Jump to content

Los Anxheles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Los Anxhelosi)
Los Anxheles
Los Angeles
Qytet
Pamje nga Los Anxheles.
Pamje nga Los Anxheles.
Nofkat: 
Qyteti Ëngjëjve
Popullsia
 • Gjithsej(2.012) 3,857,799
Faqja zyrtarewww.lacity.org

Los Angeles, shqiptuar Los Anxheles, i njohur shpesh me inicialet LA, është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, dhe qendra e qarkut Los Anxheles. I ndodhur në jug të Kalifornisë, Los Angeles është i njohur për klimën e tij mesdhetare, diversitetin etnik dhe si një qendër e madhe e industrisë amerikane të argëtimit. Los Angeles qëndron në një pellg të madh bregdetar rrethuar në tre anët nga male që arrijnë deri në mbi 3.000m.

Los Anxheles banohej nga fiset Chumash dhe Tongva. Ai u pretendua nga Juan Rodriguez Cabrillo për Spanjën në vitin 1542, së bashku me pjesën tjetër të asaj që do të bëhej më vonë Alta Kalifornia. Qyteti u themelua zyrtarisht më 4 shtator 1781, nga guvernatori spanjoll Felipe De Neve. Ai u bë pjesë e Meksikës në 1821 pas Luftës meksikane të Pavarësisë. Në vitin 1848, në fund të Luftës meksikano-amerikane, Los Anxheles dhe pjesa tjetër e Kalifornisë u blenë si pjesë e Traktatit të Guadalupe Hidalgo, duke u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Los Angeles u inkorporua si një bashki më 4 prill 1850, pesë muaj para se Kalifornia të behej shtet.

Los Anxheles është një qytet global me një ekonomi të shumëllojshme në argëtim, kulturë, media, fashion, shkencë, sport, teknologji, arsim, mjekësi dhe kërkim shkencor. Ai renditet i gjashti në Indeksin e Qyteteve Globalë dhe i 9-i në Indeksin e Fuqisë Ekonomike Globale. Qyteti është vendiie institucioneve të njohur që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave profesionale dhe kulturore dhe është një nga motorët më të konsiderueshëm ekonomikë në Shtetet e Bashkuara. Los Angeles përfshin Hollivudin dhe udhëheq botën në krijimin e prodhimeve televizive, videolojrave, dhe muzikës së regjistruar. Ai është gjithashtu një nga më të medhenjtë në prodhimin e filmit. Los Anxheles priti Lojërat Olimpike Verore në vitin 1932 dhe 1984, dhe është aktualisht kërkuar për ato të vitit 2024

Një metropol i pafund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetë qyteti shtrihet në 1.290 km2 dhe ka 4 milion banor, por e gjitha zona metropolitane (grand Los Angeles) pëfshinë bashkinë me të njëjtin emër (ku bëjnë pjesë edhe qytete tjera më të vogla si Long Beach, Santa Monica, West Holliwood, Pasadina, Beverly Hills, Malibue, etj.) dhe komunat përbri si Orinxh, San Bernardino, Riversajd, dhe Ventura që krijojnë një tërësi ubane e cila mbulon 88.000 km2 dhe rreth 17 milon banor. Për këtë arsye Los Anxhelesi konsiderohet qytet i automobilit, i përshkuar gjërë e gjatë me autorrugë 6 trakëshe.

Përzierje popujsh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Koreatown me qendrën apo Downtown në prapavijë

Popullsia e Los Anxhelesit është një ndër më të përzierat në botë. Bashkësia hispanike (e përbërë kryesisht nga emigrantë me origjinë meksikane e amerikanoqendrore) përbën rreth gjysmën e popullsisë, duke e bërë qytetin dygjuhësor. Bashkësitë e tjera të rëndësishme janë ato aziatike, veçanërisht kineze dhe koreane (kryesisht në lagjen Koreatown), iraniane dhe armene. Pabarazitë ekonomike ndërmjet bashkësive të ndryshme kanë bërë të mundëshme revolta popullore shpesh herë.

Qyteti i kinemasë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Simboli i Hollivudit

Simbol i LA është shkrimi i famshëm në kodrat e Hollivudit që tregon rëndësinë që ka pasur industria e kinemasë në historinë e qytetit. Sot Hollivudi është një vend turistik, por studiot më të rëndësishme kinematografike janë zhvendosur përtej kodrave në luginën San Fernando dhe ajo çfarë mbetet prej viteve të arta janë yjet me emrat e artistëve në trotuar dhe lokalet e modës në bulevardin Sunset.

Los Anxheles ka klimë shkretinore me reshje të pakëta dhe me më shume se 300 ditë më diell në vit. Përgjatë bregdetit klima ndryshon nga rrymat oqeanike të ftohta, por në brendësi temperaturat ditore kalojnë lehtë 35 shkallë. Falë një rrjeti kanalesh që bartin ujin nga lumi Kolorado, LA është një qytet gjithashtu i pasur me mjedise tropikale.

Qendra e Los Anxheles

I filluar më 1781 nën emrin El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de los Ángeles sobre El Río Porciuncula nga misionar katolik kur Kalifornia ende i takonte Spanjës, Los Anxhelesi u themelua bashkë me Kaliforninë më 1850, kur popullata e qytetit ishte ende 1.610 persona. Deri më 1900 mbeti pak i populluar, por zbulimi puseve të naftës dhe vërtetimi i ujësjellësit të projektuar dhe ndërtuar nga William Mulholland i jep shtytje një zgjerimi që ka sjellur atë në përmasat e tanishme.

Në Los Anxheles apo në zonat përreth ndodhen universitete të shumta. Universitetet publike janë:

  • Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA)
  • Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Los Anxheles (CSULA)
  • Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northridge (CSUN)
Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles

Universitetet private që ja vlen të përmenden:

  • Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC)
  • Universiteti Peperdajn
  • Universiteti Lojolla Marimaunt
  • Kolegji Perëndimor
  • Kolegji Otis i Artit dhe Vizatimit

Sistemi i kolegjeve dyvjeçare (community college) në qytet përfshijnë atë të Los Angeles College, atë Los Angeles Pierce College, Los Angeles Valley College, Los Angeles Mission College.

Tërheqjet më të rëndësishme janë lagjja e Hollivudit, dyqanet e Rodeo Drive dhe villat e yjeve në Beverli Hills, parqet e përfolura në Disneyland dhe Universal Studios. Vendndodhja e regjistrimeve të filmave më të rëndësishëm amerikan mund të shihet përreth qytetit.

Los Anxhelesi nuk ka ekip të futbollit amerikan, por prezantohet në të gjitha sportet tjera të rëndësishëm:

  • Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers në NBA (basketboll)
  • Los Anegeles Dodgers dhe Los Angeles Angels në MLB (bejsboll)
  • Los Angeles Kings në NHL (hokej në akull)
  • Los Angeles Sparks në WNBA (basketboll për femra)

LA ka organizuar dy olimpiada (të X dhe XXIII) dhe finalen e Botërorit të Futbollit të vitit 1994.

Bashkia e Los Anxhelesit
Pamje nga Los Anxheles

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Los Anxheles – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Los Angeles Wiki Arkivuar 6 maj 2021 tek Wayback Machine