Jump to content

Linda Rama

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Linda Rama
Skeda:Linda Rama.png
Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më
Linda Basha Rama

(1964-12-30) dhjetor 30, 1964 (59 vjeç)
Tiranë, Albania
Bashkëshortja/etEdi Rama(m.2010)
FëmijëtRea Xhillari, Zaho Rama
ProfesioniKërkuese shkencore(Researcher)

Linda Rama (lindur Basha, Tiranë, 30/12/1964), Doktore e Shkencave Ekonomike, kërkuese shkencore, pedagoge dhe aktiviste civile shqiptare.

Profili i përgjithshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E diplomuar në vitin 1987 në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Linda aktivitetin e saj profesional e nisi në Kombinatin e Tekstilit Tiranë[1] Vetëm një vit pas rënies së komunizmit (1992), u largua nga Shqipëria për të ndjekur studimet pasuniversitare në Pragë, Republika Çeke dhe është e para ekonomiste e pas viteve ’90 -të e kthyer në Shqipëri me titullin “Master në Ekonomi”,[2] Në vitin 1996 iu dha grada “Doktore e Shkencave Ekonomike” me punimin “Reforma ekonomike dhe privatizimi masiv në Shqipëri”. Në periudhën 1993-1998, Linda ka kontribuar në nivele të larta të administrimit publik (Agjencia Kombëtare e Privatizimit pranë Këshillin e Ministrave), fillimisht në privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike dhe në vitin 1997 – 1998 si Drejtore e Përgjithshme. Në mars të vitit 1999 ajo bashkëthemeloi Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe u angazhua si konsulente për institucione të ndryshme ndërkombëtare. Linda ka qenë anëtare e Bordit Mbikqyrës të Qendrës për Regjistrimin e Aksioneve që i parapriu çeljes së Bursës në Shqipëri (1996 – 1999), anëtare dhe më tej Kryetare e Bordit Mbikqyrës të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (2005 – 2010), anëtare e Këshillit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve (2015 – 2018), si dhe për disa vite lektore e financave ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe lektore e politikave publike dhe menaxhimit të riskut publik në Universitetin Europian të Tiranes. Interesi akademik i Linda Ramës mbetet i ndërthurur ngushtë me ndjeshmërinë ndaj grupeve më të ekspozuara të shoqërisë, si fëmijët, gratë, shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar apo minoritetet[3] Në vitin 2001 bëhet bashkëthemeluese e Aleancës Shqiptare të Fëmijëve[4] dhe në vitin 2002 shërben si kontribuese e akredituar në Seancat e Komitetit Përgatitor për Sesionin Special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Fëmijët. Aktualisht ajo vijon të jetë e angazhuar në punën kërkimore në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe si konsulente për institucione të ndryshme ndërkombëtare për çështje të ekonomisë, politikave publike dhe zhvillimit njerëzor.

Që prej vitit 2010, Linda është bashkëshortja e Kryeministrit të 33-të të Republikës së Shqipërisë, zotit Edi Rama.

Linda ka lindur në një familje autoktone Tiranase. Babai i saj ka qenë instrumentist (korno), ndërsa mamaja ka punuar në administratën e Kombinatit të Autotraktorëve në Tiranë. Shkolla e parë e saj ishte shkolla fillore “Kosova”, që funksiononte me sistemin eksperimental dygjuhësh (Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë angleze), për të vijuar më tej në shkollën tetëvjecare “20 vjetori” në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu për kimi industriale, ndërsa studimet universitare i kreu në degën ekonomi për industrinë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, nga ku diplomohet në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera.[5]

Në vitin 1987, angazhohet si pedagoge me kohë të pjesshme për lëndën “Organizimi dhe Planifikimi i Ndërmarrjeve Industriale”. Linda Rama aplikon dhe pranohet në vitin 1992 në Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë, në të cilin ndjek studimet e thelluara Master në Ekonomi.

Pas kthimit nga studimet master, Linda riangazhohet si lektore e “Financave Ndërkombëtare” në Universitetin Publik dhe më pas si lektore e lëndës “Politikat Publike dhe Manaxhimi i Riskut Publik” në Universitetin Europian të Tiranës.

Karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përvoja e parë profesionale e Linda Ramës është ajo në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë.[6] një ndërmarrje tipike socialiste në të cilën ajo u punësua pas përfundimit të studimeve universitare. Pas marrjes së titullit Master në Ekonomi, Linda rikthehet në Shqipëri për t’u angazhuar në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit, institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, në pozicion përgjegjës për konceptimin dhe zbatimin e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike. Në Agjensinë e Privatizimeve, Linda Rama jep një kontribut të rëndësishëm në formulimin e koncepteve moderne të tregut mbi shoqëritë anonime, privatizimin masiv, aksionet, fondet e investimeve, fondet e garancisë, bursën, etj..

Një vit pas përfundimit të punës së saj doktoriale, Linda Rama emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, institucion të cilin e drejton gjatë vitit 1997 dhe 1998.

Paralelisht, Linda Rama specializohet në fushën e tregut të punës dhe ristrukturimit financiar të kompanive. Gjatë studimeve master dhe më pas, Linda Rama kryen një sërë bashkëpunimesh në fushën e kërkimit shkencor.[7] me kërkues dhe profesorë të njohur të vendeve të tjera.

Në vitin 1999 bashkëthemelon “Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor-HDPC”, një prej institucioneve të para kërkimore të pavarura (think tank) në Republikën e Shqipërisë. HDPC luan një rol të rëndësishëm në adresimin konstruktiv të debateve të kohës mbi ekonominë, qeverisjen, zhvillimin njerëzor, administratën publike, qeverisjen, zhvillimin rajonal dhe reformat e lidhura me to.

Kërkimi shkencor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autore, bashkëautore e kontribuese e dhjetëra studimeve, raporteve, artikujve e publikimeve për ekonominë, zhvillimin e sektorit privat, qeverisjen, arsimin, zhvillimin njerëzor, qeverisjen, administratën publike të cilat, përpos interesit akademik, janë nxitur edhe nga ndjeshmëria ndaj grupeve më vulnerabël të shoqërisë – gratë, fëmijët, shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar apo minoritetet.,[8]

Në pothuajse 30 vjet kërkim shkencor, Linda Rama numëron mbi 50 botime [9] të publikuara në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Në rolin e autores kryesore, bashkëautores apo kontributores, Linda Rama ka publikuar artikuj, raporte vlerësimi apo monitorimi me institucione të rëndësishme ndërkombëtare, si Banka Botërore, Organizata Botërore e Punës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNDP, UNWOMEN, Universiteti i Staffordshire, LSE, ETF, CASE Foundation etj.

Ajo ka bashkëpunuar me personazhe të rëndësishme si Leszek Balcerowicz, dy herë zv/Kryeministër dhe Ministër i Financave i Polonisë. Balcerowicz ideatori i një serie reformash të cilat i dhanë fund hiperinflacionit, balancuan defiçitin buxhetor dhe shpërbënë strukturat joefiçente ekonomike në Poloninë e viteve të para post-komuniste; Ewa Balcerowicz, Iraj Hashi, profesor në Staffordshire Business School, Alia Moubayed i Middle East Institute, Sergej Tsvetarsky, President i National Statistical Institute Bulgaria, Farhad Merham, Ekspert Ndërkombëtar i ILO, Arjan Gjonçaj, Profesor i asociuar në LSE,Peter Middlebrook.[10]

Aktivizmi civil në kauza të barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të pakicave etnike është zhvilluar ngushtë me punën kërkimore të Lindës.[11] Janë shumë publikime në të cilat Linda është autore kryesore, bashkëautore apo kontribuese që adresojnë situatën e grupeve më vulnerabël të shoqërisë.  Përmirësimi i Marrëdhënieve Etnike në Europën Juglindore[12], Raportet e Zhvillimit Njerëzor.[13] Raportet Rajonale të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit në Shqipëri.[14], Raporti i Monitorimit për zbatimin e Dekadës Rome në Shqipëri[15] Zhvillimi i një Sistemi të Qendrueshëm për Adresimin e Dhunës ndaj Grave,[16] Vlerësim i Trafikimit të Fëmijve me qëllim shfrytëzimi.[17], Zbutja e Varfërisë dhe Integrimi Social i Personave me Aftësi të Kufizuara[18]etj., kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e politikave publike me fokus tek fëmijët[19],gratë[20] dhe grupet vulnerabël.

Në vitin 2001, Linda Rama së bashku me përfaqësues të 6 organizatave të tjera të shoqërisë civile bashkëthemeloi Aleancën Shqiptare të Fëmijëve, lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri për të drejtat e fëmijve, pjesë e Lëvizjes Botërore për Fëmijët nën moton “thuaj PO për fëmijët”. Linda u akreditua nga ana e Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në Seancat e Komitetit Përgatitor për Sesionin Special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Fëmijët, që u mbajt në vitin 2002.

Linda Rama është pjesëmarrëse në disa forume dhe samite të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut si Samitin Global të Gruas të mbajtur në Tiranë[21] Global Women Club Kosovo [22] Forumin e Grave në Lidership në Dubai[23] Young Muslim Women Summit,[24] UNECOSOC Youth Forum etj. si dhe i është bashkuar WomensEntrepreneurshipDay @CharieBlairFndt në apelin në mbështetje të grave sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta përkrah Cherie Blair, Hillary Clinton dhe disa personaliteteve të tjera botërore, më pas në apelin Hapi Udhë Vajzave dhe në mars 2022 i dërgoi një mesazh solidariteti Olena Zelenska dhe popullit të Ukrainës[25].

Linda beson se profili publik i gruas së Kryeministrit mbetet një zgjedhje personale. “Në bërjen e kësaj zgjedhje, bindja ime e parë dhe e pandryshuar është që publiku kërkon dhe meriton protagonizmin efektiv të individit që ka zgjedhur si Kryeministër dhe jo të bashkëshortes së tij[26].

Me këtë bindje, Linda Rama i ka dhënë kuptim prezencës së saj në publik vetëm kur e ka gjykuar atë si domethënëse dhe të dobishme për publikun. Ajo është dalluar për qëndrimet e saj të qarta lidhur me kauzat që ajo beson. Linda është pozicionuar dhe ka kërkuar vëmendje më të madhe publike për fëmijët, gratë në komunitete, rolin e gruas në media,[27] rolin e gruas në politikë dhe qeverisje etj.

Në vitin 1989, Linda Rama është martuar me Thanas Xhillari dhe së bashku kanë vajzën e tyre Rea Xhillari. Prej vitit 2010, Linda Rama është e martuar me Edi Rama, Kryeministrin e 33-të të Republikës së Shqipërisë. Së bashku, ata kanë një djalë, Zaho Rama, lindur në vitin 2014.

Familja Rama është një familje me besim të përzierë. Linda Rama është lindur në një familje muslimane. Edi Rama është deklaruar si besimtar katolik, Rea dhe Gregori (djali i Edi Ramës nga martesa e mëparshme) i përkasin besimit ortodoks, ndërsa besimi i Zahos mbetet një zgjedhje e tij.

Lista e publikimeve shkencore[28]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Studime dhe Publikime mbi Ekonominë

1.     “Pasiguria shoqërore” (1995) - Artikulli parashtron pesë reformat e nevojshme të skemave të pensioneve, ndërkohë që trajton gjerësisht futjen e fondeve private të pensioneve krah për krah me përpjekjet reformuese të skemave shtetërore të pensioneve, duke sjelle detaje nga përvoja e vendeve si Polonia, Republika Çeke, Sllovenia dhe Shtetet Baltike etj.

2.     “Privatizimi pesë vjet më pas” (1996)- Artikulli nxjerr në pah shumë shembuj privatizimesh në favor të punonjësve, privatizimesh të shpejta përmes shitjes te blerës vendas dhe shitje të ngadalta përmes tenderave, ankandeve, ofertave fillestare publike etj.

3.     “Agjentët e energjisë, një anketë mbi energjinë në botën pas komuniste” (1996) - Artikulli trajton nevojën për të sjellë investime të huaja në sektorin energjetik, për rritjen e pavarësisë nga disa burime të huaja energjie duke rritur efikasitetin dhe duke shfrytëzuar më mirë burimet alternative që ekzistojnë në vend.

4.     “Ndryshimi i erërave të tregtisë: anketë mbi ndryshimin e tregtisë ndërkombëtare në vendet në tranzicion” (1996) - Artikulli ofron një analizë të vështirësive të hasura pas hapjes së tregjeve, të rolit të shpirtit të sipërmarrësve të vegjël për të sfiduar mbizotërimin e ish-dhomave shtetërore të tregtisë, të nevojës që kanë qeveritë për të luajtur një rol që tregtia të rritet përtej aktiviteteve me një person, evoluimit të problemit të financimit të tregtisë në kushtet e mungesës së financave dhe mekanizmave e institucioneve financiare, të rrugës për t’u kthyer te tregtia me fqinjët etj.

5.     “Po vjen taksambledhësi – anketë mbi taksat dhe tranzicionin post-komunist” (1997) - Artikulli shtjellon sesi normat e larta tatimore kanë sjellë rritje të ekonomisë hije dhe korrupsionit të zyrtarëve shtetërore në vendet e Europës Qendrore.

6.     “Pengesat e hyrjes dhe zhvillimit të firmave të reja në Shqipëri” (1998) -  Raporti paraqet rezultatet e punës kërkimore të koordinuar nga Leszek Balceroëicz dhe zbatuar nga një ekip studjuesish ndërkombëtar.

7.     “Privatizimi dhe tranzicioni në Shqipëri” (1999) - Artikulli përqendrohet në politikat e privatizimit dhe rolin e tij në krijimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri.

8.      “Nxitja e zhvillimit të ndërmarjeve të vogla nëpërmjet një mjedisi më të mirë për bizneset” (2002) - Raporti paraqet gjetjet e një këqyrjeje të instrumenteve, proceseve dhe mekanizmave që kanë shfrytëzuar agjencitë donatore në këtë drejtim.

9.      “Barrierat e Hyrjes dhe Ndikimi në Performancën e Firmave në Shqipëri” (2003) - Studimi trajton faktorët ligjorë, fiskalë, insitucionalë dhe financiarë që pengojnë hyrjen e firmave të reja dhe ngadalsojnë zgjerimin e atyre ekzistuese në treg.

10.  “Heqja e pengesave administrative për investimet” (2003) - Raporti analizon situatën dhe rekomandon ndërmarrjen e një sërë veprimeve për zgjidhjen e pengesave administrative ndaj hovit sipërmarrës.

11.  “Shqipëria – Vlerësimi i varfërisë” (2003) - Studimi ofron një vështrim tërësor mbi vlerësimin e varfërisë në Shqipëri, duke përfshirë shumë elemente përbërëse, si vlerësimi i kufirit të varfërisë, varfëria rurale dhe urbane, përcaktuesit e varfërisë, karakteristikat e familjeve, karakteristikat e tregut të punës, dimensionet e varfërisë që nuk lidhen me të ardhurat, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

12.  “Ruajtja e Rritjes përtej Tranzicionit” (2004) - Raporti ofron një vështrim të thelluar të performancës së rritjes kumulative ekonomike të Shqipërisë, që ka ardhur si rezultat i një sërë reformave strukturore dhe atyre të stabilizimit makroekonomik, produktivitetit shumë faktorial dhe remitancave nga migracioni. Më tej, ai parashtron sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm, si kufizimet makroekonomike, përfshi qëndrueshmërinë fiskale, normat reale të interesit, menaxhimin dhe prioritizimin e shpenzimeve, dhe varfërinë.

13.  “Ristrukturimi i shpenzimeve publike për të mbështetur rritjen ekonomike, Vol. I” (2006) - Raporti ofron një vështrim, analizë e rekomandime tërësore për strategjitë e politikat e shpenzimeve publike në Shqipëri, në dritën e sfidave që ka vendi për të siguruar qëndrueshmëri të rritjes dhe uljes së varfërisë.

14.  “Ristrukturimi i shpenzimeve publike për të mbështetur rritjen, Vol. II” (2006) - Raporti konstaton se në thelb të sfidave zhvillimore të sektorit privat qendron politika e shpenzimeve publike.

15.  “Analiza e nevojave për aftësi në Shqipëri (2014, 2017)” - Gjetjet dhe rekomandime që reflektojnë dinamikën e tregut të punës në kurikulat shkollore dhe trajnimin për të rriturit, për të projektuar ndërhyrje në sektorë dhe rajone me më shumë nevoja, për të përmirësuar aktivitetin e institucioneve të tregut të punës dhe për të orientuar politikat dhe asistencën e huaj në të ardhmen.

16.  “Roli i sektorit privat në procesin anëtarësues të Shqipërisë në BE” (2022) - Studimi vendos fokusin në vlerësimin e strukturës së negocimit lidhur me haësirën që krijon për përfshirjen e sektorit privat dhe në mbledhjen e opinioneve nga përfaqësuesit e institucioneve publike, shoqatat e biznesit dhe nga vetë kompanitë për aspekte të ndryshe të procesit dhe pritshmërive prej tij. Gjetjet tregojnë mungesën e një përfaqësimi pyramidal të trupave negociuese të biznesit. Anëtarët e Këshillit për Integrimin dhe të Platformës për Partneritetin përfaqësojnë vetëm një numër të kufizuar kompanish.


Studime e Publikime mbi Zhvillimin Njerëzor.

1.      “Raporti i zhvillimit njerëzor i Shqipërisë (1998, 2000)” – Raportet për secilin vit përshkruajnë një sërë rekomandimesh për ndryshimin e politikave, kombinuar me politikat sociale dhe planet e zhvillimit rajonal për të patur një zhvillim të qëndrueshëm njerëzor.

2.      “Kushtet e jetesës dhe pabarazia në Shqipëri” - Studimi shqyrton pabarazitë në standardin e jetesës së shqiptarëve, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në ofrimin e shërbimeve, si shëndetësia dhe arsimi, ofrimin e strehimit, si dhe mënyrën sesi ndikojnë këta faktorë në nivelin e varfërisë dhe situatën shëndetësore të popullsisë.

3.      “Raporti i zhvillimit njerëzor, Shqipëria 2002: Sfidat e qeverisjes vendore dhe zhvillimit rajonal” - Raporti HDR 2002 argumenton nevojën për një Reformë të re Administrative Territoriale që lehtëson barrën administrative lokale, sjell një qasje të re të planifikimit rajonal që trajton nevojat për zhvillim, varfërinë rurale, problemet e shpopullimit, si dhe mënyrat mjaft kaotike të zhvillimit urban në Shqipëri.

4.      “Nxitja e zhvillimit vendor përmes OZhM-ve: Qarku i Shkodres, Elbasanit, Beratit dhe Dibrës” - Trajtohet lokalizimi i synimeve dhe treguesve të MDG-ve si dhe mënyra e përdorimit të tyre si instrumente promovuese të zhvillimit rajonal, në përmbushje të detyrimeve nga Raporti “Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit”.

5.     “Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Kosovën 2006, Rinia: Një brez i ri për një Kosovë të re” - Raporti merr në shqyrtim rolin e të rinjve në proceset zhvillimore në Kosovë dhe u bën thirrje institucioneve dhe autoriteteve të krijojnë marrëdhënie të afërta me të rinjtë, me qëllim që shqetësimet e tyre të veçanta të dëgjohen e të marrin përgjigje, duke përfshirë rekomandime për rritjen e përfshirjes së rinisë në proceset monitoruese dhe vendimmarrëse.

6.     “Kompetencat e të mësuarit për të nxënë dhe për sipërmarrjen në AFP dhe arsimin e lartë” - Studimi ofron një panoramë të plotë mbi dukuritë ekzistuese dhe nxit politikëbërësit të përfshijnë “të mësuarit për të nxënë” dhe “sipërmarrjen” në axhendën kombëtare të reformës arsimore.

7.      “Të mësuarit mbi sipërmarrjen, arsimi dhe formimi profesional në Shqipëri” - Studimi evidenton praktikat pozitive të kreativitetit dhe sipërmarrjes brenda sistemit arsimor, ofron një vështrim të zgjeruar mbi të mësuarin për sipërmarrjen dhe inkurajon zbatimin e këtij koncepti në AFP si një qasje strategjike novatore dhe efikase në përputhje me objektivat për anëtarësim në BE.

8.      “Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë, Funksionaliteti” - Raporti ofron vështrime të thelluara të sfidave madhore, si korrupsioni dhe sistemi i pareformuar dhe joefikas i drejtësisë.

9.      “Niveli i orientimit në karrierë dhe i këshillimit në universitetet publike dhe private në Shqipëri” - Studimi vlerëson në thellësi të statusin aktual të zhvillimit të shërbimeve të OK-së në IAL, duke mbuluar aspektet të ndryshme, si dhe identifikon dobësitë dhe praktikat më të mira nga pikëpamja e drejtuesve të IAL-ve, personelit të ShOKK-së dhe studentëve.

10.  “Zhvillimi i vazhdueshëm profesional për mësuesit dhe drejtorët e arsimit profesional në Shqipëri” - . Raporti identifikon çështjet që u vlerësuan si më urgjente nga anketa e ZhVP-së, si dhe rekomandimet që u konsideruan më praktike.

11.  “Kompetencat digjitale të mësuesve në Shqipëri” - Ky raport është pjesë e një projekti për zhvillimin dhe testimin e një procesi vetëvlerësimi për të identifikuar dhe analizuar kompetencat digjitale të mësuesve në pesë vende (Shqipëri, Mali i Zi, Moldavi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), për të analizuar ofertën aktuale të ZhVP-së dhe për të identifikuar nevojat e saj.

Monitorime dhe Vlerësime

1.     “Shqipëria dhe Objektivat e Mijëvjeçarit” - . Raporti bën një analizë të përgjithshme të veprimtarive që janë kryer në vijim të Deklaratave e Konventave të viteve ’90, ku Shqipëria është palë, vlerëson se sa të përshtatshëm janë synimet dhe treguesit e MDG-ve me kushtet e Shqipërisë dhe identifikon statusin aktual të arritjeve, hendeqet dhe problemet kryesore që duhen trajtuar më tej, me qëllim përmbushjen e secilit objektiv.

2.      “Trafikimi i fëmijëve në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Elbasan” - . Studimi sugjeron se trajtimi i çështjes së trafikimit të fëmijëve kërkon zgjidhje të problemeve familjare dhe çështjeve sociale komplekse që nxitin varfërinë, si dhe struktura ligjore e shoqërore nw mbrojtje tw fëmijëve dhe komuniteteve tw marxhinalizuara.

3.     “Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri: lehtësimi i varfërisë dhe integrimi” - Studimi bazohet në analizën e strategjive aktuale kombëtare dhe sektoriale të zhvillimit dhe kuadrin rregullator ligjor ekzistues në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, si dhe mbi vlerësimet e drejtpërdrejta të personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesve të shoqatave të tyre.

4.     “Zhvillimi i sektorit të tretë në Shqipëri: Sfidat dhe mundësitë” - Studimi argumenton sesi historiku i krijimit dhe i aktivitetit të organizatave të shoqërisë civile i është përgjigjur historisë së tranzicionit shqiptar dhe problematikës së imponuar prej saj në katër faza.

5.     “Raport i shoqërisë civile për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Integrimit të Romëve në Shqipëri” - Raporti përmbledh një seri rekomandimesh për Parlamentin, Avokatin e Popullit, qeverinë, shoqërinë civile dhe shoqatat e komunitetit Rom mbi zbatimin e Strategjisë.

6.     “Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm për trajtimin e dhunës kundër grave në Shqipëri” - Raporti konstaton sesi profili i dhunës në familje në Shqipëri shfaqet më kompleks e i rënduar për shkak të një tranzicioni të gjatë dhe të vështirë.

7.      “Gratë në borde dhe pozicione të larta drejtuese në kompanitë që veprojnë në Shqipëri” - Studimi paraqet një numër të madh shifrash dhe faktesh mbi barazinë gjinore.

8.      “Shtyllat e shoqërisë civile, bashkëpunim më efektiv të sektorit civil e shtetëror në Shqipëri” - Raporti shqyrton arritjet e Akademisë 2015-2018 së Organizatave të Shoqërisë Civile (OshC), dhe paraqet konkluzione dhe rekomandime për hartimin e zbatimin e programeve në të ardhmen, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes drejtuesve ekzekutivë të OShC, me institucionet qeveritare, si dhe përpjekjet e ardhshme për mbledhjen e fondeve.

Studime e Publikime të tjera.

1.     “Varfëria në një tranzicion të zgjatur” - Artikulli diskuton ndikimin që tranzicioni i zgjatur i ekonomisë shqiptare ka pasur mbi shumë dimensione të varfërisë.

2.      “Racionalizimi i shpenzimeve sociale për të përshpejtuar zhvillimin shoqëror” - Artikulli shqyrton shpenzimet publike në sektorët socialë të Shqipërisë në dritën e MSA me Bashkimin Evropian dhe trajton disa prej mangësive në shpenzimet për arsimin, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen sociale.

3.      “Strategjia për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunës së Gjakovës /Dakovica” - . Strategjia paraqet rrugën për të ecur përpara, që vlen edhe si bazë për monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë së zbatimit të MDG-ve.

4.      “Të nxenit përmes punës në vendet kandidate të BE” - Studimi paraqet të dhëna mbi shkallën e zbatimit të detyruar të të nxënit përmes punës në programet tre dhe katërvjeçare të arsimit profesional, kuadrin ekzistues rregullator që mbulon të nxënit përmes punës, qëndrimin e bizneseve, shoqatave të biznesit, organizatave të sektorit dhe sindikatave kundrejt ofrimit të të nxënit përmes punës për studentët.

5.      “Përmbledhje – Shqipëria 2021” - Raporti është pjesë e monitorimit të integruar të Rekomandimit të Këshillit të BE-së për AFP-në dhe Deklaratës së Osnabruck-ut, Ai paraqet shkurtimisht rregullat dhe qeverisjen e AFP-së fillestare dhe të vazhduar, si dhe reformat në këto fusha, përfshi ndryshimet ligjore përkatëse.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Linda Rama-Profile" (në anglisht). qershor 26, 2019. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Rama, Linda (13 Gusht 2020). "Bashkëshortja e Kryeministrit që diti të jetë gjithmonë Linda". L'Express. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  3. ^ "idem" (në frëngjisht).
  4. ^ "Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 28 Shkurt 2020. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  5. ^ Rama, Linda (13 gusht 2020). "Linda Rama" (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2020.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ "How has she climbed the ladder of her career and where is she focused at the moment? Linda Rama tells her first job and the moment when she experienced the shocking situation for her". 19 Qershor 2021. Marrë më 19 Qershor 2021. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)
  7. ^ Rama, Linda. "Linda Rama".
  8. ^ Rama, Linda. "Linda Rama".
  9. ^ "idem" (në anglishte britanike).
  10. ^ "PETER MIDDLEBROOK" (në anglishte amerikane). 2021. Marrë më 2021. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  11. ^ "Linda Rama". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.
  12. ^ "Minority Rights in Practice in South-East Europe 2004-2008" (PDF) (në anglisht).
  13. ^ https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/undp_hdr_2000_compressed_1.pdf https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/hdrc_shqip.pdf https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/nhdr2016_eng_compressed.pdf https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/kosovo_nhdr_2006_en_6yPSjAD.pdf "The Macron affair: How the French election winner's parents discovered he was dating his teacher" (PDF) (në anglishte britanike). 2018-07-17. {{cite news}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  14. ^ "The Albanian Response to the Millennium Development Goals" (PDF) (në anglisht). Marrë më Maj 2002. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  15. ^ https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/Roma_decade__civil-society-monitoring-report_en_RXDoF2u.pdf. Civil Society Monitoring Report on the Implementation of the National Roma Integration Strategy and Decade Action Plan in 2012 in Albania
  16. ^ "DEVELOPING A SUSTAINABLE SYSTEM FOR ADDRESSING VIOLENCE AGAINST WOMEN in Albania" (PDF). elysee.fr (në anglisht). {{cite web}}: Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 56 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)
  17. ^ "Rapid Assessment of Trafficking in Children for Labour and Sexual Exploitation in Albania" (PDF) (në anglisht).
  18. ^ "Persons with diasabiliites in Albania. Poverty Alleviation and integration" (PDF) (në anglisht).
  19. ^ "Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës". javanews.al.
  20. ^ "WOMEN IN BOARDS & SENIOR POSITIONS COMPANIES OPERATING IN ALBANIA" (PDF) (në anglisht).
  21. ^ "A Tale Between Two Times - Global Women Summit" (në anglisht). Marrë më Qershor 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  22. ^ Rama, Linda. "Global Women Club Kosovo" (në anglisht). Marrë më Shtator 2019. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  23. ^ "Women in Leadership Economic Forum". Marrë më Tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  24. ^ "The Falling Myth of War as a Men's Affair - Young Muslim Women Summit, UN ECOSOC Youth Forum". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Mes". Marrë më 12 Mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  26. ^ "We're all here to leave a decent mark behind". https://londonbusinessmagazine.com/ (në anglisht). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  27. ^ "You are destined to make the difference - Event with Women Journalists". https://lindarama.al/en/ (në anglisht). {{cite web}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |archive-date= (Ndihmë!)
  28. ^ Rama, Linda. "Lista e publikimeve shkencore". https://lindarama.al/en/works/. {{cite web}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |access-date= dhe |website= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)