Jump to content

Njësia administrative Gostimë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Gostimë)
Njësia administrative Gostimë

Komuna Gostimë është një komunë në Rrethin e ElbasanitShqipëri.[1]

Komuna Gostimë kufizohet nga veriu me Bashkinë Cërrik dhe Komunën Gjergjan, nga lindja me Komunën Tregan, nga jugu me lumin Devoll e Komunën Grekan, nga perëndimi me Bashkinë Belsh dhe Komunën Shalës.

Gërmimet arkeologjike të kryera në fushën e Pozhokut, ku janë gjendur një sasi e madhe materialesh, vërtetojnë se zona ku shtrihet komuna e Gostimës ka qenë e banuar qysh në lashtësi.

Banorët e komunës merren kryesisht me kultivimin e bimëve bujqësore si drithëra buke, perime e bime foragjere, pemëtari. Me të zhvilluara janë vreshtaria dhe ullishtat. Në fushën e blegtorisë mbarështrohen kryesisht gjedhe. Komuna ka rreth 3150 krerë lopë. Në të imta vendin kryesor e zë delja me 6300 krerë.

Ne territorin e Komunës operojnë 100 biznese te vegjël. Fermerët i dërgojnë produktet për treg ne mënyre individuale me mjete transporti të vetat ose përmes firmave.

Në komunë ka 6 shkolla 9-vjeçare dhe një shkollë të Mesme të Përgjithshme në fshatin Gostimë nga ku, në vitet e fundit, 40 % e maturantëve vazhdojnë studimet e larta.

Në territorin e komunës Gostimë ndodhen një qendër Shëndetësore ne fshatin Gostimë dhe secili fshat ka ambulancën e tij. Personeli shëndetësor përbehet nga 6 mjekë dhe 18 infermierë.

Në fshatin Shtërmen funksionon Klubi Sportiv i Peshëngritjes. Në përbërje të tij ka sportistë e të talentuar që kanë dalë nënkampion në kampionatin shqiptar dhe pjesëmarrës edhe me përfaqësuesen e peshëngritjes së Shqipërisë në garat ndërkombëtare.

Ndarja Administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna Gostimë ka shtatë fshatra që janë




  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)