Once Upon a Time in America

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Na ishte një herë Amerika
Arkivi i filmit
Once Upon A Time In America1.jpg
Titulli shqip Na ishte një herë Amerika
Origjinali Once upon a time in America
Vendi i prodhimit Itali - ShBA
Viti i prodhimit 1984
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 227'
Gjuha origjinale Anglisht
Për moshën ...
Ekipi realizues
Regjia Sergjo Leone
Muzika e filmit Ennio Morricone
Prodhuesi i filmit:
Aktorë kryesorë
Robert De Niro
James Woods
Joe Pesci
Larry Rapp

Noodles (Robert de Niro) është një djal hebre që jeton në Lower East Side - N.Y. qe ka krijuar bandën e tij, të cilës i bashkohet dhe Max (James Woods). Noodels përfundon në burg për vrasjen e një të riu, kapua i një bande rivale. Kur del nga burgu 11 vjet bashkohet me ata që kanë ngelur nga banda e vjetër. Për sa kohë vazhdon proibicionizmi gjërat shkojnë mirë, por lajmi i përfundimit të tij dhe projektet e Max keqësojnë raportet midis 2 miqve. Noodels i bindur se po ndihmonte mikun e tij e denoncon, diçka nuk shkon si duhet, Max dhe gjithë të tjerët vdesin. Dikush po kërkon të vrasi dhe Noodels, çanta që dikur mbante pasurinë e bandës tani ka vetëm gazeta. Noodels vendos të arratiset nga New York, merr trenin e parë. Kalojnë 20 vjet, në të cilat Noodels "kishte shkuar në shtrat herët" kur dikush e thërret të rrikthehet në N.Y. për të zbuluar çfarë ndodhi natën kur të gjithe shokët e tij vdiqën.

Trivia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Na ishte një herë Amerika është filmi i fundit i Sergjo Leone-s dhe ndoshta më i miri. Në suksesin botëror të këtij filmi ndikon edhe mjështëria e Ennio Morricone. Filmi pati probleme ne Sh.B.A. ku produktori Arnon Milchan e propozoi me një montazh alternativ nga ai origjinali, ku ishin eleminuar ngjarjet e viteve '20 dhe pjesa tjetër e ngjarjeve u montua ne rrjedhë kronologjike (pa flash-back), rezultati ishte shumë i dobët.