai akoma kurseu Ceasar Clown pasi ishte vartës që punonte për Doflamingon, edhe pse ai e kuptoi se Doflamingo mund të ishte në diçka dhe dëshironte të hetonte më tej problemin nëse nuk do të ishte për ligjin dhe mungesën e provave të forta.

Ai është mjaft modest, pasi ai mezi i komentoi vërejtjet Doflamingo dhe Law e bërë për reputacionin e tij të frikshëm dhe shfaqjen e pushtetit.[2] Megjithatë, Fujitora ka një ndjenjë krenarie që e pengon atë të kthehet në vendimet e tij, duke refuzuar të kërkojë falje për Sakazuki pas një argumenti të nxehtë mes tyre pasi ai la Luffy dhe Law të iknin.

Fujitora është gjithashtu një njeri shumë i mëshirshëm, i butë ndaj vartësve të tij. Pavarësisht se ishte një nga marinat më të renditura, Fujitora shfaq një shqetësim të madh për civilët e pafajshëm, duke u dhënë prioritet sigurisë së tyre mbi detyrën e tij për të arrestuar dhe ndëshkuar kriminelët, ndryshe nga Sakazuki dhe shumica e marinsave të tjerë të lartë, të tillë si zëvendës-admiralët që janë të pamëshirshëm duke sakrifikuar vartësit e tyre për hir të vrasjes së kriminelëve.

Një tipar tjetër të Fujitorës është aftësia e tij për të qëndruar i qetë. Edhe kur një nga meteoret e tij u dërgua duke fluturuar mbrapa në anijen e tij, ai ishte i qetë duke ngrënë një tas me petë të skuqura duke vepruar sikur asgjë nuk po ndodhte, ndërsa njerëzit e tij ishte në panik dhe madje duke komentuar zgjedhjen e tij të kohës për një vakt.[3]

Fujitora është poashtu njeri i fjalës dhe ndjekë rregullat e veta, dhe ndonjëhere bën vendime bazuar rrokullisjen e zareve që mban me vete kudo që shkon. Për shembull ai rrokullisi zaret për të vendosur nësë do t'i ndjekë Luffy dhe ekuipazhit të tij pas rrënies së Doflamingos.

Aftësitë dhe fuqitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si admiral, Fujitora ka autoritet mbi mijëra ushtarë që janë të rangut të ulët. Sa i përket forcës luftarake, Fujitora konsiderohet të jetë një nga luftëtarët më të fortë brenda gjithë strukturës së Qeverisë Botërore, pasi një admiral konsiderohet "Fuqia më e Madhe Ushtarake". Fujitora është të paktën aq e fortë sa të ketë besimin e Sakazukit në trajtimin e Monkey D. Luffy dhe Trafalgar Law, dy anëtarë të Gjeneratës më të keqe. Krahas Sengoku dhe Tsuru, ai ishte në gjendje për të mposhtur Jackun, një njeri i djathtë i perandorit Kaidos me një shpërblim prej 1,000,000,000.

Sipas Doflamingos, Fujitora dhe Ryokugyu janë dy përbindësha të frishëm brenda Marinës. Kur Doflamingo tentoi ta sulmoj, Fujitora e bllokoi sulmin e tij pa problem. Ai mundi të luftonte edhe kundër Sabos, një anëtar “No. 2” më i fortë në Ushtrinë Revolucionare.

Ai duket se ka një dëgjim të shkëlqyeshëm, pasi ai ishte në gjendje të dëgjonte rrufetë nga Clima-Tact-i të Nami ndërsa ajo ishte larg nga pozicioni i tij, diçka që Doflamingo nuk ishte në gjendje të zbulonte. Ai gjithashtu deklaroi se ai është në gjendje të ndjejë lëvizjen e reve.

Fujitroa ka refleks shumë të mirë e kombinuar me Ambicien e Vëzhgimit, duke patur të lehtë bllokimin e goditjes së Doflamingos.

Fruti i Detit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fujitora hëngri një frut të panjohur të llojit Paramecia që e lejon atë të manipuloj gravitet me shpatën e tij. Ai e përdori për herë të parë kundër mashtruesve duke i dërguar poshtë katit duke përdoru forcë të rëndë graviteti.[4]

Fujitora gjithashtu mund të ndryshojë gravitetin për të krijuar një barrierë rrethore rreth tij, e cila largon sulmet. Si një dëshmi për fuqinë e tij, ai deklaroi se meteori që solli ishte vetëm për të provuar forcën e tij. Kjo u dëshmua shumë më vonë, kur ai u tregua i aftë duke ngritur në ajër të gjitha rrënojat në të gjithë ishullin e Dressrosës.

Haki[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fujitora mund të përdorë dy lloje të Ambicies (Haki): Amibicien e Armatimit dhe të Vëzhgimit.

Ambicia e Armatimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai luftoi kundër Sabos, një përdorues i frutit të llojit Logia. Ai kombinon ambicien me shpatën e tij kur merr ngjyrë të zezë.

Ambicia e Vëzhgimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse është i verbër, Fujitora mund të ndjejë të tjerët duke përdorur këtë ambicie dhe është shumë i shpejtë për të reaguar ndaj sulmit të kundërshtarit. Ai poashtu mund të lexoj dhe të ndëgjoj mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve.

Dublimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në japonisht, Fujitora dublohet nga Ikuya Sawaki.

Kuriozitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Paraqitja e Fujitorës është e bazuar në personazhin Zatoichi e luajtur nga aktori Shintaro Katsu.[5] Ngjajshmërit mes tyre janë:
    • Të dy përdorin shikomizue për ecje dhe betejë.
    • Të dy e duan kumarin (edhe pse Zatoichi është në gjendje të njohë nëse ai është duke fituar ose jo). Interesante, ata ishin gjithashtu objektiva të mashtrimit të lojërave të fatit në shfaqjet e tyre të vajzave, Fujitora në restorant dhe Zatoichi në Përralla e Zatoichit. Ndërsa Fujitora u mashtrua me sukses, Zatoichi pa që donin ta mashtronin.
    • Të dy mbajnë shpatë në një mënyrë indentike dhe tërheqin Iaijutsu (teknika e tërheqjes së shpejtë).

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ One Piece Anime - Kapitulli 735 dhe Epizodi 687
  2. ^ One Piece Anime - Kapitulli 713 dhe Epizodi 643
  3. ^ One Piece Anime - Kapitulli 724 dhe Epizodi 655
  4. ^ One Piece Anime - Kapitulli 701 dhe Epizodi 631
  5. ^ "Is Fujitora modelet after "Zatoichi" played by Shintaro Katsu?". SBS Volume 74. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)