John Malkovich
John Malkovich | |
---|---|
U lind në | 9 dhjetor 1953 |
Kombësia | amerikan |
Titulli | John Malkovich , gusht 2005 |
John Gavin Malkovich (lindur 9 dhjetor, 1953) është një aktor amerikan , prodhuesi filmi dhe regjizor filmi.
Gjatë 25 viteve të fundit, Malkovich u shfaqën në më shumë se 70 filma. Filmet e tij përfshijnë : Death of a Salesman,Dangerous Liaisons, In the Line of Fire, Con Air, The Man in the Iron Mask, Of Mice And Men, Rounders, Changeling, Eragon, Being John Malkovich, dhe Burn After Reading.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]John Malkovich, (sqt. Xhon Malkoviç), lindi në një qytet të vogël të Illinoisit nga nënë skoceze dhe baba kroat. Familja e tij njihet si një nga familjet që i dhanë jetë Lëvizjes Ambientalise të Illinoisit. Ajo ishte dhe botuesja e të përditëshmes "Benton Evening News" si dhe e revistës "Outdoor Illinois"
Në vitet e fëminisë, për shkak të mbipeshës së tij, Malkovich nuk merr pjesë pothuajse asnjëherë në aktivitet dhe çfaqjet shkollore. Megjithatë, kur ishte vetëm 7 vjeç, mbetet i mahnitur nga çfaqja Our Town e shkrimtarit amerikan Thornton Wilder (1897-1975). Më vonë, në vitet e gjimnazit, merret intensivisht me sport, hyn në skuadrën e futbollit amerikan të shkollës; dhe me muzikë, luan në tub dhe kitarë në orkestrën e shkollës. Bie në peshë shumë shpejt.
Duke ndjekur traditën familjare, Malkovich, vazhdon studimet universitare për Shkenca të Ambjentit në Eastern Illinois University edhe pse në të vëtetë tashmë recitimi dhe teatri janë bërë pasioni i tij. Pér këtë, më vonë transferohet në Illinois State University dhe ndjek shkollën e recitimit. Këtu interpreton për herë të parë në The Lover të dramaturgut Harold Pinter (1930 - 2008).
Në vitin 1976 braktis studimet dhe transferohet në Chicago ku së bashku me Gary Sinise dhe të tjerë krijojnë Steppenwolf Theatre Company që për një kohë të shkurtër bëhet kompania teatrale më në zë e zonës. Merr pjesë në më shumë se pesëdhjetë çfaqje të saj në nje periudhë prej pesë vjetësh.
Në vitin 1983 transferohet rishtazi, këtë herë në New York, ku merr pjesë një vit më vonë përkrah Dustin Hoffman-it në çfaqjen "Death of a Salesman" ("Vdekja e Tregtarit Udhëtar") të Arthur Millerit. I jepet çmimi Emmy Award për të njëjtin rol kur shfaqja transformot në film televiziv.
Roli i tij i parë në kinema është më 1984 në filmin e Robert Benton, "Places in the Heart"' ("Stinët e zemrës"), rol për të cilin u emërua dhe për Oskar si "aktori joprotagonist më i mirë", për t'u ndjekur menjëherë më pas nga "The Killing Fields" të Roland Joffé. Më 1988 është pastaj protagonist përkrah Glenn Close dhe Michelle Pfeiffer në një film të Stephen Frears , "Dangerous Liaisons" ("Marrëdhënie të rrezikshme"). Marrëdhënia që lind gjatë xhirimeve të këtij filmi midis tij dhe Michelle Pfeiffer-it solli edhe ndarjen e tij nga gruaja e parë Glenne Headly
Më 1990 merr pjesë si asistent-regjizor në "Il tè nel deserto" ("Çaj në shkretëtirë") të Bernardo Bertolucci-it ku njihet dhe më vone edhe martohet me studiuesen e kulturave të Orientit Nicoletta Peyran nga e cila ka dy fëmijë.
Më 1994 do të jetë përsëri kandidat për Oskar, gjithmonë si "aktori joprotagonist më i mirë", për filmin "In the Line of Fire" ("Në qendër të shënjestrës") (1993), të Wolfgang Petersen ketë rradhë përkrah me Clint Eastwood.
Më 2008, po me Clint Eastwood por ketë radhë si regjisor, është një prif në Changeling
Drejtues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Johnny Loves Bobby (1989)
- Strap-Hanging (1999)
- The Dancer Upstairs (2002)
- Blazing Satchels (2008)
Prodhues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Accidental Tourist (1988) (executive producer)
- Ghost World (2001)
- The Dancer Upstairs (2002)
- The Libertine (2004)
- Kill the Poor (2006)
- Art School Confidential (2006)
- Juno (2007)
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: John Malkovich. |
- John Malkovich tek IMDb
- How We Met: John Malkovich & Bella Freud Arkivuar 1 dhjetor 2008 tek Wayback Machine - brief 2008 interview in The Independent