Jump to content

Mateçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mateç)
Mateç
Матејче
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej3,394
Emri i banorëveMateças
{{{postal_code_type}}}
1306
TargatKU

Mateç, (maqedonisht: Матејче/Matejče) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Mateçi ka lartësi mbidetare 480m, sipërfaqe prej 34 ,1 km2 dhe sipas të dhënave të vitit 1994 ka 3.126 banorë.

Sipërfaqe shfrytëzuese bujqësore 3.237 ha nga të cilat tokë agrare janë 1.226 ha, kullota 484 ha dhe pyje 1.527 ha.

Në rrëzët e Karadakut të krijuar në orogjenezën hercine, në lartësi mbidetare 480 metra që nga kohërat më të vjetra u themelua dhe u zhvillua, vendbanimi i sotëm Mateç. Përfshin një sipërfaqe prej 34,1 km2. Në veri kufizohet me teritorin e Hotlës, në jug me Vishticën e Ropalcën, në lindjen me territorin e Llopatit, në perendim me territorin e Lubotenit dhe Bullaçanit. Ky vendbanim me sipërfaqe më të madhe në rajonin e Komunës së Likovës (formuar në vitin l996), sot tregon transformim në të gjitha sferat e jetës.

Kodrat, duke filluar menjëherë mbi fshat, ngriten si shkallë njëra mbi tjetrën, në fillim me gërmusha të ulta dhe kullota e më lart të mveshura me pyje të bujshëm të llojeve të ndryshme që arrijnë lartësi edhe mbi 20 metra, veçanërisht lisi dhe ahu. Malet e Mateçit, pjesa e Karadakut apo Malit të Zi të Shkupit, janë të pasura me shumë burime nga të cilat formohet lumi i Mateçit, i cili bashkë me lumin e Hotlës bashkohet me atë të Likovës dhe së bashku ujërat e tyre rrjedhin në Pçinjë. Lumi, duke rrjedhur nëpër mes të fshatit , të njëjtin e ndanë në dy pjesë gati të barabarta - veriore dhe jugore. Sasia e madhe e ujit të lumit Mateç dikur ka kontribuar që në vet vendbanimin e fshatit të punojnë gjashtë (6) mullinj ku përveç mateçasve kanë bluar miell edhe banorët e fshatrave të kësajë ane, e diku në fillim të shekullit XX , edhe nga Kumanova.

Menjëherë, në lindje të fshatit shtrihet fusha (1226 hektarë) që i takon fushëgropës së Kumanovës, kryesisht tokë humusore dhe e përshtatshme për prodhimin e bimëve të kopshtarisë dhe drithërave .

Nëpërmes të fshatit kalon lumi i Mateçit, ku bluajnë mullinjtë me nga tre gurë. Verës këtu për të bluajtur vijnë nga qyteti dhe fshtrat tjera që nuk kanë lumenjë apo janë shterrur. Përndryshe, në fshat ( Mateç) gati secili ka pusin e vet, ka edhe burime. Përndryshe fshati është i pasur me ujë dhe mjaft i mirë për pije.

Fshati ka mbi l50 shtëpi. Ato zënë vendin kryesor në grupin e fshtrave të pasura të luginës së Moravës dhe në vet mbretërinë serbe. Shtëpitë janë të mbuluara me tjegulla qysh para 160 viteve. Në këtë fshat nuk ka as një shtëpi të mbuluar me kashtë. Shumë shtëpi shqiptare janë të lyera me gëlqere.

Oborret janë të rrethuara me mure gurësh apo tullash të papjekura - qerpiç, ose me gardhe të thurura që mbarojnë me therra. Përndryshe shqiptarët mateças askujt, por edhe shqiptarëve të fshatrave tjera, nuk kanë lejuar të vendosen në fshat.

Me një fjalë, Mateçi ka pozitë të përshtatshme gjeografike për zhvillimin e blegëtorisë dhe bujqësisë pasi që ka mal dhe fushë.[1]

  • Cerika dru i lisit, i drejtë çarrë me lartësi me 10 metra.
  • Krroi i Beqirit - burim në afërsi të Cerikës, që e ka hapur Beqiri
  • Senjaku - ndonjëher vendë i prerë i drunjëve, masovikisht.
  • Çaçka - pika më e lartë malore në bregun e mesëm të malit Mateç.
  • Varri i Nurës - ndonjëher e kanë masakruar dhe serbët e fshatrave të prapabillës, ka qenë rojtar mali.
  • Varri i Aliut ka vdekur dhe aty e kanë varrosur.
  • Tranat e Bacit - Bajram Veliu ka prerë druj-trerë
  • Molla e kuqe - moll me kokrra të kuqe që ka egzistuar shumë vjetë
  • Guri i Shqipes - ndonjëher kanë banuar shqiponjat, që tani janë të rralla në malin e Mateçit.
  • Kitka mal ku me siguri ka pasur edhe bimë barishtore.
  • Guri i gjatë - gur ku shtrihet me gjatësi të madhe mbi sipërfaqe të tokës ku nuk ka pyje.
  • Reka e Zëzë - lum që rrjedhë dhe formohet prej burimeve të malit Jahur.
  • Reka Jahuri - lumë që rrjedh dhe formohet prej burimeve të malit Jahur.
  • Jahur - pa sqarime.
  • Ara e Shehut - ara e ndonjë shehu të dikurshëm nga lagja e Shehlerëve
  • Stani i Haxhiut - stan (baçillë)i ndonjë njeriu me ofiqin,haxhi.
  • Ostrec - mal ku përveç drunjëve ka edhe bimë barishtore dhe drunjë lëvore të trashë (greq.Ostrakon-kore)
  • Billa -maja më e lartë e malit Mateç ku ka horizont më të gjërë pamje.
  • Zabeli - vend mbi fshat,kodër që e zë diellin në orët e hershme.
  • Guri i Madh -madhësia e gurit që edhe sot duket.
  • Paporame - vend i lartë menjëherë mbi fshat.
  • Ara e Nelës - Sipas pronarit.
  • Ara e Raqipit -sipas pronarit.
  • Kupozishte - vend ku janë rritur lekrat e egra të mëdha.
  • Mulliri i popit - mulliri i dikurshëm,pronë e priftit .
  • Manastiri - i ndërtuar në lartësi 1009 metra mbidetare.Ndërtimii ka filluar më 1314 ka përfunduar më 1555.
  • Vllain Grob - varri i vllahut ku ka vdekur dhe është vorrosur.
  • Çezma e Nikushtakut - çezma në kufi me malin e Nikushtakut.
  • Porende - tokë shtresa-shtresa e përshtatshme për vreshtari.
  • Çardak - vend malor në lartësi nga malet tjera si çardak - Doksat.[2]

Shumë banorë të Mateçit i ruajnë gojëdhënat dhe legjendat brez pas brezi, për ate se janë autoktonë dhe pasardhës të fiseve të vjetra Ilire, që kanë jetuar në këtë trevë në periudha të ndryshme historike. Varësisht nga sundimtarët, kanë ndryshuar traditat, kulturën dhe konfesionin e vet. Autoktoninë e vet veçanërisht e vërtetojnë banorët e lagjeve: Papa(llarë), Saqa(llarë), Taf (reçë) dhe Dom(ët). Për këtë kanë folur pleqtë tanë, kur para qindra vjetëve përmenden emrat,siç janë: Kolë, Pal, Gjon, Can, Dërrnjan, Papa, Saqa, Mate, Mida e tjerë,që i takojnë gjuhës latine.

Në gërmimet me hulumtimet e bëra në rajonin e Kumanovës (Drezga), është hasur në gjurmë të vjetra të vendbanimeve para ardhjes së fiseve sllave: - Në fshatrat e sotme shqiptare në Republikën e Maqedonisë ka shumë fshatra. Disa parasllave që është vërtetuar me gërmime gjatë viteve të fundit. Në gjurmët e atyre të vjetrave vendbanime parasllave,numërohen edhe mbeturinat e fshatrave të vogla edhe në disa fshatra shqiptare, ku gjatë gërmimit haset në tulla, qeramikë, gurëgdhendje, por edhe në para të vjetra.

Shumë pleq shqiptarë në Mateç, siç ishin Shukri Qazimi,Ejup Ramizi,Elaz Shabani, e tani Shaqir Ymeri, Nasuf Xhaviti, Zijadin Qazimi, kanë thënë dhe thonë mos hallakat më larg, se del xhizë (prodhim qumështi). Me këtë duan të vërtetojnë se dikur shumë herët, paraardhësit tanë i kanë takuar konfesionit katolik. Edhe në Mateç ka gjurmë të kohës më të vjetër,të periudhës (para) romake, kurse konfesioni islam me ardhjen e perandorisë turke në Ballkan, lufta e Galipolit (1371), lufta e Gazemistanit (1389) e kështu me radhë.

Për popullsinë e rajonit të komunës së Likovës, (kjo do të thotë edhe për Mateçin), nuk janë bërë studime të hollësishme gjeografike, sociologjike dhe trasformimit ekonomik, me përjashtim të një punimi të autorit të këtij studimi. Në periudhën e pasluftës së dytë botërore, një punim më të gjërë e ka bërë J. H. Triufunovski (1951), ndërsa shumë më herët edhe J. H. Vasiljeviq (1909). Ka pasur të botuara edhe separete të tjera nga autorë të ndryshëm, gjeografë dhe historianë,por nuk janë të rëndësishme, sepse trajtimet e tyre kanë qenë të karakterit tendencioz, nacionalist dhe shovinist, sidomos me tendenca antishqiptare, njëherit edhe me tendenca antimaqedonase.

Fshatrat kanë pozita të ndryshme morfologjike-topografike,që është lidhur drejtpërsëdrejti me kushtet e morfoplastikës së hapësirës. Në strukturën e fshatrave kanë ndikuar edhe kushte historike, shoqëroro-ekonomike që nga periudhat më të hershme. Popullsia e kësaj treve daton prej periudhës së kulturës së Halshtadit. Kuptohet në periudhën Ilire në këto vise kanë jetuar Dardanët, pastaj një periudhë Peonët, që shumë autorë i kanë përcaktuar si fise të fuqishme Ilire në pjesën qëndrore të Evropës jug-lindore. Disa fshatra kanë vjetërsi nga periudha romake, nëpër të cilat fshatra kanë kaluar rrugët e rëndësishme të asaj periudhe të karakterit rajonal dhe lokal.

Në periudhën e dyndjeve sllave, sidomos në periudhën e vendosjes së tyre në këto vise, aty kah shekulli lX dhe X, fillon periudha e jetës fisnore. Duke pasur parasysh morfoplastikën e terenit, në mesjetë janë formuar fshatrat e vendet e fshatrave të periudhave më të hershme ose lokalitete të reja. Ndryshimet e shpeshta shoqërore kanë ndikuar edhe në ndryshimet e jetesës sociale, ekonomike dhe kulturore të banorëve, në transforminin e përgjithshëm të rajonit.

Mateçi hynë në rradhën e fshatrave më të vjetra të rajonit të Karadakut. Shënimet e para të shkruara hasen diku në fillim të shekullit XlV. Në vitin 1519, në tefterët e perandorisë turke për grumbullimin e tatimeve me të holla të quajtura akçe, janë shënuar emrat e 126 familjeve, kurse më 1912,regjistrohet si komunë pas rënies së perandorisë turke. Më 1918 shënohet si fshat i kolonizuar. Sipas shënimeve të para është konstatuar se më 1916, popullsia e Mateçit është regjistruar në suazat e popullsisë së komunës së atëhershme të Hotlës, gjithsej 5.544 banorë, ( me siguri popullsia e fshatrave Mateç, Hotël, Ropalcë, Vishticë, Nikushtak, Likovë dhe fshatrat malore që i kanë takuar komunës -Hotla) . Nga numri i përgjithshëm është shënuar se 4.705 mysliman-shqiptar, 839 banorë ishin të konfensionit katolik dhe krishter. 4241 banorë gjuhë amtare kanë pasur shqipen, 849 sërbokroatishten, dhe 454 banorë kanë pasur gjuhë tjera. (shënime statistikore).

(Tabela statistikore për regjistrimin e popullsisë viti 1916)

Bazuar në regjistrimin e vitit 1921, Mateçi ka pasur 210 familje me gjithsej 1338 banorë, por fatkeqësisht pas sqarimeve tjera për popullsinë. Më vitin 1948, numri i familjeve është rritur në 389, kurse ai i banorëve në 2.657. Më 1953, numri i familjeve përsëri shënon rritje dhe arrin në 420, kurse numri i banorëve zvogëlohet për 20 banorë dhe është 2.637. Dihet se diku kah viti 1955 fillojnë shpërnguljet masovike të shqiptarëve për Turqi, dukuri që përfshiu edhe Mateçin. Numri i familjeve zvogëlohet në 390, të cilën gjë e pëson edhe numri i banorëve i cili lëshohet në 2.344. Në dhjetë vitet e ardhshme përsëri fillon shtimi i familjeve dhe numri i përgjithshëm i banorëve. Më 1971, Mateçi numëron 2.616 banorë, nga të cilët 1.364 meshkuj dhe 1.255 femra. Prej tyre, maqedonas 108, serb 663, shqiptar 1.482, turq 305 dhe 58 banorë të tjerë. Më 1981, numri i banorëve arrin 2.781, prej të cilëve 1.435 meshkuj e 1.346 femra, e prej tyre maqedonas 41 , serb 498, shqiptar 2.132, turq 88 dhe 23 banorë të tjerë. Regjistrimi i fundit në vitin 1994, shënon se numri i përgjithshëm i banorëve arrin 3.137, prej të cilëve 1.537 meshkuj dhe 1.600 femra. Prej tyre 11 maqedon, 355 serb, 2.759 shqiptar, 1 turk dhe 11 të tjerë.

Tani popullsinë e fshatit 88,7% e përbëjnë shqiptarët dhe 11,3 të tjerët ( serb, maqedon dhe të tjerë). Shqiptarët kryesisht i takojnë fisit Berish, Shalë, Krasniq, Kryezi, Thaç etj. Nga shqiptarët, tri lagje veten e ndjejnë se janë autoktonë dhe më të vjetër, kurse të tjerët thuhet se kanë ardhur nga gjetiu. Serbët kanë ardhur në kohën e kolonizimeve, kryesisht nga pjesa jugore e Sërbisë e më tepër diku pas vitit 1918.

Popullsia shqiptare gjatë periudhave të ndryshme përjetoi shpërngulje nga trolli (vendlindja) në vendet tjera të ndryshme në Ballkan dhe Azi. Shpërngulje më të mëdha të shqiptarëve ka pasur më 1912, pas rënies të perandorisë turke, në vitin 1936 dhe në vitet e 60 -ta të këtij shekulli, shkuarja masovike në Turqi në të ashtuquajturën periudhë e Rankoviqit, e cila zbatoi teorinë dhe planin e Çubrilloviqit.

Shpërngulje përjetuan edhe pjesa tjetër e popullsisë. Shumë familje maqedonase dhe serbe, për shkaqe ekonimike dhe për punësim,u shpërngulën në Shkup, Kumanovë, dhe Republikën e Sërbisë-Nish, Leskovc e tjerë.

Traditë e kahmotshme e banorëve të Mateçit, bazuar edhe në kulturën ende të pranishme patriarkale, është të jetojnë në bashkësi. Ashtu edhe sot ka familje që numrojnë mbi 24 anëtarë . Në një shënim të regjistrimit 1948 shihet se në Mateç ka pasur disa familje që kanë pasur mbi 15 anëtarë.

- Arif  Ashim,                       23 anëtarë
- Angjelkoviq  Mihajllo,             15 anëtarë
- Imer Shaqiri,                      22 anëtarë
- Ameti Alim,                        16 anëtarë
- Isufi Ajrrulla,                    21 anëtarë
- Bajram Selimi,                     20 anëtarë
- Rexhep Raqipi,                     15 anëtarë 
- Rushit Sulejmani,                  23 anëtarë
- Idriz Bajrami,                     15 anëtarë 
- Abedin Ismaili,                    16 anëtarë
- Ameti Isen,                        16 anëtarë 
- Bakiu Shaip,                       15 anëtarë
- Rraman Beqiri,                     15 anëtarë      
- Murat   Dauti                      24 anëtarë.

Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite, që familjet të jetojnë në bashkësi me anëtarë më të shumtë. Për shembull, tani të këtilla janë familjet: Ekrem Jakupi, Bajram Musliu, Shefqet Latifi e tjera.

Numri dhe struktura nacionale e popullsisë në Mateç

viti.regji.    numri përgj       M        F       Maq.   Shqip.     Serb.    Turq.    Tjer
1946           2.763           1.360    1.404     126     1.730      818               98
1961           2.345           1.199    1.146      82       264      822     1.120      3
1971           2.616           1.364    1.252     108     1.482      663       305     58 
1981           2.781           1.435    1.346      41     2.131      498        88     23 
1994           3.137           1.537    1.600      11     2.759      355         1     11[3]
   1916                1921             1948               1953
fam.   Banor        fam   ban        fam   ban          fam   ban 
210.   1.338        389   2.657      420   2.637        390   2.344


Struktura e popullsisë në Mateç sipas moshës

Viti i   4     5-9   10-14   15-19    20-24    25-29   30-34  35-39  40-44  45-49  50-54
regj    vjet   vjet  vjet     vjet     vjet     vjet    vjet   vjet   vjet   vjet   vjet

1961    326    255    264     251      207      185     154    139     83    109    108
1971    382    311    272     227      221      198     170    151    147    112     71
1981    350    322    337     282      255      172     167    170    159    125    111
1994    375    348    309     299      276      301     233    183    117    136    131
          
                              
       55-59    60-64    65 e    të pa      mbi 70  70-74    mbi 75
        vjet     vjet     mbi    njohura
1961     76       68      116       4
1971    106       82       62      46         58      46
1981     98       46       70      57         57               50
1994    117      121       86      42         42      25,20,16[4]

Bota bimore dhe shtazore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bota bimore dhe shtazore ka qenë dikur pronë private apo kolektive e mateçasve, e pas vitit l945 pasuri shoqërore ( e shtetit). Mali i Mateçit ka florë dhe faunë shumë të pasur. Zona bregore -malore me lartësi mbidetare prej 500-1100 metra, mund të ndahet në zonën e ulët, ku rriten kaçuba të rralla dhe vende kullosash, zona e dytë me dushkaja dhe çarri , zona e tretë ku rritet bungu dhe ahishta dhe në vendet më të larta ahishtat e pastra. Pjesa më e madhe e malit të Mateçit është e mbuluar me ahishta (Fagus masiaca). Bungu më tepër rritet në lokalitetin e Vuksanit dhe dominon bungu i qujatur (Quercus conferta), që arrin lartësi prej 4 deri në 5 metra. Ka edhe bung të qarrit (Querrkus cerris), apo siç e quan populli dru cerr në lartësi deri më 12 metra. Ahishta ka edhe te Varri i Vllehut dhe Kollarrnicës dhe vende të tjera,i cili rritet prej 15 deri më 20 metra lartësi.

Në rajonet e malit të Mateçit rriten edhe : shkoza, lajthija, akaciet,pisha, dardha e egër, molla, kumbulla, manaferra, murizi e tjera.

Prej bimëve barishtore më tepër rritet fieri ( Drupaterius filix mas,Peteridium aquilnum), hithra (Urtikadioska),labati (Atripleks aestata), lulegishti (Primulla Verius),luleshtridhja (Fregaria Vasca), çaji i malit ( Origonum Vulgare), lule Elbasani (Kuperiku perfaratum), çaj kamomili ( Chamomila recuiti) e tjerë. Kur është fjala për faunën, mund të themi se banorë të përhershëm të pyllit janë: ujku, derri i egër, lepuri, dreri, ketri, vjedulla, e kohën e fundit është vërtetuar se jeton edhe ariu, por shumë rrallë.

-Monografia është shkruar në vitin 1998, por nuk u botua deri më vitin 2008 për shkaqe të arsyeshme.

Pas konfliktit ndëretnik luftarak midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe fuqive ushtarako-policore të Republikës së Maqedonisë, ndryshoi gjendja e pyjeve. Ato u prenë dhe shkatërruan pothuajse në përgjithësi dhe sot e kësaj dite (2006), nuk është vë rend apo kujdes për ruajtjen e pyjeve.


Supozohet se emri i fshatit Mateç, më i madh me sipërfaqe dhe me numër të banorëve në Komunën e Likovës, është përdorur që në kohën e Ilirëve dhe Romakëve. Historia ka vërtetuar se në këtë trevë të Karadakut kanë jetuar Dardanët dhe Peonët. Më vonë këta treva i kanë takuar Perandorisë Romake, kurse prej vitit 1389 - 1912 Perandorisë Osmane.

Lokaliteti në verilindje të vendëbanimit të sotëm Mateç, tani tokë pjellore, livadhe të bujshme dhe të pasura me ujëra nëntokësore dhe lagështi të përhershme, mbanë emrin rimnik. Saktësisht, në këtë lokalitet gjatë lavrimit dhe mihjes së thellë të tokës apo gërmimeve të ndyshme haset në materiale të baltës së pjekur, para se gjithash gypa (tubacione), e mbeturina të tjera që dëshmojnë se para mijëra vitesh ka ekzistuar vendëbanim i Perandorisë Romake me pus të vetëm në qendër ku njerëzit herët në mëngjes janë rradhitur dhe kanë pritur të furrënizohen me ujë.

Mateçi ka edhe një cilësi të dalluar prej vendbanimeve të tjera: tërë ditën është i rrezatuar për shkak të topografisë specifike ndajë insollacionit diellor. Mëngjesi në gjuhën latine shprehet kështu: MATUTINUS (M- A -T- U - T - I - N -U –S ), A, UM, që do të thotë mëngjesor, i ditës, i mëngjesit. Kjo fjalë ka lidhje të ngusht edhe me emrin MATUTA ( M-A-T-U-T-A ) AE, f, hynesha e mëngjesit te latinët. Lidhshmëri të afërt me fjalët më lartë ka edhe emri i popullit të Thrakasve që është quajtur Maedi (Medi) , ORUM SH apo (M -A- D - E-T ) populli i Thrakisë. E gjithë kjo që e thamë më lartë shikuar nga aspekti etimologjik, para se gjithash në gjuhën latine, mundë të konstatohet se banorët e vendëbanimit arkaik, rimnik (Mateç) për çdo mënghes (MATUTINUS) dhe rrespektim të hyneshës MATUTA kanë pritur qetë për furrnizim me ujë. Si në fjalën matutinus ashtu edhe në emrin e hyneshës, rrënja është e njejt MAT.

Rrënjë e njejtë e fjalës-MAT mund të haset edhe në fjalën mëngjes të gjuhës Italiane (romake) MAT-TINO, gjatë kohërave të ndryshme prapashtesat e fjalëve të lartëpërmendura UTA, UTINUS dhe TINO janë shkrirë në prapashtesën E-Ç dhe ka dalur emri M-A-T-E-Ç i përbër prej rrënjës MAT dhe prapashtesës EÇ ( MAT + EÇ baraz MATEÇ). Emrin e fshatit Mateç e vërtetojnë edhe shkrimet e para në vitin 1519, kur shënohet në dokumentet kadastrale (fletoret e Prandoris Turke) në Stamboll se fshati Mateç ka paguar 17.000 akçe (monedhë e argjent turke) që ka qarkulluar në kohën e sundimit të sulltan Orhani (1326-1359).

Ky supozim është përcjellë edhe prej stërgjyshënve të familjeve më të vjetra dhe autoktone të fshatit PAPA - (llarëve), TAFË- (reçëve), dhe SAQA-(llarëve) në Mateç.

Për emrin e fshatit ka edhe gojëdhëna tjera të ngjajshme, por të pavërtetuara. Dikur paska jetuar gjyshi MATE, e folmja e Mateçit i ngjanë nëndialektit të shqiptarëve të krahinës MAT (sh.ynë).

E gjithë kjo që thamë më lart në lidhje me etimologjinë e fshatit Mateç para se gjithash supuzimi i rrënjës së fshatit MAT dhe prapashtesës EÇ (MAT + EÇ barazi MATEÇ) le të shërbej si nxitje për hulumtime të mëtejme shkencore për emrin dhe vendëbanimin M-A-T-E-Ç.[5]

  1. ^ Marrë nga Mateçi-monografi, autor Bajram Sulejmani
  2. ^ Marrë nga libri Mateçi-monografi, auto Bajram Sulejmani
  3. ^ - 3.340 AE 239-240 Arhiv.Kumanovë. Enti statistikor Kumanovë.
  4. ^ Enti statistikor Kumanovë. Mateçi monografi- Bajram Sulejmani
  5. ^ Marr nga Mateçi-monografi, autor Bajram Sulejmani

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]