Mërkuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mercury in color - Prockter07 centered.jpg
Përshkrimi Vlera
Distanca më e afërt nga Dielli 46 000 000 km
Distanca më e largët nga Dielli 70 000 000 km
Shpejtësia orbitale 48 km/sek
Periudha orbitale 87.969 ditë
Periudha e rrotullimit 58 646 ditë
Anim - Pjerrtësi
Diametri ekuatorial 4 878 km
Madhësia (Toka=1) 0.0558
Graviteti (Toka=1) 0.38
Shpejtësia e largimit 4.3 km/sek
Temperatura e sipërfaqes nga -170 °C në 430 °C

Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1]Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita.Teknikisht mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.

Karakteristika të përgjithshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më të afërt i Diellit nga tetë planetet e Sistemit Diellor, me periudhë orbitale rreth 88 ditë tokësore. Mërkuri lëviz në orbitën e tij për rreth 116 ditë, e cila është shumë më shpejt se çdo planet tjetër. Kjo lëvizje e shpejtë mund të ketë lidhje me emrin e hyjnisë romake Mërkurr (Hermes për grekët), i shpejtë, fluturues lajmëtari i perëndive. Mërkurri nuk ka pothuajse fare atmosferë për të mbajtur nxehtësinë, sipërfaqja e Mërkurrit përjeton ndryshimin më të madh të temperaturës nga të gjitha planetet, duke filluar nga -170° C gjatë natës deri në 430° C gjatë ditës në disa rajone ekuatoriale. Polet janë vazhdimisht nën -90° C. Boshti i Mërkurrit ka animim më të vogël prej planetëve të sistemit diellor. Në afel (pozicioni më i largët me diellin), Mërkuri është rreth 1.5 herë më larg nga Dielli sa është në perihel (pozicioni më i afërt me diellin). Sipërfaqja e Mërkurrit ka shumë kratere dhe të ngjashme në dukje me Hënën, duke treguar se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet. Mërkurri nuk ka stinë si planetet e tjera. Pozicioni i Mërkurrit pranë diellit e bën atë të rrotullohet në një mënyrë që është unike në Sistemin Diellor. Siç shihet në krahasim me yjet fikse, Mërkuri rrotullohet saktësisht tre herë për çdo dy rrotullime rreth orbitës së tij. Në një kornizë referimi nga Mërkuri ai bën një rrotullim rreth vetes vetëm një herë në çdo dy vjet Mërkurrian. Një vëzhgues në Mërkurr do të shohë vetëm një ditë çdo dy vjet. Për shkak se orbita e Mërkurrit ndodhet shumë afër diellit (ashtu si Venusi), ai duket në qiellin e Tokës vetëm në mëngjes ose në mbrëmje , por jo në mes të natës. Për vëzhguesit nga Toka, Mërkurri nuk tregon një gamë të plotë të fazave sesi ai lëviz rreth orbitës së tij, ashtu si Venusi dhe Hëna. Edhe pse Mërkurri mund të jetë një objekt shumë i ndritshëm, por afërsia e tij me Diellin e bën atë më të vështirë për tu parë sesa Venusi. Gjatë një viti (mërkurrian) kur Dielli është nën horizont, temperatura e sipërfaqes është shumë e ulët. Gjatë vitit tjetër kur dielli është mbi horizont, Dielli lëviz ngadalë në qiell nga ana lindore në anën perëndimore, ndërsa planeti bën një rrotullim të plotë rreth Diellit, duke kaluar përmes dy pozicioneve perihel dhe afel . Në perihel, intensiteti i dritës së diellit në sipërfaqen e planetit është më shumë se dy herë i lartë në krahasim me afelin. Ka vende në sipërfaqen e Mërkurrit nga të cilat Dielli është i dukshëm lartë në qiell çdo ditë në kohën e perihelit. Këto vende marrin rrezative intensive diellore në atë kohë, dhe për këtë arsye bëhet shumë i nxehtë, ndërsa kur ndodhet në afel gjatë ditës temperaturat janë më të ulta. Ky dallim (ndryshimi i temperaturës) mes perihelit dhe afelit është i lidhur me ndryshimin e shpejtësisë së lëvizjes së dukshme të planetit me afërsinë nga Dielli. Kur ai (Dielli) është afër në perihel, Mërkurri udhëton më shpejt rreth orbitës së tij sesa në afel, sipas ligjit të dytë të Keplerit. Pranë perihelit, shpejtësia orbitale këndore e Mërkurrit bëhet më e madhe përafërsisht e barabartë me shpejtësinë rrotulluese të tij, në lidhje me yjet fikse. Përkohësisht, siç shihet nga Dielli, Mërkurri ngjan me Hënën si shihet nga Toka (i palëvizshëm), me sa duket shpejtësia e lëvizjes rreth vetes dhe shpejtësia rrotulluese këndore, në krahasim me yjet fikse, janë të barabartë. Prandaj, kur shihet nga Dielli në kohën e perihelit, rrotullimi e planetit duket në pauzë, edhe siç shihet nga Mërkurri, lëvizja e Diellit nëpër qiell gjithashtu duket në pauzë. Kjo zgjat dhe rrit ngrohjen diellore të vendeve ku dielli shfaqet lart në qiellin e ditës mërkurriane të perihelit. E kundërta ndodh gjatë kohës kur Mërkurri ndodhet në afel, Dielli lëviz më shpejt se zakonisht në qiellin Mërkurrian. Në çdo vend të caktuar mbi sipërfaqen e planetit, ekziston një cikël i variacioneve të temperaturës që janë të përsëritura çdo ditë. Këndet e ndryshme të lartësisë dhe shpejtësisë së dukshme të Diellit në qiell ndërveprojnë me ndryshimin e intensitetit të dritës së diellit e shkaktuar nga ndryshimi i distancës së Mërkurrit nga Dielli, në vende të ndryshme të gjatësisë dhe të gjerësisë gjeografike përjetojmë modele të ndryshme të variacionit të temperaturës gjatë ciklit të përditshëm mërkurrian.

Struktura e brendshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Struktura e brendëshme e Mërkurrit:
1. Korja: 100–300 km e thellë
2. Manteli: 600 km i thellë
3. Bërthama: 1,800 km i thellë

Mërkurri është një nga katër planetet tokësore (të ngurtë) në Sistemin Diellor, dhe ka një strukturë shkëmbore si Toka. Ai është planeti më i vogël në Sistemin Diellor, me një rreze ekuatoriale 2,439.7 km. Mërkurri është edhe më i vogël (edhe pse më masiv) se satelitët më të mëdhenj natyrorë në Sistemin Diellor, Ganimede dhe Titan. Mërkurri përbëhet nga rreth 70% material metalik dhe 30% material silikat, dëndësia e Mërkurrit është e dyta më e lartë në Sistemin Diellor me 5.427 g/cm3, vetëm pak më pak se dëndësia 5.515 g/cm3 e Tokës.

Dëndësia e Mërkurrit na jep shumë të dhëna për të detajuar strukturën e tij të brendshme. Edhe pse dëndësia e lartë e Tokës rezulton dukshëm nga tërheqja gravitacionale, sidomos në bërthamë, Mërkurri është shumë më i vogël dhe rajonet e tij të brendshme nuk janë aq të ngjeshura. Prandaj, që ai të ketë një dendësi të tillë të lartë, bërthama e tij duhet të jetë e madhe dhe e pasur me hekur. Gjeologët vlerësojnë se bërthama e Mërkurrit zë rreth 42% të vëllimit të tij, për Tokën kjo përqindje është 17%. Një studim i botuar në vitin 2007 sugjeron se Mërkurri ka një bazë prej metali të shkrirë. Përreth bërthamës është manteli 500-700 km i përbërë nga silikate. Bazuar në të dhënat e misionit Mariner 10, dhe Tokës me bazë vëzhgimi, korja e Mërkurrit besohet të jetë 100-300 km e trashë. Një tipar dallues i sipërfaqes së Mërkurrit është prania e kreshtave të shumta të ngushta, që shtrihen deri në disa qindra kilometra në gjatësi. Besohet se këto ishin formuar në bërthamën e Mërkurrit dhe mantelin e ftohur dhe të kontraktuar në një kohë kur korja ishte e forcuar tashmë. Korja e Mërkurrit ka një përmbajtje më të lartë hekuri nga ajo e çdo planeti tjetër të madh në Sistemin Diellor, dhe disa teori e kanë shpjeguar këtë. Teoria e pranuar gjerësisht është se Mërkurri fillimisht kishte një raport metalik-silikat të ngjashme me meteoritet, mendohet të jetë një shembull tipik i materies shkëmbore të sistemit diellor, me një masë afërsisht 2.25 herë masën e saj aktuale. Në fillim të sistemit diellor, Mërkurri mund të jetë goditur nga një planet tjetër i panjohur me masë rreth 1/6 e masës së Mërkurrit dhe disa mijëra kilometra gjatësi, ndikimi i të cilit ka hequr shumë pjesë të kores origjinale dhe mantelin, duke e lënë bërthamëm si një komponent meqë ka qënë relativisht e madhe. Një proces i ngjashëm, i njohur si hipoteza e ndikimit gjigand, është propozuar për të shpjeguar formimin e Hënës . Por, Mërkurri mund të jetë formuar edhe nga mjegullnaja diellore para se prodhimi i energjisë Diellore të ishte stabilizuar. Planeti fillimisht do të ketë pasur një masë dy herë më të madhe se masa e tij e tanishme, por që më vonë është tkurrur, temperaturat pranë Mërkurrit mund të ketë qenë në mes 2.200 °C dhe 3.200 °C por ndoshta edhe më të larta deri në 10.000 °C. Pjesa më e madhe e sipërfaqes shkëmbore të Mërkurrit do të kenë avulluar në temperaturat e tilla, duke formuar një atmosferë, që mund të jetë dërguar larg nga era diellore . Një hipotezë e tretë propozon që mjegullnaja diellore të ketë shkaktuar tërheqjen në grimcave nga e cila Mërkurri ishte i mbështjellë, që do të thotë se grimcat ishin të lehta dhe u larguan duke e lënë Mërkurrin të zhveshur dhe me një sipërfaqje solide. Çdo hipotezë parashikon një përbërje të ndryshme të sipërfaqes , dhe për këtë do të dërgohet misioni i ardhshëm në hapësirë, BepiColombo, që do të bëjë vëzhgime për të provuar hipotezat. MESSENGER ka gjetur në nivele më të larta se sa pritej kalium dhe squfur në sipërfaqe, duke sugjeruar se hipoteza e avullimit të kores dhe mantelit nuk ka ndodhur, për shkak se kaliumi dhe squfuri do të ishin larguar nga të nxehtit ekstrem të këtyre ngjarjeve. Gjetjet duket se janë në favor të hipotezës së tretë, megjithatë është e nevojshme analiza e mëtejshme e të dhënave.

Gjeologjia e Mërkurrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipërfaqja e Mërkurrit është shumë e ngjashme në dukje me atë të Hënës, duke treguar si fushat e gjera dhe krateret e thellë,kjo tregon se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet. Njohuritë tona të gjeologjisë së Mërkurrit kanë qenë të bazuara në Mariner 10 (që udhetoi drejt tij më 1975) dhe vëzhgimet tokësore, por është më pak i kuptuar nga planetet e tjerë tokësore. Ndërsa nga përpunimi i të dhënave nga udhëtimi i fundit i MESSENGER këto njohuri u rritën. Karakteristike për planetin janë fushat Albedo, reflektimi i tyre dukshëm i ndryshëm, mund të shihet nga një vëzhgim i thjeshtë. Në Mërkurr gjenden edhe Dorsa-t (të quajtura edhe "rrudhë-kreshtat") malore, si në Hënë, ka male, kodra, fusha dhe lugina. Emrat me karakteristikat për Mërkurrin vijnë nga një shumëllojshmëri burimesh. Emrat që vijnë nga njerëzit janë të kufizuara për të vdekurit. Krateret emërohen me emra artistësh, muzikantësh, piktorësh, dhe autorë të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në fushën e tyre. Ridges, (ose Dorsa), emërohen për shkencëtarët të cilët kanë kontribuar në studimin e Mërkurrit. Malet janë emëruar në fjalën " nxehtë " në gjuhë të ndryshme. Fushat emërohen për Mërkurrin në gjuhë të ndryshme. Kodrat emërohen për anijet dhe ekspeditat shkencore. Luginat emërohen për objektet radio-teleskop. Mërkurri u bombardua rëndë nga kometat dhe asteroidet gjatë dhe menjëherë pas formimit të tij 4.6 miliarda vjet më parë, si dhe gjatë një episodi të veçantë ndoshta të mëvonshëm i quajtur bombardimi i rëndë rreth 3.8 miliardë vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe intensive formimi, planeti ka marrë mbi sipërfaqen e tij të gjithë krateret, kjo është lehtësuar edhe nga mungesa e ndonjë atmosferë për të ngadalësuar goditjet. Gjatë kësaj kohe planeti ishte aktiv nga ana vullkanike, pellgje të tilla si pellgu Caloris ishin mbushur me magmë, ka pasur fusha të ngjashme si ato të gjetura në Hënë . Të dhënat nga anija kozmike MESSENGER i tetorit 2008 i dhanë studiuesve një vlerësim më të madh për natyrën e sipërfaqes së Mërkurrit. Sipërfaqja e Mërkurrit është më heterogjene se Marsi apo Hëna.

Zonat e goditura dhe krateret[redakto | redakto tekstin burimor]

I ashtuquajturi "terren i çuditshëm" formuar në antipodin e Basenit Kaloris

Krateret në Mërkurr kanë diametër qindra kilometra ato janë në formën e vazove të vogla. Krateret shfaqen në të gjitha gjëndjet e degradimit (gërryerjes), nga kratere relativisht të freskëta të valëzuara si dhe të tjera shumë të degraduara. Krateret Mërkurriane ndryshojnë pak nga krateret hënore zonat e mbuluara nga materiali i hedhur i tyre është shumë më i vogël, si pasojë e gravitetit të fortë të sipërfaqes së Mërkurrit. Sipas rregullave të UAN (Unioni Astronomik Ndërkombëtar), çdo krater i ri duhet të emërohet sipas një artisti që ishte i njohur për më shumë se pesëdhjetë vjet , dhe të vdekur për më shumë se tre vjet, përpara emëtrimit të datës së kraterit.

Krateri më i madh i njohur është Pellgu (baseni) Kaloris (Caloris), me një diametër prej 1.550 km. Goditja që krijoi pellgun Kaloris ishte aq e fuqishme sa që shkaktoi shpërthime të lavës duke lënë një unazë mbi 2 km i gjatë përreth kraterit të impaktit. Në antipod me pellgun Kaloris është një rajon i madh i pazakontë, një terren kodrinor i njohur si " Terreni i çuditshëm". Një hipotezë për origjinën e tij është se valët tronditëse të gjeneruara gjatë ndikimit Kaloris udhëtuan rreth planetit, duke kaluar në antipodin(180 gradë) e basenit në anën tjetër të planetit. Nga presioni i lartë ato kanë dalë në sipërfaqe. Nga ana tjetër, mendohet se ky terren është formuar si rezultat i materialit të hedhur në këtë pellg të antipodit. Në përgjithësi, rreth 15 pellgje nga goditjet janë identifikuar me anë të imazheve të Mërkurrit. Një pellg i dukshëm me shumë unaza Pellgu Tolstoj është 400 km i gjerë, që ka një shtrirje të materialit të hedhur deri në 500 km hapësirë nga buza e tij dhe është mbushur nga materialet që kanë rënë në sipërfaqe. Pellgu Beethoven ka një mbulesë të ngjashme me madhësi të materialit të hedhur me një diametër rreth 625 km. Ashtu si në Hënë, edhe në sipërfaqen e Mërkurrit kanë ndikuar efektet e agjentëve atmosferikë hapësinorë, ku përfshihet era diellore dhe ndikimet e mikrometeorëve .

Rrafshinat[redakto | redakto tekstin burimor]

Krateri Degas

Ka dy rajone rrafshinash gjeologjikisht të dallueshme mbi Mërkurr. Kodrinat të buta janë rrafshinat kodrinore në rajonet midis kratereve ato janë sipërfaqet më të vjetra të dukshme të Mërkurrit, të cilat kanë egzistuar para se terreni të jetë kraterizuar rëndë. Këto fusha midis kratereve duket se kanë zhdukur shumë kratere të vjetra , dhe që tregojnë një mungesë të kratereve të vogla, më poshtë se 30 km në diametër. Nuk është e qartë nëse ato janë me origjinë vullkanike ose nga goditjet. Krateret midis rrafshinave janë të shpërndara pothuajse në mënyrë uniforme mbi të gjithë sipërfaqen e planetit.

Rrafshinat e lëmuara janë zona të sheshta që mbushin relievin, ato janë të madhësive të ndryshme dhe kanë një ngjashmëri të madhe me mjedisin hënor. Veçanërisht, ato mbushin një hapësirën e gjerë që rrethon pellgun Kaloris. Ndryshe nga mjedisi hënor, rrafshinat e lëmuara të Mërkurrit kanë të njëjtën pamje si rrafshinat e vjetra midis kratereve. Me gjithë mungesën e karakteristikave vullkanike, pa mëdyshje, forma e tyre, vendndodhja dhe rrumbullakësia, mbështesin fuqishëm origjinën vullkanike. Të gjitha rrafshinat e lëmuara Mërkurriane janë formuar në mënyrë të konsiderueshme më vonë se pellgu Kaloris, siç dëshmohet nga densiteti dukshëm më i vogël sesa mbulesa e materialit të hedhur në kraterin Kaloris. Hapësira e Pellgut Kaloris është e mbushur nga një fushë e sheshtë gjeologjikisht e veçantë, ndërthurur nga kreshta dhe thyerje në një model afërsisht shumëkëndësh. Nuk është e qartë nëse ato janë llava vullkanike shkaktuar nga goditjet, ose e formuar nga përhapja e goditjes. Një tipar i pazakonshëm i sipërfaqes së planetit janë rrudhat e shumta të shtypura, që kryqëzojnë rrafshinat. Nga ftohja e brendshme e planetit, ato mund të jenë tkurrur dhe sipërfaqja e tij filloi të shtrembërohej, duke krijuar këto tipare. Rrudhat mund të dallohen mbi karakteristikat e tjera të terrenit të tilla si, krateret apo fushat e lëmuara, duke treguar se rrudhat janë të kohëve të fundit. Sipërfaqja e Mërkurrit është ndryshuar edhe nga xhungat e ngritura nga baticat Diellore, në Mërkurr ato janë rreth 17 herë më ë forta nga ato që shkakton Hëna në Tokë.

Atmosfera e Mërkurrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Imazhi i Mërkurrit marrë nga MESSENGER
Imazh radari i Polit të Veriut të Mërkurrit
Pamje e Polit të Veriut të Mërkurrit, ku NASA konfirmoi zbulimin e një sasie të madhe akulli në krateret e errët që ndodhen atje.

Temperatura e sipërfaqes së Mërkurrit shkon nga -170 °C në 430 °C në vendet më ekstreme në ekuator dhe pole. Ajo kurrë nuk ngrihet mbi -90 °C në pole, për shkak të mungesës së atmosferës dhe ndryshimit të madh të temperaturës midis ekuatorit dhe poleve. Pika më e afërt e sipërfaqjes me diellin arrin rreth 430 °C gjatë perihelit (në ekuator), dhe 270 °C në afel. Në anën e errët të planetit, temperatura mesatare shkon në rreth -160 °C. Intensiteti i dritës së diellit në sipërfaqen e Mërkurrit shkon në mes të 4.59 dhe 10.61 herë konstante diellore (1,370 W•m−2).

Edhe pse temperatura e ditës në sipërfaqen e Mërkurrit në përgjithësi është jashtëzakonisht e lartë, nga vëzhgimet del se akulli (uji i ngrirë) ekziston në Mërkurr. Krateret e thella në pole nuk janë të ekspozuar direkt ndaj diellit, dhe temperaturat atje mbetet nën -170 °C , shumë më e ulët se mesatarja globale. Akujt e ujit pasqyrojnë fuqishëm valët e radarit, dhe nga vëzhgimet e teleskopit Goldstone dhe radioteleskopit VLA në fillim të viteve 1990 zbuloi se ka disa pjesë terreni me reflektim shumë të lartë në radar në afërsi të poleve. Edhe pse akulli nuk është i vetmi shkak i mundshëm i këtyre rajoneve reflektive, astronomët besojnë se është më e mundshme . Rajonet e akullta besohet se përmbajë rreth 1014–1015 kg akull, dhe mund të jenë të mbuluara nga një shtresë pluhuri që pengon lartësimin. Për krahasim, shtresa e akullit Antarktik në Tokë ka një masë prej rreth 4×1018 kg , dhe poli i jugut të Marsit përmban rreth 1016 kg ujë. Origjina e akullit në Mërkurr nuk dihet ende, por dy burimet më të mundshme janë nga nxjerrja e avullit të ujit nga pjesa e brendshme e planetit ose e depozitimit nga përplasjet e kometave . Mërkurri është shumë i vogël dhe i nxehtë dhe graviteti i tij është i vogël për të mbajtur ndonjë atmosferë të rëndësishme gjatë periudhave të gjata kohore. Ai ka një atmosferë (Ekzosferë) sinjifikative që përmban hidrogjen, helium, oksigjen, natrium, kalcium, kalium dhe të tjera gazra të parëndësishëm. Kjo ekzosferë nuk është e qëndrueshme, shumë arsye kanë bërë që atomet të jenë humbur dhe zëvendësuar vazhdimisht. Atomet e hidrogjenit dhe heliumit ndoshta vijnë nga era diellore, ato kanë qëndruar në magnetosferën e Mërkurrit para se të ikin më vonë përsëri në hapësirë. Shpërbërja e elementeve radioaktivë brenda kores së Mërkurrit është një burim tjetër i heliumit, si dhe i natriumit dhe kaliumit. MESSENGER ka gjetur përqëndrime të larta të kalciumit, heliumit, hidroksidit, magnezit, oksigjenit, kaliumit, silicit dhe sodiumit. Avujt e ujit janë të pranishëm, të çliruar nga një kombinim i proceseve të tilla si goditja e kometave në sipërfaqen e tij, duke krijuar ujë nga pluhuri, hidrogjen nga era diellore dhe oksigjen nga shkëmbi, duke krijuar lartësimin e rezervuarëve të akullit të ujit në krateret që qëndrojnë përgjithmonë në hije në zonat polare. Zbulimi i sasive të larta të joneve të ujit të njohura si O + , OH - , dhe H2O + ishte një surprizë. Për shkak të sasive të këtyre joneve që janë zbuluar në mjedisin hapësinor të Mërkurrit, shkencëtarët hamendësojnë se këto molekula janë larguar nga sipërfaqja ose ekzosfera me anë të erës diellore . Natriumi, kaliumi dhe kalciumi janë zbuluar në atmosferë gjatë viteve 1980- 1990, dhe besohet të rezultojnë kryesisht nga avullimi i sipërfaqes shkëmbore të ndikuara nga goditjet mikrometeorite. Në vitin 2008 magnezi u zbulua nga sonda Messenger. Studimet tregojnë që, në kohë, emetimet e natriumit janë lokalizuar në pika që korrespondojnë me polet magnetike të planetit. Kjo tregon një ndërveprim midis magnetosferës dhe sipërfaqes së planetit. Më 29 nëntor 2012, NASA konfirmoi se imazhet nga MESSENGER kishin zbuluar se krateret në Polin e Veriut përmbanin akullin e ujit. Sean C. Salomoni u citua në New York Times se kishte llogaritur vëllimin e akullit si mjaft të madhe "mund të mbulonte Washington DC në një bllok të ngrirë dy milje e gjysmë të thellë".

Fusha magnetike e Mërkurrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Grafiku tregon forcën relative të fushës magnetike të Mërkurrit

Pavarësisht nga madhësia e tij e vogël dhe rrotullimit të ngadalshëm 59 ditë të gjatë, Mërkurri ka një fushë të rëndësishme magnetike, dhe me sa duket globale. Sipas matjeve të bëra nga Mariner 10, ajo është rreth 1.1% e fortë në krahasim me Tokën. Forca e fushës magnetike në ekuatorin Mërkurrian është rreth 300 nT. Ashtu si ajo e Tokës, fusha magnetike e Mërkurrit është dipolare. Për dallim nga Toka, polet Mërkurriane janë të lidhur pothuajse me aksin e rrotullimit të planetit. Matjet si nga Mariner 10 dhe MESSENGER kanë treguar se forca dhe forma e fushës magnetike janë të qëndrueshme.

Është e mundshme që kjo fushë magnetike të jetë gjeneruar me anë të efektit dinamo, në një mënyrë të ngjashme me fushën magnetike të Tokës. Ky efekt dinamo rezulton nga qarkullimi e hekurit të lëngshëm që përbën bërthamën e planetit. Efektet e forta të baticës të shkaktuara nga sjellja e çuditshme orbitale të planetit shërbejnë për të mbajtur bërthamën në gjendje të lëngët e nevojshme për efektin dinamo. Fusha magnetike e Mërkurrit është aq e fortë sa për të shmangur erën diellore rreth planetit, duke krijuar një magnetosferë. Magnetosfera e planetit, edhe pse e vogël aq sa nuk i kalon përmasat e Tokës, është mjaft e fortë sa për të devijuar plazmën e erës diellore. Për këtë kontribuon edhe erozioni i sipërfaqes së planetit. Vëzhgimet e marra nga anija Mariner 10 kanë zbuluar një nivel të ulët të energjisë së plazmës në magnetosferën e pjesës së planetit që nuk ndriçohet nga dielli. Shpërthime të grimcave të ngarkuara me energji janë zbuluar në bishtin magnetik (pjesën fundore të fushës magnetike) të planetit, e cila tregon cilësitë dinamike të magnetosferës së planetit . Gjatë fluturimit të dytë të MESSENGER rreth planetit më 6 tetor 2008 zbuloi se fusha magnetike e Mërkurrit sa vjen e dobësohet. MESSENGER ka hasur " tornado " magnetike vija të shtrembëruara të fushës magnetike që lidhin fushën magnetike planetare me hapësirën ndërplanetare të cilat ishin deri në 800 km të gjera ose sa një e treta e rrezes së planetit. Këto " tornado " formohen kur fusha magnetike e ndikuar nga era diellore lidhet me fushën magnetike të Mërkurrit. Si pasojë e goditjeve të erës diellore të fundit në fushën magnetike të Mërkurrit, këto fusha magnetike janë bashkuar duke formuar strukturat si vorbull. Këto shtrembërime të fluksit të tubave magnetike, të njohura teknikisht si ngjarje të fluksit të transferimit, kanë formuar dritare e hapura në mburojën magnetike të planetit përmes të cilit era diellore mund të hyjnë dhe të ndikojnë drejtpërdrejtë në sipërfaqen e Mërkurrit . Ky është një proces i cili lidh fushat magnetike ndërplanetare dhe planetare, i quajtur ndryshe rimbyllje magnetike (kur vijat e fushës magnetike janë në drejtim të kundërt me aksin polar), është një proçes i zakonshëm në të gjithë kozmosin. Kjo ndodh edhe në fushën magnetike të Tokës, ku gjithashtu gjenerohen tornado magnetike. Vëzhgimet e MESSENGER tregojnë se norma e rimbylljes magnetike është dhjetë herë më i lartë në Mërkurr. Afërsia e Mërkurit të Diellit llogaritet në një të tretën e normës së rimbylljes magnetike sipas vëzhgimeve të MESSENGER.

Orbita dhe rrotullimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Orbita e Mërkurrit (me të verdhë). Të dhënat janë të vitit 2006.
Animim i rrotullimit të Mërkurrit dhe Tokës rreth Diellit

Mërkurri ka orbitën më ecentrike (jashtëqëndrore) nga të gjitha planetet, jashtëqëndërsia e tij është 0.21, distanca e tij nga Dielli fillon nga 46.000.000 në 70.000.000 km ( 29.000.000 në 43.000.000 mi). Ai do 87,969 ditë tokësore për të përfunduar një orbitë. Diagrami i orbitës tregon efektet e jashtëqëndërsisë, duke treguar orbitën e Mëkurrit të mbivendosur me një orbitë rrethore që kanë të njëjtin gjysmë-aks të madh. Shpejtësia më e madhe e planetit është kur ai ndodhet afër perihelit. Shpejtësia e lëvizjes ndryshon nga distanca e planetit nga Dielli e cila kushtëzohet nga dimensioni i planetit, dhe është në proporcion të drejtë me distancën e planetit nga Dielli. Kjo distancë e ndryshme nga Dielli, kombinohet me një raport 3:2 me orbitën, kjo ka ardhur si pasojë e rrotullimit të planetit rreth boshtit të tij, që rezulton me variacione komplekse të temperaturës në sipërfaqe. Kjo e bën një ditë të vetme në Mërkurr pikërisht dy vjet Mërkurrian, ose rreth 176 ditë Tokësore . Orbita e Mërkurrit është në një kënd 7 gradë me planin e orbitës së Tokës (këndi ekliptik). Si rezultat i udhëtimit transit të Mërkurrit (udhëtimi transit quhet kur Mëkurri kalon midis Diellit dhe Tokës ai duket si një pikë e zezë që lëviz në sipërfaqen e Diellit) ndodh një fenomen i rrallë që përsëritet mesatarisht një herë në shtatë vjet. Pjerrësia e aksit (pjerrësia e boshtit të rrotullimit ndaj boshtit të orbitës) të Mërkurrit është pothuajse zero, me vlerën më të ulët të matur deri në 0.027 gradë. Kjo është dukshëm më e vogël se ajo e Jupiterit, i cili ka pjerrësinë e dytë më të vogël të aksit nga gjithë planetet rreth 3.1 gradë. Kjo do të thotë se për një vëzhgues në polet e Mërkurrit qendra e Diellit nuk largohet më shumë se 2.1 minuta këndore mbi horizont . Në pika të caktuara të sipërfaqes së Mërkurrit, një vëzhgues do të jetë në gjëndje për të parë lindjen e Diellit dhe në rreth gjysmë të intervalit, devijimin e lëvizjes ana tjetër pa perënduar pra një ringritje të Diellit drejt lindjes, të gjitha këto brenda të njëjtës ditë Mërkurriane. Kjo ndodh rreth katër ditë tokësore para perihelit, kur shpejtësia e rrotullimit orbital të Mërkurrit është e barabartë me shpejtësinë e tij këndore rrotulluese kështu që lëvizja e dukshme e Diellit nuk pushon, më afër perihelit, shpejtësia e rrotullimit orbital të Mërkurrit tejkalon shpejtësinë këndore rrotulluese. Kështu, për një vëzhgues të supozuar mbi Mërkurr, Dielli duket sikur lëviz në një drejtim të kundërt. Katër ditë tokësore pas perihelit, rinis lëvizja normale e dukshme e Diellit. Për të njëjtën shkak, gjenden dy pika në ekuatorin e Mërkurrit, të largëta 180 gradë në gjatësi, një nga të cilat, rreth perihelit në vitet alternative Mërkurriane (një herë në ditën Mërkurriane), Dielli kalon lart, pastaj humbet lëvizjen e tij të dukshme dhe kalon lart përsëri , pastaj humbet për herë të dytë dhe kalon lart për të tretën herë, duke marrë një total prej rreth 16 ditë Tokësore për gjithë këtë proces. Në vitet e tjera alternative Mërkurriane, e njëjta gjë ndodh edhe pikës tjetër. Amplituda e lëvizjes në drejtim të kundërt është e vogël, kështu që efekti i përgjithshëm është se, për dy ose tre javë, Dielli është lart pothuaj i palëvizshëm, dhe shumë i shndritshëm, sepse Mërkurri është në perihel, në pozicionin e tij më të afërt me Diellin. Ky ekspozim i zgjatur në diell nga ndriçimi i tij, bën që këto pika të jenë vendet më të nxehta në Mërkurr. Në anën tjetër, ka dy pika të tjera në ekuator, 90 gradë të gjatësisë larg nga e para, Dielli kalon lart vetëm kur planeti është në afel në vitet alternative, lëvizja e dukshme e Diellit në qiellin Mërkurian është relativisht e shpejtë. Këto pika, të cilat janë të vetmet mbi ekuator ku lëvizja e dukshme në drejtim të kundërt e Diellit ndodh kur ai kalon në horizont siç është përshkruar në paragrafin e mësipërm, marrin shumë më pak nxehtësi diellore sesa ato dy pika të përshkruara më lart. Mërkurri arrin distancën më të afërt me Tokën mesatarisht çdo 116 ditë Tokësore, por ky interval mund të shkojnë nga 105 ditë në 129 ditë për shkak të orbitës jashtëqëndërsore të planetit. Mërkurri mund të arrijë distancën më të afërt 77.300.000 km me Tokën, por kjo nuk do të jetë më afër Tokës se 80 gm deri në vitin 28.622. Afrimi tjetër 82.1 GM është në vitin 2679, dhe brenda 82 GM në vitin 4487.

Rrotullimi orbital[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas një orbitimi, Mërkurri rrotullohet 1,5 herë, kështu pas dy orbitave të plota ndriçohet përsëri e njëjta hemisferë.

Për shumë vite është menduar se Mërkurri ka pasur një tërheqje gravitacionale të sinkronizuar me Diellin, për çdo rrotullim rreth orbitës mban gjithmonë të njëjtën fytyrë të drejtuar në drejtim të Diellit, në të njëjtën mënyrë që Hëna gjithmonë ia tregon Tokës. Nga vëzhgimet me radar në vitin 1965 provoi se planeti ka një raport 3:2 midis rrotullimit rreth vetes dhe rrotullimit rreth Diellit, sjellja e çuditshme e orbitës së Mërkurrit e bën këtë raport të qëndrueshëm në perihel , kur vala diellore është më e fuqishme, dielli është shumë afër qiellit Mërkurrian.

Arsyeja e veçantë që astronomët mendonin se ishte kaq e mbyllur sinkronikisht ishte se, sa herë që Mërkurri ishte në pozicionin më të mirë për vëzhgim, ai ishte gjithmonë gati në të njëjtën pikë në raport 3:2, duke treguar të njëjtën fytyrë. Kjo është për shkak se, periudha e rrotullimit të Mërkurrit është pothuajse saktësisht sa gjysma e periudhës së tij sinodike në lidhje me Tokën. Për shkak të raportit 3:2, një ditë diellore (gjatësia në mes të dy meridianëve të ndërmjetëve të Diellit ) zgjat rreth 176 ditë Tokësore. Një ditë yjore (periudha e rrotullimit në raport me yjet fikse) zgjat rreth 58.7 ditë Tokësore. Simulimet tregojnë se jashtëqëndërsia e orbitës së Mërkurit ndryshon në mënyrë kaotike prej gati zero (rrethore) në më shumë se 0.45 në miliona vite për shkak të tërheqjes nga planetet e tjera. Kjo është menduar për të shpjeguar raportin 3:2 midis rrotullimit rreth vetes dhe rreth orbitës së Mërkurrit (në vend të më të zakonshmes 1:1), sepse kjo gjëndje ka më shumë gjasa që të ndodhë për shkak të jashtëqëndërsisë së lartë. Llogaritjet tregojnë se në të ardhmen ndërveprimi i orbitës së tanishme me Jupiterin mund të rrisë jashtëqëndërsinë me 1% deri në atë pikë sa mundësia për tu përplasur me Venusin që mund të ndodhë brenda pesë miliard viteve të ardhshme .

Devijimi i perihelit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1859 matematikani dhe astronomi francez Urbain Le Verrier raporton se ngadalësimi i lëvizjes së Mërkurrit gjatë lëvizjes në orbitën rreth Diellit nuk mund të shpjegohet plotësisht nga mekanika Njutoniane dhe tërheqja gravitacionale nga planetet e njohur. Ai sugjeronte se, ndër shpjegimet e mundshme ishte, që një tjetër planet (ose ndoshta në vend të tij, një seri sferash më të vogla) mund të ekzistojnë në një orbitë edhe më të ngushtë midis Diellit dhe Mërkurrit, kjo mund të ndikojë në këtë turbullim (të tjera shpjegime përfshijnë një deformim të lehtë të Diellit). Suksesi i kërkimit të Neptunit bazuar në turbullimet në orbitën e Uranit i bëri astronomët më të vendosur në këtë shpjegim të mundshëm, dhe planeti hipotetik u emërua Vulkan, por asnjë planet i tillë nuk është gjetur ndonjëherë . Devijimi i perihelit të Mërkurrit është 5600 harksekonda (1,5556 gradë) për shekull krahasuar me Tokën, ose 574,10 ± 0,65 harksekonda për shekull sipas inercisë. Mekanika e Njutonit, duke marrë parasysh të gjitha efektet nga planetet e tjera, parashikon një devijim 5557 harksekonda (1,5436 gradë) në shekull. Në fillim të shekullit 20, Albert Ainshtain tek Teoria e Përgjithshme e Relativitetit dha shpjegimin për devijimin e vërejtur. Efekti është shumë i vogël, periheli i Mërkurrit avancon relativisht vetëm 42.98 harksekonda në shekull, prandaj, kjo kërkon pak më shumë se dymbëdhjetë milionë orbita për një spostim të dukshëm. Efekte të ngjashme, por shumë më të vogla, veprojnë për planetë të tjerë. Për Venusin është 8.62 harksekonda për shekull, 3.84 për Tokën, për Mars 1.35, dhe 10.05 për asteroidin 1566 IKARUS (Icarus).

Vëzhgimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Imazh i ndërtuar marrë nga Mariner, 1974

Madhësia e dukshme e Mërkurrit varion midis -2.6 (i ndritshëm sa ylli më të ndritshëm SIRIUS) dhe rreth +5,7 (afërsisht sa kufiri teorik i shikimit me sy të zhveshur). Këto ekstreme ndodhin kur Mërkurri është afër Diellit në qiell. Vëzhgimi i Mërkurrit është i komplikuar nga afërsia e tij me Diellin, pasi ai humbet në shkëlqimin verbues të Diellit për shumicën e kohës. Mërkurri mund të vëzhgohet vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë mëngjesit ose në muzgun e mbrëmjes.Mërkurri, ashtu si dhe disa planete dhe yjet të tjera më të ndritshme , mund të shihet gjatë një eklipsi total diellor. Ashtu si Hëna dhe Venusi , Mërkurri shihet nga Toka në faza të ndryshme. Ai është " i ri " në momentin që del nga distanca më e afërt me Tokën dhe " i plotë " në dy momente kur ndodhet në largësinë më të madhe nga Toka. Mërkurri është teknikisht më i shndritshëm kur shihet nga Toka në fazën e tij të plotë. Edhe pse planeti është në largësinë më të madhe nga Toka kur ai është në fazën e plotë, shihet i ndriçuar në pjesën më të madhe dhe pasqyrimi i dritës zvogëlohet më shumë kur afrohet distanca. E kundërta është e vërtetë për Venusin, që shfaqet ndritshëm kur është një hënë e re, për shkak se ajo është shumë më afër Tokës, se sa kur është hënë e plotë.

Megjithatë, shfaqja e pjesës së ndriçuar të Mërkurrit (faza e plotë) në thelb është një kohë e pamundur për vëzhgimin praktik, për shkak të afërsisë ekstreme e Diellit, Mërkurri është më i vëzhgueshëm në tremujorin e parë dhe të fundit, edhe pse ato janë në fazat e shkëlqimit më të vogël. Faza e parë dhe e fundit e tremujorit ka një zgjatje respektivisht më të madhe në lindje dhe perëndim. Në të dyja këto raste largësia e Mërkurrit nga Dielli shkon diku nga 17.9° në perihel deri 27.8° në afel. Në largësinë më të madhe perëndimore, Mërkurri gjendet në pjesën më të afërt para Diellit, dhe në largësinë më të madhe lindore, ai gjendet në pjesën e tij më të largët, pas Diellit. Në gjerësinë gjeografike tropikale dhe subtropikale (tokësore), Mërkuri është më lehtë për tu parë se sa në gjerësitë gjeografike më të larta. Në gjerësitë gjeografike të vogla (më afër ekuatorit) dhe në një kohë të caktuar të vitit, këndi ekliptik kryqëzon horizontin në një kënd shumë të pjerrët. Kur Mërkurri është pingul me Diellin në qiell dhe kur është në zgjatimin maksimal nga Dielli (28 gradë) është më i shndritshëm kjo ndodh edhe kur Dielli është 18 gradë nën horizont, kur Mërkuri është 10 gradë mbi horizont duket në qiell tërësisht i errët, ky është këndi më i madh në largësi në të cilën Mërkurri mund të shihet në qiell krejtësisht i errët. Në gjerësitë gjeografike të ndërmjetme, Mërkurri shihet më lehtësisht nga hemisfera Jugore e Tokës sesa nga hemisfera Veriore e saj. Kjo është për shkak të zgjatimit maksimal të Mërkurrit në drejtimin perëndimor të Diellit, kjo ndodh gjithmonë kur është fillimi i vjeshtës në hemisferën jugore. Ndërsa zgjatimi maksimal në drejtimin lindor të Diellit ndodh gjatë fundit të dimrit të hemisferës jugore. Në të dyja këto raste, këndi i Mërkurrit me ekliptikën është maksimal, duke e lejuar atë të lindë disa orë para Diellit dhe deri disa orë pas perëndimit të diellit kur ndodhet pas tij, kjo shihet qartë në vendet e vendosura në jug të hemisferës jugore në vende të tilla si Argjentina dhe Afrika e Jugut. Në anën tjetër, në qendrat kryesore të hemisferës veriore, Mërkurri nuk shihet mbi horizontin e qiellit në qoftë se nuk është errësuar mirë. Vëzhgimet e Mërkurrit bazuar tek teleskopët tokësore tregojnë vetëm një disk të ndriçuar në mënyrë të pjesshme me detaje të kufizuara. E para e dy anijeve kozmike që vizituan planetin ishte MARINER 10, e cila skicoi rreth 45 % të sipërfaqes së tij nga 1974 deri 1975. E dyta ishte anija MESSENGER, e cila pas tre fluturimeve në Mërkurr në midis 2008 dhe 2009 arriti në orbitën rreth Mërkurrit më 17 mars 2011, për të studiuar dhe për të skicuar hartën e pjesës tjetër të planetit . Teleskopi hapësinor Hubble nuk mund të vëzhgojnë Mërkurrin të gjithin, për shkak të procedurave të sigurisë kjo masë paraprake është marrë për të parandaluar ekspozimin e tij të drejtpërdrejt ndaj Diellit.

Vëzhgimi me sy të lirë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mërkurri është më i lehtë për tu parë kur ai është afër me zgjatimin i tij më të madh, që nënkupton se gjatësia e tij këndore me Diellin është më e madhe. Kur Mërkurri gjendet afër zgjatimit më të madh perëndimor, që do të thotë se është në perëndim të Diellit në qiell, kështu që do të duket shpejt para lindjes së diellit, ndërsa në zgjatimin më e madh lindor, që do të thotë se është i dukshëm menjëherë pas perëndimit të diellit. Datat e sakta të zgjatimeve më të mëdha nuk janë ato më të mirat në të cilën përpiqemi të shikojmë Mërkurrin. Fazat e planetit ndikojnë në masë të madhe në shkëlqimin e tij të dukshëm. Në zgjatimet e mëdhaja, Mërkurri është afërsisht në gjysmë faze. Ai është i ndritshëm kur është në midis dy fazave të gjysëmhënave kur bëhet hënë e plotë, që do të thotë se pozicioni më i mirë për të parë Mërkurrin është pak ditë para zgjatimit më e madh lindor në mbrëmje, ose disa ditë pas zgjatimit më të madh perëndimor, në mëngjes. Pjerrësia e dukshme ekliptike në horizont është gjithashtu e rëndësishme. Kur pjerrësia është e madhe, siç ndodh afër ekuinoksit të pranverës në mbrëmje, dhe në afërsi të ekuinoksit vjeshtak në mëngjes (kjo është e vërtetë për vëzhguesit në të dy hemisferat), Mërkurri është më i lartë në qiell vetëm kur dielli sapo ka kaluar nën horizont, gjë që e bën më të lehtë për ta parë atë sesa në rastet e tjera. Pjerrësia ekliptike është më e madhe për vëzhguesit në gjerësi gjeografike të ulëta sesa ato të larta. Kjo është e dobishme në qoftë se Mërkurri është afër afelit në kohën e vëzhgimit, sepse kjo e bën atë më të largët nga Dielli sesa në pozicionet e tjera. Ky pozicion e bën planetin më pak të ndriçuar, megjithatë avantazhi i dukshëm nuk është shumë i madh. Në këtë kohë, Mërkurri është mjaft afër me afelin dhe shikohet në zgjatjen më të madhe perëndimore në ekuinoks në mars, ose në zgjatjen më të madhe lindore në ekuinoks në shtator. (Për periudha të gjata kohore, kjo ndryshon sipas ndryshimeve të orbitës së Mërkurrit.) Duke vënë të gjithë këta faktorë së bashku, koha më e mirë për vëzhguesit në hemisferën jugore për të parë Mërkurri është në mëngjes, në afërsi të ekuinoksit të marsit, disa ditë pas zgjatjes më të madhe perëndimore të Mërkurrit, ose në mbrëmje, në afërsi të ekuinoksit të shtatorit, disa ditë para zgjatimit më të madh lindor. Një vëzhgues në hemisferën veriore nuk mund të zgjedh të gjithë faktorët në të njëjtën kohë. Zakonisht, shanset më të mira për të parë planetin janë në mbrëmje, në afërsi të ekuinoksit të marsit, disa ditë para zgjatjes më të madhe lindore, ose në mëngjes, në afërsi të ekuinoksit të shtatorit, disa ditë pas zgjatjes më të madhe perëndimore. Pjerrësia ekliptike është në këtë kohë më e madhe, edhe pse Mërkuri nuk është afërt afelit . Periudha e rrotullimit të Mërkurrit rreth Diellit është 88 ditë. Ai bën rreth 4,15 rrotullime rreth Diellit në një vit tokësor. Në vitet në vazhdim pozicioni i Mërkurrit në orbitën e tij do të ndryshojë me 0,15 rrotullime kur shikohet në data të caktuara, të tilla si ekuinokset. Prandaj, në qoftë se, për shembull, zgjatja më të madhe lindore ndodh në ekuinoksin e marsit të ndonjë viti, rreth tre vjet më vonë zgjatimi më i madh perëndimor do të ndodhë afër ekuinoksit të marsit, sepse pozicioni i Mërkurrit në orbitën e tij në ekuinoks do të ketë ndryshuar me rreth gjysmë (0,45) rrotullime. Kështu, në qoftë se ritmet e zgjatimeve gjatë ekuinokseve janë të pafavorshme për të vëzhguar Mërkurrin në ndonjë vit, ata do të jenë mjaft të favorshme brenda tre viteve të mëvonshme. Spostimi me 0,15 rrotullime në një vit përbën një ciklël shtatvjeçar (0,15 × 7 ≈ 1.0), në vitin e shtatë Mërkurri do të ndjekë pothuajse saktësisht (7 ditë mërkurriane) sekuencën e fenomeneve që tregonte shtatë vjet më parë. Kur kushtet janë afër optimaleve, Mërkurri është i lehtë për tu parë. Megjithatë, kushtet optimale janë të rralla, dhe shumë vëzhgues amatorë kërkojnë pa sukses për Mërkurrin.

Historia e vëzhgimit të Mërkurrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimet më të hershme të njohura të regjistruara të Mërkurrit janë nga pllakat Mul.Apin. Këto shkrime janë bërë me shumë gjasa nga një astronom asirian rreth shekullit të 14-të para Erës Sonë. Emri në shkrimin kuneiform (formë pyke) të përdorur për të përcaktuar Mërkurrin mbi pllakat Mul.Apin transkriptohet si Udu.Idim.Gu \ u4.Ud ("planet i hedhur"). Të dhënat Babilonase mbi Mërkurrin datojnë në mijëvjeçarin e parë, para Erës Sonë. Babilonasit e quajtën planetin Nabu sipas lajmëtarit të perëndive të mitologjisë së tyre. Grekët e lashtë të kohës së Hesiodit e njihnin planetin si Στίλβων (Stilbon), që do të thotë "shkëndia ", dhe Ἑρμάων (Hermaon). Më vonë grekët e quajtën planetin Apollo kur ishte i dukshëm në qiell në mëngjes, dhe Hermes kur ishte i dukshëm në mbrëmje. Rreth shekullit të 4-t para Erës Sonë, astronomët grekë kuptuan që të dy emrat e përmendur janë i njëjti trup, Hermes (Ἑρμής - Hermes), emri planetar që është ruajtur në gjuhën greke moderne si (Ερμής - Ermis). Romakët e emëruan planetin sipas Zotit të tyre këmbë -shpejtë lajmëtarin e Perëndive romake, Mërkurr (Latinisht - MERCURIUS), që e lidhnin me Hermesin grek, sepse ai lëvizte nëpër qiell më shpejt se çdo planet tjetër. Në simbolin astronomik të Mërkurrit është stilizuar versioni i Caduceus Hermes. Astronomi Romako-egjiptian Ptolemeu ka shkruar për mundësinë e kalimit transit të planetit në sipërfaqen e Diellit në punën e Tij “Planetary hipoteza”. Ai sugjeroi se kalimi tranzit nuk është vëzhguar më parë sepse planete të tilla si Mërkurri ishin shumë të vegjël për tu parë, ose për shkak se kalimet tranzite ishin shumë të rralla.

Modeli i Ibn al-Shatir i shfaqjes së Mërkurrit.

Në Kinën e lashtë, Mërkurri ishte i njohur si Chen Xing (辰星), Ylli i Orës. Në krahinën Wu Xing ai ishte i lidhur me drejtimin e veriut dhe fazën e ujit. Kultura kineze moderne, koreane , japoneze dhe kultura Vietnamese i referohen planetit fjalë për fjalë si "yll uji" (水星), bazuar në pesë elementet. Mitologjia Hindu përdorur emrin Bud’ha për Mërkurrin, dhe ky zot ishte përzgjedhur për të udhëhequr mbi të mërkurën. Zoti Odin (apo Woden) sipas paganizmit gjerman ishte i lidhur me planetin Mërkurr dhe të mërkurën. Fiset Maja mund ta kenë përfaqësuar Mërkurrin me një buf (ose ndoshta katër bufa, dy për mëngjes dhe dy për mbrëmje), që shërbenin si të dërguar të botës së nëndheshme. Në astronominë e lashtë indiane, Surya Siddhanta, një tekst astronomik indian i shekullit të 5, vlerëson diametrin e Mërkurit si 4.841 kilometra (3,008 mi), një gabim prej më pak se 1% në diametër saktësisht është 4,880 kilometra (3.032 mi). Ky vlerësim është bazuar mbi një hamendësim të pasaktë të diametrit këndor të planetit me 3,0 harkminuta ( 50 milligradë). Në astronominë mesjetare islame, astronomi andaluzian Ebu Is'hak Ibrahim al-Zarqali në shekullin e 11-të e përshkroi ndryshimin gjeocentrik të orbitës së Mërkurrit si ovale, si një vezë apo si një pinjon, megjithatë kjo hamendësi nuk ndikoi në teorinë e tij astronomike apo llogaritjet astronomike. Në shekullin e 12-të, Ibn Bajjah vëzhgoi "dy planete si pika të zeza mbi faqen e Diellit", e cila u konfirmua më vonë si tranzitim i Mërkurrit dhe / ose Venusit nga astronomi Qotb al-Din Shirazi i observatorit Persian Margha në shekullin e 13-të. (vini re se shumica e raportimeve mesjetare të tranzitit të marrë më vonë janë vëzhguar si njolla diellore). Në Indi, astronomi Nilakantha Somayaji i shkollës Kerala në shekullin e 15-të zhvilloi një model planetar pjesërisht heliocentrik në të cilin Mërkurri orbiton rreth Diellit, dhe në kthim orbiton rreth Tokës, i ngjashëm me sistemin Tychonic propozuar më vonë nga Tycho Brahe në fund të shekullit të 16-të.

Vëzhgimet Tokësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Transit of Mercury. Mërkurri është pika e vogël në qëndrën e poshtme. Pika e errët në të majtë të diskut diellor është një njollë diellore.
Zgjatimi është një kënd midis Diellit dhe planetit, me Tokën si pikë referimi. Mërkurri gjendet më afër Diellit.

Vëzhgimet e para me teleskop të Mërkurrit janë bërë nga Galileo në fillim të shekullit të 17-të. Edhe pse ai vëzhgonte fazat në Venus, teleskopi i tij nuk ishte aq i fuqishëm sa për të parë fazat e Mërkurrit. Në vitin 1631 Pierre Gassendi bëri vëzhgimet e para teleskopike të tranzitit të një planeti përgjatë diellit, duke parë tranzitin e Mërkurrit parashikuar nga Johannes Kepler. Në vitin 1639, Giovanni Zupi përdori një teleskop për të zbuluar që planeti kishte faza të ngjashme me Venusin dhe Hënën. Vëzhgimi demonstroi përfundimisht që Mërkurri rrotullohej rreth Diellit. Një ngjarje shumë e rrallë në astronomi është kalimi i një planeti përpara një tjetri (fshehja), siç shihet nga Toka. Mërkurri dhe Venusi fshehin njëri-tjetrin një herë në disa shekuj, dhe ngjarjet e 28 majit 1737, është i vetmi vëzhgim historik, që është parë nga John Bevis në Observatorin Mbretëror të Greenwich. Eklipsi i ardhshëm i Mërkurrit nga Venusi do të jetë në 3 dhjetor 2133. Vështirësitë e vazhdueshme në vëzhgimin e Mërkurrit tregojnë që ai është studiuar më pak se planetet e tjera. Në 1800 Johann Schroter bëri vëzhgime të karakteristikave të sipërfaqes, duke pretenduar se kishte vëzhguar male të larta 20 km. Friedrich Bessel përdori vizatimet e Schroter-it duke vlerësuar gabimisht periudhën e rrotullimit në 24 orë dhe pjerrësinë e aksit 70°. Në 1880, Giovanni Schiaparelli skicoi hartën e planetit me shumë kujdes, dhe sugjeroi që, periudha e rrotullimit të Mërkurrit ishte 88 ditë, i njëjtë si periudha orbitale gjatë turbullimeve. Ky fenomen është i njohur si rrotullimi sinkron. Përpjekja për të hartuar sipërfaqen e Mërkurrit u vazhdua nga Eugenios Antoniadi, i cili botoi një libër në vitin 1934 që përfshinte edhe hartat dhe vëzhgimet që ai kishte bërë. Shumë nga karakteristikat e sipërfaqjes së planetit, sidomos tiparet Albedo, kanë marrë emrat e tyre nga hartat e Antoniadi -t. Në qershor 1962 shkencëtarët sovjetikë të Institutit për Radio-inxhinieri dhe Elektronikë të Akademisë së Shkencave të BRSS të udhëhequr nga Vladimir Kotelnikov u bënë të parët që dërguan sinjal radari në Mërkurr dhe e morën atë, duke filluar observimet me radar të planetit. Tre vjet më vonë vëzhgimet e radarëve nga amerikanët Gordon Pettengill dhe R. Dyce duke përdorur Observatorin radio teleskop 300-metra Arecibo në Porto Riko treguan përfundimisht periudhën rrotulluese të planetit që ishte rreth 59 ditë.Teoria që rrotullimi i Mërkurrit ishte sinkron ishte përhapur gjerësisht, dhe kjo ishte një surprizë për astronomët kur vëzhgimet me radio-teleskop u publikuan. Nëse Mërkurri do të ishte i bllokuar nga tërheqja gravitacionale, faqja e tij e errët do të ishte shumë e ftohtë , por matjet e radio trasmetimeve zbuluan se ajo ishte shumë më e nxehtë se sa pritej. Astronomët kanë ngurruar të hedhin poshtë teorinë e rrotullimit sinkron dhe propozuan mekanizma alternative të tilla si shpërndarja e erërave të fuqishme të ngrohta për të shpjeguar kundërshtimet e teorisë. Astronomi italian Giuseppe Colombo vuri në dukje se vlera e rrotullimit ishte rreth sa dy të tretat e periudhës së rrotullimit orbital të Mërkurrit, dhe propozoi që periudha rrotulluese orbitale dhe e planetit ishin fiksuar në një raport 3:2 në vend se një raportit 1:1. Të dhënat nga Mariner 10 e në vazhdim e konfirmuan këtë pikëpamje. Kjo do të thotë që hartat e Antoniadi-t dhe Schiaparelli-t nuk ishin "të gabuara ". Astronomët panë të njëjtat karakteristika gjatë çdo orbite të dytë dhe i regjistruan, por shpërfillën ato të para ndërkohë, kur fytyra tjetër e Mërkurrit ishte në drejtim të Diellit, sepse gjeometria orbitale të thotë se këto vëzhgime janë bërë në bazë të kushteve të këqija të shikimit. Vëzhgimet optike tokësore nuk hedhin shumë dritë në planetin më të brëndshëm të Sistemit Diellor, por astronomët duke përdorur radio në gjatësi vale interferometrike me mikrovalë, një teknikë që mundëson heqjen e rrezatimit diellor, janë në gjendje të dallojnë karakteristikat fiziko-kimike të shtresave nënsipërfaqësore në një thellësi disa metra. Kjo derisa ndonjë sondë kozmike të arrijë në Mërkurr që të na njohë më mirë me strukturën morfologjike të planetit. Nga ana tjetër, përparimet e fundit teknologjike kanë çuar në përmirësimin e vëzhgimeve me bazë tokësore. Në vitin 2000, vëzhgime të imazheve me rezolucion të lartë u kryen nga teleskopi 1.5 metër Hale i Observatorit të Mount Wilson. Ata dalluan që në pamjet e para karakteristikat e sipërfaqes në pjesët e Mërkurrit që nuk u fotografuan në misionin Mariner 10. Shumica e planetit ka qenë e skicuar nga radari i teleskopit Arecibo, me 5 km rezolucion, duke përfshirë depozitat polare të kratereve në hije që mund të kenë ujë në gjëndje të akullt .

Eksplorimi i Mërkurrit[redakto | redakto tekstin burimor]

MESSENGER duke u pregatitur për lëshim

Arritja e Mërkurrit nga Toka paraqet sfida të rëndësishme teknike, sepse orbita e planetit është shumë më afër Diellit sesa Toka. Një anije nisur nga Toka drejt Mërkurrit është e detyruar të udhëtojnë mbi 91 milionë kilometra drejt fushës së fuqishme gravitacionale të Diellit. Mërkurri ka një shpejtësi orbitale 48 km/s, ndërsa shpejtësia orbitale e Tokës është 30 km/s. Kështu anija duhet të bëjë një ndryshim të madh në shpejtësinë (delta-v) për të hyrë në orbitën e transferimit HOHMANN (një orbitë eliptike që përdoret për tu transferuar midis dy orbitave rrethore në diametër të ndryshëm në të njëjtin plan), që kur kalon pranë Mërkurrit, është e ndryshme krahasuar me delta–v kërkuar për misionet e tjera planetare. Energjia potenciale e çliruar duke lëvizur pranë fushës së fuqishme gravitacionale të Diellit kthehet në energji kinetike, kjo kërkon një tjetër ndryshim të madh delta–v që nuk bën gjë tjetër veçse rrit shpejtësinë orbitale rreth Mërkurrit. Për tu ulur në mënyrë të sigurtë apo të hyjë në një orbitë të qëndrueshme anija duhet të mbështetet tërësisht në motorët raketorë shtytës. Manovrat e tjera ajrore përjashtohen sepse Planeti ka shumë pak atmosferë. Një udhëtim në Mërkurr kërkon aq karburant raketor sa nevojiten për tu shkëputur plotësisht nga Sistemi diellor. Si rezultat, vetëm dy anije hapësinore kanë mundur të vizitojnë planetin deri tani. Një alternative e propozuar do të përdorë një anije me vela diellore për tu vendosur në një orbitë të sinkronizuar me Mërkurrin dhe Diellin.

Mariner 10[redakto | redakto tekstin burimor]

Mariner 10, e para anije kozmike që vizitoi planetin

Anija e parë që ka vizituar Mërkurrin ishte Mariner 10 e NASA-s në (1974-1975). Anija kozmike përdori tërheqjen gravitacionale të Venusit për të rregulluar shpejtësinë orbitale për t’ju afruar Mërkurrit, duke u bërë anija e parë që ka përdorur efektin e ashtuquajtur "llastiqe gravitacionale" dhe misioni i parë i NASA që ka vizituar më shumë se një planet. Mariner 10 na dha për herë të parë imazhe me përshkrime të hollësishme të sipërfaqes së Mërkurrit, që treguan shumë shpejt natyrën e tij me shumë kratere, dhe zbuloi shumë lloje të tjera të karakteristikave gjeologjike, të tilla si kreshtat gjigande të cilat më vonë u quajtën si efekti i një tkurrje të lehtë të planetit gjatë ftohjes së bërthamës së tij prej hekuri. Për fat të keq, gjatë periudhës së orbitimit të Mariner 10, e njëjta faqje e planetit iu ekspozua në secilën afrim të Mariner 10. Kjo bëri të pamundur vëzhgimin e të dy anëve të planetit, dhe rezultoi në një hartë me më pak se 45% të sipërfaqes së planetit .

Më 27 mars 1974, dy ditë para afrimit të parë të Mërkurrit, instrumentet e Mariner 10 filluan të regjistronin papritur sasira të mëdha të rrezatimit ultravjollcë pranë Mërkurrit. Kjo çoi në një tentativë identifikimi të hënës së Mërkurrit. Por më pas, burimi ultravjollcë i tepërt është identifikuar si ylli 31 Crateris, dhe hëna e Mërkurrit kaloi në librat e historisë së astronomisë si një shënim. Anija kozmike bëri tre fluturime shumë afër Mërkurrit, më i afërti u bë brenda 327 km nga sipërfaqja. Në afrimin e parë, instrumentet zbuluan një fushë magnetike, një surprizë e madhe për gjeologët planetarë të Mërkurrit rrotullimi i të cilit pritej të ishte shumë më tepër i ngadalshëm për të krijuar një efekt të rëndësishëm “dinamo”. Afrimi i dytë është përdorur kryesisht për imazhe, por në afrimin e tretë, u morrën të dhëna të shumta për fushën magnetike. Të dhënat zbuluan se fusha magnetike e planetit i ngjante shumë Tokës, e cila devijonte erën diellore rreth planetit. Origjina e fushës magnetike të Mërkurrit është ende subjekt i disa teorive kundërshtare. Më 24 mars 1975, vetëm tetë ditë pas afrimit të tij përfundimtar, Mariner 10 iu mbarua karburanti. Për shkak se orbita e tij nuk mund të kontrollohej me saktësi, kontrollorët e misionit udhëzuan dhe fikën pajisjet. Mariner 10 mendohet të jetë ende në rrotullim rreth diellit, duke kaluar në afërsi të Mërkurrit për çdo disa muaj.

MESSENGER[redakto | redakto tekstin burimor]

Një mision i dytë i NASA për Mërkurrin, i quajtur MESSENGER (MErcury Surface ,Space ENvironment, GEochemistry, and Ranging), u nis më 3 gusht 2004 nga Cape Canaveral Air Force Station në bordin raketës Boeing Delta 2. Ajo bëri një rrotullim gravitacional rreth Tokës në gusht 2005, dhe në Venus në tetor 2006 dhe qershor 2007 për tu vendosur mbi trajektoren e duhur në një orbitë rreth Mërkurrit. Afrimi i parë orbital rreth Mërkurrit ka ndodhur më 14 janar 2008, i dyti më 6 tetor 2008, dhe një i tretë më 29 shtator 2009. Shumica e hemisferës që nuk fotografoi dot Mariner 10 u fotografua plotësisht gjatë këtyre fluturimeve. Anija hyri me sukses në një orbitë eliptike rreth planetit më 18 mars 2011. Imazhi i parë orbital i Mërkurrit është marrë më 29 mars 2011. Anija përfundoi misionin njëvjeçar të hartës, dhe pastaj hyri në një mision tjetër më të zgjeruar njëvjeçar në vitin 2013. MESSENGER plotësoi me vëzhgime të vazhdueshme hartën e Mërkurrit, dhe vëzhgoi aktivitetin maksimal diellor në vitin 2012.

Mërkurri i parë nga Anija Curiosity rover në Mars më 3 Qershor 2014).

Misioni ishte projektuar qartë për të zgjidhur gjashtë çështjet kryesore : dëndësinë e lartë të Mërkurrit, historinë e tij gjeologjike, natyrën e fushës magnetike, strukturën e bërthamës, nëse ka akull në polet e tij, dhe nga se vjen atmosfera e tij e dobët. Për këtë qëllim, anija kishte pajisje fotografike të cilat do të mblidhnin imazhe me rezolucion shumë më të lartë shumë më tepër se Mariner 10, spektrometra të ndryshme për të përcaktuar sasinë e elementeve në kore, magnetometra dhe pajisje për të matur shpejtësitë e grimcave të ngarkuara. Matjet e detajuara të ndryshimeve të shpejtësinë orbitale si dhe përfundimi detajeve të strukturës së brendshme të planetit.

BepiColombo[redakto | redakto tekstin burimor]

Agjencia Europiane Hapësinore është duke planifikuar një mision të përbashkët me Japoninë i quajtur BepiColombo, e cila do të orbitojë Mërkurrin me dy sonda. Njëra të bëjë një hartë të planetit dhe tjera të studiojë magnetosferën e tij. Me tu nisur në vitin 2015, anija pritet të arrijë Mërkurrin në 2019. Anija do të lëshojë një magnetometër-sondë në një orbitë eliptike, pastaj raketa do të ndezë motorrat për tu vendosur në një orbitë rrethore. Të dy sondat do të operojnë për gati një vit tokësor. Sonda që do të bëjë hartën e planetit do të kryejë një seri matjesh me spektrometra të ngjashme me ato që bëri MESSENGER, dhe do të studiojnë planetin në gjatësi valore të ndryshme duke përfshirë rrezet infra të kuqe, ultravjollcë, rreze X dhe rreze gama.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

References[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ megjithëse Plutoni mendohej deri para pak kohësh si më i vogli, që nga viti 2008, Plutoni konsiderohet si planet xhuxh.