Jump to content

Përdoruesi:Elda Kavaja/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Të dhënat lidhur me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Numri zyrtarë i QKUK-së: +381 38 500600
Email: info@shskuk.org
Lokacioni: Prishtinë
Orari 24/7

Qendra Klinike Universitare e Kosovës filloi punën në dhjetor 1958, fillimisht si Spitali i Prishtinës, deri në themelimin e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, në vitin 1969.[1] Më 7.11.1973 Fakulteti i Mjekësisë bashkohet me Spitalin e Prishtinës si Organizatë e Punës së Bashkuar. Prej vitit 1977 deri më 1991 ka vepruar si organizatë punuese e Fakultetit të Mjekësisë. Nga Qershori i vitit 1999, mori emrin “Qendra Klinike Universitare e Kosovës-(QKUK)”. Organizimi në QKUK funksionon përmes instituteve, qendrave, klinikave, shërbimeve dhe njësive administrative. [2]

Qendra Klinike Universitare e Kosovës i ofron të gjitha shërbimet shëndetësore të nivelit terciar për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për pacientët e tjerë që kanë probleme shëndetësore. Përveç shërbimeve shëndetësore, QKUK ofron edhe të gjitha shërbimet arsimore dhe ato shkencore. Pra në QKUK kryhen tri funksione të cilat janë: shërbimet shëndetësore përmes trajtimit të pacientëve, shërbimet arsimore apo përgatitja praktike e studentëve të mjekësisë, dhe shërbimet shkencore të cilat i realizojnë përmes punimeve shkencore. Në QKUK, në ambulanca specialistike kryhen vizitat e rregullta mjekësore çdo ditë pune, në reparte bëhet trajtimi i rasteve, ndërsa në klinika kirurgjikale kryhen operacionet.

Trajtimi dhe klinikat të cilat i ofron QKUK

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajtimi i pacientëve bëhet nga stafi i specializuar i mjekëve dhe infermierëve.[3]

QKUK në total i ka 23 klinika të fushave të ndryshme, në të cilat ofrohen ndihmat shëndetësore. Kontrollet kryhen në kuadër të ambulancave specialistike, ku çdo mëngjes në repatet e ndryshme bëhen vizitat e rregullta mjekësore.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika e Kirurgjisë Abdominale funksionon si pjesë e QKUK-së. Fillimisht kjo klinikë ka zhvilluar veprimtarinë si repart i Kirurgjisë së Përgjithshme por me formimin e Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1969 filloi edhe avansimi i reparteve në klinika. Si rezultat u krijua Klinika e Kirurgjisë me të gjitha degët kirurgjike. Me datën 01.06.2014 klinika është ndarë nga repartet tjera dhe u emërtua Klinika e Kirurgjisë Abdominale.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale përban gjithsej : 33 kirurgë, 61 infermierë , 13 instrumentarë dhe 14 specializantë.

Repartet që i përfshin kjo klinikë janë:

  1. Laparaskopi
  2. Kirurgjia ezofagu-gastrike
  3. Kirurgjia e defekteve parietale dhe endokrine
  4. Kirurgjia hepato pancreatito biliare
  5. Kirurgjia kolorektale
  6. Shërbimi abulantorë me sallën e vogël
  7. Blloku operatorë – Dhoma e zgjimit , sterilizimi
  8. Kabineti endoskopik
  9. Qendra për trajtimin bazik kombëtar
  10. Gjysmë intenziva e Kirurgjisë Abdominale

Qëllimi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale lidhet me diagnostifikimin dhe trajtimin kirurgjik të patologjive të abdomenit dhe të traumës abdominale. Sëmundjet të cilat mund të mjekohen në këtë klinikë janë: sëmundjet e ezofagut , sëmundjet e lukthit, sëmundjet e zorrës së hollë, sëmundjet e kolonit (pjesë e zorrës së trashë) , sëmundjet e rektumit (problemet në zorrën e trashë) poashtu edhe merret edhe me trajtimin e sëmundjeve të mëlqisë, të rrugëve biliare, të pakreasit si dhe trajtimin e tërë patologjisë në paretit abdominal dhe retroperitonal duke përjashtuar traktin urinar dhe gjëndrat endokrine mbiveshkore (suprarenale) dhe tiroide. Poashtu kjo klinikë merret edhe me mjekimin e traumës së diafragmës në urgjencë.

Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është : Ass. Dr. Ferat Sallahu.

Klinika e Psikiatrisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika e Psikiatrisë merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve psikiatrike dhe poashtu edhe me kujdesin e pacientëve të cilët kanë probleme në shëndetin mendor. Kjo klinikë pos tjerash bën edhe edukimin e profesionistëve të shëndetit mendor.

Stafi i Klinikës së Psikiatrisë përbëhet nga 90 antarë , profesionet e të cilëve janë : psikiatër, infermier, psikolog, puntorë social, puntorë administrativ si dhe profesione të ndryshmë ndihmëse .

Roli i psikiatrit në klinikë është se ai së bashku me pacientin vendosin lidhur me trajtimin e nevojshëm. Infermierët merren me plotësimin e nevojave humane të pacientëve të cilët së bashku me psikiatrin përcjellin në kontinuitet gjendjen e pacientit. Roli i psikologut në trajtimin e pacientit lidhet me ofrimin e shërbimeve psikoterapeutike, seancave këshilluese, psikoedukimit dhe vlerësimit psikologjik.

Intervenimet që ofrohen në klinikë janë:

  1. Menaxhimi i medikamenteve dhe vetëdijësimi për simptomet
  2. Socializimi
  3. Orientimi
  4. Vet-kujdesi
  5. Shkathtësitë ballafaquese
  6. Psiko-edukimi për familjarë
  7. Ushtrimet dhe terapia relaksuese

Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë është Dr.Shaban Mecinaj.

Klinika e Kirurgjisë Plastike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbimi i Kirurgjisë Plastike për herë të parë u paraqit në vitin 1978 e cila fillimisht ishte në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë. Në vitin 1988 ky shërbim u avansua në repart në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë. Gjatë viteve 1990-1999 përshkak të okupimit ky repart mbyllet dhe ndalohen shërbimet për pacientët shqipëtarë. Pas luftës arrihet rihapja e repartit dhe fillimi i punës me staf të reduktuar në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë. Viti 2014 shënon progres për kirurgjinë plastike duke u shëndërruar në Klinkën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive.

Llojet e shërbimeve të cilat ofrohen nga klinika janë :

  1. Djegje dhe pasojat e djegjeve  
  2. Rekonstruksioni i defekteve të lëkurës dhe indeve të buta
  3. Trajtimi kirurgjik i tumoreve të lëkurës dhe indeve të buta
  4. Trajtimi i patologjive të shuplakës
  5. Trajtimi i infeksioneve të lëkurës dhe indeve të buta

Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike është Prof. Asocc. Hysni Arifi.

Klinika e Hematologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbimi i Hematologjisë për herë të parë është themeluar në vitin 1978 . Në vitin 2013 shëndërrohet në Klinikë të Hematologjisë.  

Stafi i Klinikës së Hematologjisë përfshin : 1 kryeinfermier të klinikës, 2 kryeinfermierë të reparteve (Repartit të Hematologjisë Klinike dhe Repartit Hemato-onkologjisë) . Në klinikë janë të punësuar gjithsej 15 infermierë dhe dy profesorë të lendës Mjekësia Interne- Hematologji.

Qëllimi i Klinikës është diagnostifikimi dhe trajtimi i patologjive hematologjike dhe hemato-onkologjike. Klinika ofron shërbime të ndryshme si : kimioterapi, transfuzione të nevojshe si dhe terapi për të sëmuarit me simptoma hemato-onkologjke. Në kuadër të Klinikës funksionon kujdesi gjysmë intensiv ku trajtohen të sëmuarit me leukimi akute.  

Shërbimet të cilat ofrohen të kuadër të diagnostifikimit janë :

  1. Biopsia e palcës kockore
  2. Ekzaminimi citologjik i palcës kockore dhe gjakut periferik
  3. Ekzaminimi ultrasonografikë i organeve abdominale  

Drejtor i Klinikës së Hematologjisë është  Prof.Asoc.Dr Sci Emrush Kryeziu.

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve gjendet në objektin e Klinikës së Kirurgjisë. Kjo klinikë posedon 35 shtretër për pacientë, 2 salla operatore si dhe një ambulancë specialistike. Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve shërben edhe si qendër për kryerjen e stazhit specialistik nga kirurgjia e përgjithshme, pediatria, neonatologjia, ortopedia, urologjia etj. Poashtu në këtë klinikë kryhet edhe stazhi i mjekut të përgjithshëm dhe ushtrimet e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Stafi Klinikës Pediatrike momentalisht përbëhet nga 21 infermierë, 2 anesteziologë,13 specialistë.  

Shërbimet të cilat i ofron klinika janë:

  1. Kirurgjia neonatale
  2. Kirurgjia –abdominale pediatrike
  3. Urologjia pediatrike
  4. Onkologjia pediatrike
  5. Kirurgjia pediatrike emergjente dhe traumat e abdomenit e urotraktit
  6. Njësia e urodinamikës

Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve është Prof. Dr.Nexhmi Hyseni.

Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv ka gjithsej 212 punëtorë. Pra 43 specialistë, 86 teknikë të anestezionit, 67 teknikë në mjekimet intesive, 3 teknikë të fiziatrisë.

Shërbimet të cilat i ofron kjo klinikë kryhen në 18 klinika të QKUK-së.

Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv është Prof.ass. Nehat Baftiu.

Klinika e Fiziatrisë me Rehabilitim Fizikal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo klinikë ofron shërbime të diagnostifikimit, terapisë fizikale dhe rehabilitimit në nivel primar dhe sekondar. Klinika Fizikale dhe Rehabilituese ofron edhe mundёsi edukativo-profesionale pёr specializantё, studententё tё Fakultetit tё Mjekёsisё dhe Fizioterapisё.

Numri total i stafit është 63, prej tyre:

  • 17 mjekë specialistë të Mjekesisë Fizikale
  • 10 fizioterapeutë me master
  • 14 fizioterapeutë bachelor
  • 12 teknikë te fizioterapisë
  • 10 infermierë

Kjo klinikë ka dy reparte:

  1. Reparti për hospitalizim (i cili posedon 14 shtretёr dhe sallën për terapi fizikale)
  2. Reparti i terapisё fizikale, për pacientët ambulantor, me shërbimet pёr kineziterapi, elektroterapi, termoterapi, magnetoterapi dhe fototerapi.

Në këtë klinikë ofrohen shёrbime intensive, kualitative dhe tё specializuar pёr patologjitё e ndryshme si: Lëndimet e Sistemit Nervor Qëndror dhe Periferik, Politraumat (që ndodhin pas dëmtimit serioz të kokës), problemet Kardiovaskulare-Respiratore, si dhe kujdesi intensiv dhe gjysëm intensiv.

Drejtoresha e Klinikës: Prof. Dr. Hajrije Hundozi-Hysenaj.

Klinika e Otorinolaringologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pacientët në këtë klinikë kërkojnë trajtim nga një otorinolaringolog për sëmundjet e veshit, hundës, fytit, bazës së kafkës, kokës dhe qafës, pasi që këto janë sëmundje funksionale të cilat ndikojnë në shqisat dhe aktivitetet e ngrënies, pirjes, të folurit, frymëmarrjes, gëlltitjes dhe dëgjimit.

Stafi përbëhet nga:

  • 12 mjekë specialistë
  • 59 infermierë
  • 3 defektologë

Drejtor i Klinikës: Dr. Hajdin Thaçi.[4]

Klinika e Ortopedisë me Traumologji

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si klinikë funksionon brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga viti 1999, kurse nga viti 1953 si repart në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë. Kjo klinikë luan rol në veprimtaritë shëndetësore, arsimore dhe kërkimo-shkencore. Në këtë klinikë në kuadër të shërbimit ambulantor vinë për kontrollë mbi 14.000 pacientë, trajtohen mbi 4000 fraktura në vit, në mënyrë kirurgjikale mbi 1400 fraktura. Mbi 500 operacione janë elektive, ku vendin kryesor e zë artroplastika (ndërhyrjet në sëmundjet kongjenitale te fëmijët dhe të rriturit).

Kjo klinikë i posedon tri salla për operacion.

Stafi përbëhet nga: 8 shefa të njësive, 27 mjekë specialistë, 6 kryeinfermierë dhe 45 infermierë, pra ka gjithsej 102 të punësuar, që i takojnë personelit shëndetësor.

Klinika e realizon misionin e nivelit terciar të ortopedisë në shërbimin universitar si dhe zgjedh të gjitha rastet problematike të ortopedisë pediatrike.

Drejtori i Klinikes: Dr. Ridvan Krasniqi – Ortoped

Klinika e Reumatologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reumatologjia është degë e mjekësisë që merret me sëmundje reumatizmale, sëmundje të karakterizuara nga inflamacioni i kyçeve, muskujve, kockave dhe ndonjëherë organeve të tjera të mbrendshme (veshkëve, mushkërive, enëve të gjakut dhe trurit).

Reparti i Reumatologjisë u themelua më 1974 në kuadër të Klinikës Interne të QKUK-së me 8 shtretër, një mjek dhe një infermier.

Në vitin 2014 u themelua Klinika e Reumatologjisë si klinikë e pavarur nga klinikat tjera e cila i posedonte 26 shtretër, 12 mjekë dhe 11 infermierë, ndërsa tani ka 10 mjekë dhe 11 infermierë.

Reumatologët e kësaj klinike meren me diagnostifikimin, trajtimin dhe menaxhimin nga pikëpamja mjekësore e pacientëve që vuajnë nga sëmundje reumatizmale. Qëllimi i tyre është që ti sigurojë pacientit cilësinë më të mirë të mundshme të jetës jo vetëm duke përshkruar medikamente, trajtime ose vizita të tjera më të specializuara, por gjithashtu duke i treguar pacientit dhe familjarëve të tij mënyrën më të mirë për të bashkëjetuar me shqetësime të natyrës kronike.

Drejtor i Klinikës së Reumatologjisë: Dr Avni Kryeziu, Internist-Reumatolog

Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse ( Infektive )

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika për sëmundje ngjitëse (Infektive) ishte themeluar në vitin 1976, por në këtë kohë ishte së bashku me Spitalin e TBC-së në ish-objektin e Ministrisë së Shëndetësisë. Klinika infektive ka për detyrë të ofroj përkujdesje profesionale për pacientët që kanë sëmundje të transmetueshme që nga sëmundjet virusale si HIV deri te sëmundjet si gripi. Puna e kësaj klinike është shumë e rëndësishme për shkak të trajtimit të këtyre sëmundjeve shumë të përhapura.

Klinika përbëhet gjithsej nga 88 puntorë nga këta 19 janë nga personeli mjekësor (specialistë), kurse 69 infermierë.

Kjo klinikë ka 10 reparte në dispozicion për perkujdesjen e të sëmurëve. Klinika Infektive ka 130 shtretër të shpërndarë në 7 reparte.

  1. Reparti A : Ky repart ka për detyrë të kujdeset për pacientët me sëmundje të HIV AIDS si dhe ata në gjendje fibrile, dhe disponon 22 shtretër.
  2. Reparti B : Reparti për pacientët e sëmurë me sëmundje të mëlçisë edhe ethe hemorragjike, me 22 shtretër në total për shërbim.
  3. Reparti C : Reparti për të sëmurët me infeksione të Sistemit Nervor Qëndor (SNQ) dhe infeksione të rrugëve respiratore te fëmijët, ky repart posedon 22 shtretër.
  4. Reparti D : Reparti për te sëmurët me sëmundje gastrointestinale dhe sëmundje egzantematike te fëmijët, ky repart disponon 22 shtretër.
  5. Reparti E : Repart për të sëmurët me infeksione të Sistemit Nervor Qëndor (SNQ) dhe me infeksione të rrugëve të poshtme respiratore te të rriturit. Në këtë repart gjenden 16 shtretër.
  6. Reparti F : Reparti për të sëmurët me zoonozë (sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët) dhe gjendje febrile, ka 16 shtretër për pacientë.
  7. Reparti për Mjekimin Intensiv : Mjekohen të sëmurët me gjendje të rëndë të sëmundjeve infektive, disponon 8 shtretër.
  8. Reparti i pranimit : Këtu behët triazhimi, trajtimi dhe spitalizimi i të sëmurëve nëpër te gjitha repartet e klinikës.
  9. Reparti i shërbimeve specialistike : Kryhen vizitat ambulantore specialistike, ekzaminimet radiologjike për të sëmurët e spitalizuar dhe ambulantor, kryhet ultratingulli i abdomenit për të sëmurët e spitalizuar në Klinikën Infektive, në Klinikën e Dermatologjisë dhe në Klinikën e Neurologjisë, si dhe për te sëmurët ambulantorik. Këtë shërbim e kryejnë mjekët specialistë të klinikës dhe ky repart mbështetet nga 1 kryeinfermier i Ambulancës Specialistike dhe 4 infermierët që mbulojnë këto nën njesi. Vlenë të përmendet se në një nivel të ambulancës specialistike punon kuzhina dietale për fëmijë.

Drejtor i Klinikës është Prof. Dr. Hamdi Ramadani.

Klinika e Kirurgjisë Torakale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim kjo klinikë u themelua si njësi e repartit të Kirurgjisë Torakale në kuadër të Kirurgjisë së Përgjithshme që nga viti 1974. Klinika e Kirurgjisë Torakale mund të cilësohet si klinika e vetme në Kosovë e cila kirurgjikisht trajton sëmundjet e krahërorit. Të gjitha shërbimet torakale kryhen në nivel vendi nga ekspertë tanë të cilët kanë kontribuar që kirurgjia torakale të zhvillohet në një nivel dhe standard të lartë profesional. Ne klinikën e kirurgjisë torakale të QKUK- së bëhet përkujdesja e të gjithë pacientëve me sëmundje të mushkrive, pleurës, bronkeve, mediastinumit, diafragmës, karcinomes së gjirit dhe murit të kraharorit. Ofrimi i këtyre shërbimeve subspecialistike të larta bëhet në klinikë, në ambulantën specialistike dhe qendrën emergjente.

Klinika e Kirurgjise Torakale ofron një numër të trajtimeve si ato të dëmtimeve, sëmundjeve dhe anomalive kongjenitale (të lindura) në regjionin torakal (gjoksor) përfshirë këtu nderhyrjet kirurgjike për largimin e tumoreve të ndryshme, menaxhon çrregullimet dhe riparon traumat e shkaktuara në zemër, enë të gjakut, mushkëri, ezofag dhe diafragmë.

Drejtor i kësaj klinike është Ass.Dr.Saudin Maliqi.

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare si shërbim në kuadër të Klinkës së Kirurgjisë kishte filluar punën në vitin 1973, por operacionet ishin zhvilluar edhe në vitin 1972. Si kirurgë vaskularë kjo klinikë i ka 8, ka 3 instrumentarë, 30 infermierë dhe 4 punëtorë ndihmës.

Emrin "Klinika e Kirurgjisë Vaskulare" e morri në vitin 2014.

Përndryshe kjo klinikë specializohet në përkujdesjen e pacientëve me sëmundje të sistemit vaskular, apo të arterieve, venave ose qarkullimit limfatik. Përdor forma të shërimit siq janë me terapi, apo ndërhyrje kirugjikale.

Drejtor i kësaj klinike është Dr. Hajriz Rudari.

Klinika e Biokimisë Mjekësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Instituti i Biokimisë është themeluar më 1970 nga ekspertë të atëhershëm të biokimisë të cilët kanë kontribuar në ngritjen e këtij institucioni. Në fillim selia e institutit ka qenë në Fakultetin e Filologjisë. Në vitin 1978 një pjesë e stafit transferohet në ndërtesën e Stomatologjisë, kurse që nga viti 1982, koha kur është ndërtuar objekti i Qendrës Diagnostike, Instituti i Biokimisë është vendosur në këtë objekt në të cilin ndodhet edhe sot. Në vazhdimësi ky institucion është marrë me realizimin e analizave laboratorike si dhe me edukimin e studentëve dhe stafit të mesëm e të lartë profesional.

Ne Klinikën e Biokimisë dhe laboratorëve nëpër klinika, aktualisht janë të punësuar:

  • 12 specialistë të Biokimisë Klinike
  • 87 laborantë
  • 2 puntorë tjerë (kimistë dhe biologë)

Puna në klinikë është e ndarë në sektore të cilat udhëheqen nga specialistët e biokimisë.

Sektorët e punës janë:

  1. Sektori preanalitik  (përfshin pranimin dhe përgatitjen e materialit biologjik për analizë)
  2. Sektori i analizave biokimike
  3. Sektori i analizave imunologjike
  4. Sektori i elektroforezës (elektroforeza e proteinave dhe hemoglobinës)
  5. Sektori i koagulometrisë
  6. Sektori i lëngjeve specifike trupore

Nën kompetencat e Klinikes së Biokimisë janë edhe laboratorët të vendosur në klinika të cilat mbikëqyren nga specialistët e Biokimisë Klinike.

Drejtor i kësaj klinike është : Dr. Shemsi Veseli.

Barnatorja Qendrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barnatorja Qendrore është njësi shërbyese shëndetësore ku përveç furnizimeve me barna dhe materiale mjekësore në klinika, shërbime, reparte të QKUK-së, ofron edhe këshilla e informacione profesionale nga farmacistët për përdorim të barnave.

Barnatorja Qendrore e QKUK është depo qarkullues farmaceutik, që e bënë furnizimin me produkte farmaceutike dhe material mjekësor të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve dhe trajtimeve shëndetësore.

Barnatorja Qendrore (BQ) përbëhet nga këta sektorë:

  1. Sektori i produkteve farmaceutike- Barnave
  2. Sektori i narkotikëve
  3. Sektori i anestetikëve
  4. Sektori i terapisë specifike dhe i citostatikëve
  5. Sektori i materialit medicinal-shpenzues
  6. Sektori i penjëve kirurgjik dhe produkteve tjera
  7. Sektori i perfuzioneve (infuzioneve)

Kordinatore Nacionale për Farmaci dhe çështjet Farmaceutike- QKUK/ShSKUK: Arijeta (Nijazi) Statovci.

  1. ^ "coursehero.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "doktorijuaj.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "SHSKUK". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "ekonomia-ks". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)