Kara Mustafa Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kara Mustafa Pasha
Veziri i Madh i Perandorisë Osmane
Në detyrë
19 tetor 1676 – 25 dhjetor 1683
MonarkuMehmeti IV
Paraprirë ngaKöprülü Fazıl Ahmed Pasha
Pasuar ngaBayburtlu Kara Ibrahim Pasha
Të dhëna vetjake
U lind më1634 or 1635
Mırınca afër Merzifon, Ejaleti i Rumit (sot Karamustafapasha)
Vdiq më25 December 1683
Beograd, Ejaleti i Budinit
NënshtetësiaOsman
MarrëdhënietMehmed pashë Qyprilliu (vjehrri)
Fazil Ahmed pashë Qyprilliu (kunsti)
Köprülüzade Fazıl Mustafa Pasha (kunati)
PrejardhjaShqiptar
FamiljaFamilja Köprülü
Shërbimi ushtarak
Aleanca Perandoria Osmane
Dega/shërbimi Marina Osmane
Ushtria Osmane
Vite shërbimi1660s–1683
GradaAdmiral i Madh (1666–70)
Komandant i Përgjithshëm (1676–83)
Beteja/luftraLufta Polako–Osmane (1672–1676)
Lufta Ruso–Turke (1676–1681)
Lufta Polako–Osmane (1683–1699)
Lufta e Madhe Turke (1683–99)

Merzifonlu Kara Mustafa Pasha (turqishtja osmane: مرزيفونلى قره مصطفى پاشا‎, turqisht: Merzifonlu Kara Mustafa Paşa; "Mustafa Pasha Guximtari i Merzifonit"; 1634/1635 – 25 dhjetor 1683) ishte një fisnik osman, figurë ushtarake dhe vezir i madh me prejardhje shqiptare, i cili ishte një personazh qendror në përpjekjet e fundit të Perandorisë Osmane për t'u zgjeruar në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Jeta e hershme dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kufiri verior osman në shekullin e shtatëmbëdhjetë ku Kara Mustafa Pasha udhëhoqi fushatat e tij të hershme, me Hanllëkun e Krimesë.

I lindur nga prindër shqiptarë[1][2] në fshatin Mirince/Marınca pranë Merzifon (i quajtur tani Karamustafapasha pas tij), Mustafa u arsimua në familjen e Mehmed pashë Qyprilliut dhe u martua në familjen e fuqishme Qyprillinjtë. Në vitin 1659, ai u bë guvernator i ejaletitSilistrisë dhe më pas mbajti një numër postesh të rëndësishme. Brenda dhjetë vjetësh, ai ishte duke vepruar si zëvendës i kunatit të tij, vezirit të madh Fazil Ahmed pashë Qyprilliu kur mungonte në oborrin e Sulltanit.[3]

Ai shërbeu si komandant i trupave tokësore në një luftë kundër Polonisë, duke negociuar një zgjidhje me Johan Sobieski në vitin 1676 që shtoi krahinën e Podolisë në perandori. Fitorja u mundësoi osmanëve të transformonin rajonet e Kozakëve të Ukrainës jugore në një protektorat. Kur kunati i tij Fazil Ahmed pashë Qyprilliu vdiq po atë vit, Mustafa e zëvendësoi atë si vezir i madh.[3]

Kara Mustafa udhëhoqi disa fushata të suksesshme në Ukrainë, duke u përpjekur të forconte pozitën e shtetit kozak të Bankës së Djathtë të Ukrainës, atëherë një vasal osman. Ai krijoi garnizone osmane në shumë prej qyteteve të Ukrainës dhe pushtoi kryeqytetin tradicional kozak të Chyhyryn, i cili kishte qenë nën pushtimin rus.[4]

Beteja e Vjenës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1683, ai nisi një fushatë në veri të Austrisë në një përpjekje të fundit për të zgjeruar Perandorinë Osmane pas më shumë se 150 vjet lufte. Nga mesi i korrikut, ushtria e tij prej 100,000 vetash kishte rrethuar Vjenën (e ruajtur nga 10,000 ushtarë Hapsburgë), duke ndjekur gjurmët e Sulejmanit të Madhërishëm në vitin 1529. Deri në shtator, ai kishte marrë një pjesë të mureve dhe dukej se ishte në rrugën e tij drejt fitores.

Por më 12 shtator 1683, një ushtri polake nën mbretin Johan III Sobieski përfitoi nga mosmarrëveshjet brenda komandës ushtarake osmane dhe disponimi i dobët i trupave të tij, duke fituar Betejën e Vjenës me një sulm shkatërrues krahu të udhëhequr nga husarët me krahë polakë të Sobieski. Osmanët u tërhoqën në Hungari, shumica e së cilës u pushtua më pas nga Hapsburgët dhe aleatët e tyre të Lidhjes së Shenjtë.

Disfata i kushtoi Mustafës pozicionin e tij, dhe në fund, jetën e tij. Më 25 dhjetor 1683, Kara Mustafa u ekzekutua në Beograd me urdhër të Mehmetit IV. Ai pësoi vdekjen nga mbytja me një kordon mëndafshi, e cila ishte metoda e dënimit me vdekje ndaj personave të rangut të lartë në Perandorinë Osmane.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hamilton, Alastair; Groot, Alexander Hendrik de; Boogert, Maurits H. Van Den (2000-01-01). Friends and Rivals in the East: Studies in Anglo-Dutch Relations in the Levant from the Seventeenth to the Early Nineteenth Century (në anglisht). BRILL. ISBN 9004118543.
  2. ^ Evliya Çelebi (ed. by von Hammer-Purgstall). The Travels of Evliya Efendi (në anglisht). fq. 156.
  3. ^ a b The Siege of Vienna, John Stoye, p. 18.
  4. ^ Kołodziejczyk, Dariusz (2004). "Introduction". The Ottoman Survey Register of Podolia (ca. 1681) Part I: Text, Translation, and Commentary (në anglisht). Harvard University Press. fq. 3–10.