Maqo Çomo
Maqo Çomo | |
---|---|
Ministër i Kontrollit të Shtetit | |
Në detyrë 10 prill, 1952 – 31 korrik, 1953 | |
Paraprirë nga | Josif Pashko |
Pasuar nga | Koço Theodhosi / Shefqet Peçi |
Ministër i Bujqësisë | |
Në detyrë 6 qershor, 1955 – 1 dhjetor, 1960 | |
Paraprirë nga | Hysni Kapo |
Pasuar nga | Peti Shamblli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 mars 1922 Hoçisht, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 23 janar 1998 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Liri Belishova |
Fëmijët | Drita Çomo |
Maqo Çomo (Hoçisht, 14 mars 1922 - Tiranë, 23 janar 1998) ka qenë komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër. U shkarkua më 1960 nga postet politike për arsyen e deklaruar të "paaftësisë", në fakt shkarkimi dhe përndjekja që vijoi qe për shkak të sulmeve politike ndaj të shoqes, Liri Belishovës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 14 mars 1922 në Hoçisht. Më 1937 punoi si qymyrxhi në Mamurras dhe në prill të 1942 punoi në Durrës.
Më 1943 u anëtarësua në Partinë Komuniste. Më 1944 qe komisar i Brigadës së 15-të dhe më 1945 qe anëtar i seksionit politik të divizionit të 3të. Pas 1945 kreu tre klasë të mesme, dhe nga janari i atij viti qe zëvendëskomisar dhe anëtar i seksionit politik të Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore. Në dhjetor të 1947 qe anëtar i seksionit politik për kuadrin në divizionin I të këmbësorisë. Në korrik të 1948 u caktua inspektor për zyrat ushtarake në Drejtorinë Politike të Ushtrisë. Në janar të 1950 u emërua shef i degës së organizimit të Drejtorisë Politike të ushtrisë. Në shkurt të 1951 u emërua kryetar i degës politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme duke qenë njëherazi edhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Popullore.
Më 1952-53 iu dha portofoli i ministrit të Kontrollit të Shtetit. Më 1953 qe zëvendësministër i Grumbullimeve. Më 1955 u martua me Liri Belishovën dhe nga ai vit deri më 1960 qe ministër i Bujqësisë. Më 1 nëntor 1960 u shkarkua nga plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës.
U emërua drejtor ndërmarrjeje bujqësore në Goranxi të Gjirokastrës. Pastaj internohet në Kuç dhe Progronat. Në vitet 1962 - 1967 internohet në kampin e Zvërnecit. Duke qenë aty, u arrestua më 23 gusht 1967. Më 3 nëntor deklarohet fajtor nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me akuzën e agjitacionit e propagandës e minimin e pushtetit popullor, duke u dënuar me 10 vjet burg. Kur ishte në prag të lirimit, më 24 shtator 1976, u arrestua aty ku vuante dënimin, në burgun e Burrelit. Më 31 gusht 1977 u dënua nga Gjykata e Rrethit të Burrelit me 10 vjet të tjera burg.
Pas daljes nga burgu më 1 gusht 1987 i bashkohet familjes duke u internuas më 1987 - 1991 në Cërrik. Vdes në Tiranë më 23 janar 1998.[1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 105–106. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)