Përdoruesi:KrHas/Bjork
Björk | |
---|---|
Björk Guðmundsdóttir (/bjɜːrk/ BJURK; lindur më 21 nëntor 1965) është këngëtare, shkrimtare, kompozitore, prodhuese dhe aktore islandeze. E njohur për aftësinë e saj për të kënduar 8 oktava dhe personaliteti i çuditshëm, ajo ka zhvilluar një stil muzikor eklektik që merr nga muzika elektronike, pop, eksperimentale, trip hop, klasike dhe avant-garde gjatë karrierës së saj 4 dekadore.
E lindur në Rejkjavik, Björk filloi karrierën e saj muzikore në moshën 11 vjeçare dhe arriti famë ndërkombëtare në moshën 21 vjeçare si këngëtarja kryesore e grupit muzikor alt-rok the Sugarcubes. Pasi që u shpërbë the Sugarcubes në 1992, Björk filloi karrierën solo. U ngrit në famë me albumet Debut (1993), Post (1995), dhe Homogenic (1997), duke bashkëpunuar me një gamë të artistëve dhe duke eksploruar shumë projekte multimediale. Albumet tjera të saja janë Vespertine (2001), Medúlla (2004), Volta (2007), Biophilia (2011), Vulnicura (2015), Utopia (2017), dhe Fossora (2022).
Disa nga albumet e Björk kanë arritur mbi vendin e 20-të në listën Billboard 200 në SHBA. Deri më 2015, ajo ka shitur më shumë se 20 milion albume rreth botës. Njëzet e tre të këngëve të saja kanë arritur top-40 listat rreth botës, me 22 top-40 kënga vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ku përkasin këngat top-10 "It's Oh So Quiet", "Army of Me", dhe "Hyperballad" dhe këngat top-20 "Play Dead", "Big Time Sensuality", dhe "Violently Happy". Disa nga çmimet e saja më të famshme janë Urdhëri i Skifterit, pesë çmime BRIT, dhe 15 nominime Grammy. Në 2015, magazina Time e emëroi një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Rolling Stone e vendosi në vendin e 60 të këngëtarëve më të mirë dhe vendin e 81 të shkrimtarëve të këngave më të mirë.
Björk luajti rolin kryesor në filmin Dancer in the Dark (2000) të Lars von Trier, për çka fitoi çmimin Aktorja Më e Mirë në Festivali i Filmit në Kanë në vitin 2000, dhe ishte nominuar për Academy Award për Këngën Më të Mirë Origjinale për këngën "I've Seen It All". Albumi Biophilia u reklamua si një album interaktiv me aplikacion dhe program edukativ. Björk është gjithashtu avokate e shkaqeve mjedisore në Islandë. U mbajt një ekspozitë retrospektive për Björk në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork në vitin 2015.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1965–1984: Jeta e hershme dhe fillimi i karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Björk lindi më 21 nëntor të vitit 1965 në Rejkjavik, ku u rrit. Nëna e saj ishte Hildur Rúna Hauksdóttir (7 tetor 1946 - 25 tetor 2018), aktiviste që protestoi kundër ndërtimit të Fabrikës Hidroenergjike Kárahnjúkar. I ati i saj ishte Guðmundur Gunnarsson, udhëheqës i një organizate të punëtorëve dhe elektricist. Ata u ndanë kur Björk u lind dhe ajo u shpërngul me nënën e saj në një komunitet të qellimshëm. Njerku i saj ishte Sævar Árnason, ish-kitarist i grupit Pops. Në moshën 6 vjeçare, Björk hyri në shkollën muzikore Barnamúsíkskóli, ku studioi pianon klasike dhe fyellin. Pasi që këndoi këngën "I Love to Love" nga Tina Charles në një koncert shkollor, mësueset e saja e dërguan regjistrimin e saj duke kënduar në radiostacionin RÚV, që atëherë ishte i vetmi në Islandë. Incizimi u transmetua në gjithë shtetin dhe, pasi që e dëgjoi, një nëpunës i shtëpisë diskografike Fálkinn i ofroi Björk një kontratë regjistrimi. Albumi i parë i saj, i quajtur Björk, u inçizua kur ishte 11 vjeçe dhe u botua në Islandë në dhjetor të vitit 1977.
Gjatë adoleshencës së saj, pas përhapjes së muzikës punk rock në Islandë, Björk formoi grupin punk Spit and Snot i përbërë vetëm prej vajzave. Në 1980, ajo formoi grupin xhaz Exodus, bashkëpunoi me një grup tjetër, JAM80, dhe diplomoi nga shkolla e muzikës. Në 1982, ajo bashkë me basistin Jakob Magnússon formuan një grup tjetër, Tappi Tikarras ("Tapos Bythën e Kuçkës" në islandisht), dhe nxorën EP-në Bitið fast í vitið ("Kafshoje Fort Ferrin" në islandisht), në gusht të të njejtit vit. Albumi i tyre Miranda u botua në dhjetor të vitit 1983. Grupi u paraqit në dokumentarin Rokk í Reykjavík ("Roku në Rejkjavik"), ku Björk u printua në kopertinën e videokasetës. Rreth kësaj kohe, Björk u takua me kitaristin Þór Eldon dhe grupin surrealist Medusa, në të cilën ishte edhe poeti Sjón, me të cilin do të bashkëpunon tërë jetën dhe formon grup, Rokka Rokka Drum. Ajo përshkroi kohën e saj në Medusa si "një universitet mbresëlënës organik: fertilitet ekstrem!" Björk u paraqit si artist në këngën "Afi" të albumit Örugglega (1983) nga Björgvin Gíslason.
Për shkak të ndërprerjës së programit në radio Áfangar, dy figurat e radios islandeze, Ásmundur Jónsson dhe Guðni Rúnar, kërkuan që muzikantët të luajnë një shfaqje të fundit të gjallë në radio. Björk luajti bashkë me Einar Melax (nga grupi Fan Houtens Kókó), Einar Örn Benediktsson (nga Purrkur Pillnikk), Guðlaugur Kristinn Óttarsson dhe Sigtryggur Baldursson (të dytë nga Þeyr), dhe Birgir Mogensen (nga Spilafífl). Grupi zhvilluan një zhurmë të rokut gotik. Gjatë kësaj përvoje, Björk filloi të zhvillonte vokalizimin e saj – e definuar nga klithmat dhe britmat e saja. Ky grup performuan nën emrin Gott kvöld gjatë koncertit. Pasi që zgjedhën të vazhdojnë së luajtmit së bashku, ata përdorën emrin Kukl ("Shtrigni" në islandisht). Lidhjet e Björk i mundësuan që grupi të ketë studio ku mund të incizonin dhe ata nxorën këngën e parë në 1983. Shfaqja e parë e tyre ishte në një festival në Islandë ku shfaqja kryesore ishte nga grupi punk anarkist anglez Crass, shtëpia diskografike e të cilëve i ofroi grupit Kukl kontratë. Albumi The Eye ("Syri" në anglisht) u botua në 1984, e ndjekur nga një turne dy muajshe në Evropë, që kishte shfaqjen e parë në festivalin Roskilde në Danimarkë. Kukl u bënë grupi i parë islandez të luanin në këtë festival. Gjatë kësaj periudhe Björk botoi një libër poezie me vizatime që kishte ngjyrosur vetë e quajtur Um Úrnat frá Björk.
1985–1992: The Sugarcubes, martesa dhe amësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albumi i dytë i Kukl, Holidays in Europe (The Naughty Nought) ("Pushime në Evropë (Asgjëja e Ligë)" në anglisht), doli në 1986. Grupi u nda për shkak të konflikteve personale, por Björk mbeti në bashkëpunim me Guðlaugur duke formuar grupin The Elgar Sisters. Disa nga këngat që incizuan u bënë B-sides të këngave solo të Björk.
Björk luajti për herë të parë në filmin Einitréð ("Dëllinja" në islandisht; 1990) që u bazua në një tregim të vëllezërve Grim, dhe që u regjisua nga Nietzchka Keene. Björk luajti rolin e Margitës, një vajzë, nëna e së cilës u vra sepse ushtronte shtrigni. Atë verë, ish-anëtari i grupit Einar Örn dhe Eldon formuan Smekkleysa ("Shije e Keqe" në islandisht) që të jetë njëkohësisht shtëpi diskografike dhe shtëpi botuese. Disa shokë, si Melax dhe Sigtryggur nga Kukl, bashkë me Bragi Ólafsson dhe Friðrik Erlingson nga Purrkur Pillnikk, u bashkuan me grupin vetëm për të bërë para. Fillimisht u quajtën Þukl, kurse më vonë u reklamuan si Kukl (emri i grupit të mëparshëm). Në një koncert më vonë për të mbështetur grupin islandez Stuðmenn, ata e quajtën vetën Sykurmolarnir ("Kubët Sheqeri" në islandisht). Single-i i tyre i parë "Einn mol'á mann", që përmbante këngat "Ammæli" ("Ditëlindje" në islandisht) dhe "Köttur" ("Mace" në islandisht", u botua më 21 nëntor 1986, ditëlindja e 21-të e Björk-it.
Në fund të atij vitit, the Sugarcubes ("Kubët Sheqeri" në anglisht) nënshkruan kontratë me shtëpinë diskografike One Little Indian. Kënga e tyre e parë në anglisht, "Birthday" ("Ditëlindje" në anglisht), u botua në Mbretërinë e Bashkuar më 17 gusht 1987; një javë më vonë, u emërua kënga e javës nga Melody Maker. The Sugarcubes gjithashtu nënshkruan marrëveshje përhapëse me Elektra Records në SHBA dhe incizuan albumin e tyre të parë, Life's Too Good ("Jeta Është Tepër e Mirë" në anglisht) që e nxorën në 1988. Pas botimit të albumit, Eldon dhe Björk u ndanë menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyrë edhe pse ishin ende në të njejtin grup. Albumi shiti më shumë se një milion kopje rreth botës. Björk gjithashtu incizoi vokale prapavije për albumin Loftmynd (1987) nga Megas, dhe ajo do të vazhdon të jep vokale për këtë artist në albumet pasardhëse Höfuðlausnir (1988) and Hættuleg hljómsveit & glæpakvendið Stella (1990).
Në tremujorin e fundit të vitit 1988, The Sugarcubes bënë turne në Amerikën e Veriut dhe lanë përshtypje të mirë mbi vëzhguesit. Më 15 tetor, grupi këndoi në Saturday Night Live. Björk këndoi një variant të këngës për krishtlindje "Jólakötturinn" ("Macja e Krishtlindjes") për albumin përmbledhës Hvít Er Borg Og Bær. Grupi bëri pushim pasi që nuk mori lavdatë albumi Here Today, Tomorrow Next Week! ("Sot Këtu, Nesër Javën Tjetër!"; 1989) dhe pas një turne të gjatë ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe, Björk filloi punën në projektet e saja të pavarura. Në 1990 incizoi vokale prapavije për Gums nga Bless. Në të njejtin vit, incizoi Gling-Gló, një përmbledhje të xhazit popullar dhe veprave origjinale, me grupin xhaz Tríó Guðmundar Ingólfssonar, që deri në 2011 ishte albumi më i shitur në atdheun e saj. Björk gjithashtu incizoi vokale për albumin ex:el nga 808 State, që ndihmoi në rritjen e interesit të saj në muzikën house. Incizoi vokale për këngët "Qmart" dhe "Ooops", që u botua si single në Mbretërinë e Bashkuar në 1991. Gjithashtu incizoi vokale për këngën "Falling" në albumin Island nga Current 93 dhe Hilmar Örn Hilmarsson. Në të njetin vit u takua me harpistën Corky Hale që incizoi instrumentale për albumin e saj të ardhshëm Debut.
Më së fundmi, Björk zgjodhi të largohet nga grupi për të ndjekur karrierën solo, por për shkak të kontratës u detyruan të bëjnë një album të fundit, Stick Around for Joy (1992), me turne reklamuese, që u pajtua të bën. Björk u paraqit në dy kënga të filmit Remote Control (1992). The Sugarcubes u ndanë pas një shfaqjeje të fundit në Rejkjavik. Rolling Stone i quajti "grupi më i madh rock që doli nga Islanda".
1993–1996: Debut dhe Post
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Björk u shpërngul në Londër për të ndjekur karrierën solo. Filloi të punonte me prodhuesin Nellee Hooper (që kishte prodhuar për Massive Attack). Bashkëpunimi i tyre solli deri te prodhimi i këngës së parë të Björk-it që u bë hit ndërkombëtar, "Human Behaviour" ("Sjellja Njerëzore" në anglisht), një këngë dance e bazuar në mostër nga një ritmi kitare nga Antonio Carlos Jobim. Në shumë shtete, këngë nuk u luajt gjërësisht në radio, por videoja e këngës u transmetua shpesh nëpër MTV. Videoja u regjisua nga Michel Gondry, që u bë bashkëpunues i shpeshtë për Björk-in. Albumi i saj i parë solo, Debut, u botua në qershor 1993 dhe mori lavdratë pozitive; u emërua albumi i vitit nga NME dhe u bë platinum (domethënë ka mbi 1 milion shitje) në SHBA. Debut ishte hapi i madh që bëri Björk nga të qenurit në grupe nga mosha e rinisë deri në njëzetat e hershme. Ajo e quajti albumin Debut ("Debutim" në anglisht) të tregonte se ishte fillimi i diçka të re. Debut kishte një përzierje të këngëve që ajo kishte shkruar që nga adoloshenca, bashkë me disa bashkëpunime më të reja me Hooper. Albumi, i drejtuar kah muzika dance (për kërcim) dallonte shumë në instrumentimin. Një nga këngat në album, "Venus as a Boy" ("Venera si Djalë") kishte një kompozim të instrumenteve me tela të frymëzuar nga ato të Bollywood-it. Ajo këndoi një variant të standardit xhaz "Like Someone in Love" ("Sikur Një Person në Dashuri") me ndihmë të harpës, dhe kënga e fundit, "The Anchor Song" ("Kënga e Spirancës"), u këndua me vetëm një ansambël saksofonesh në prapavijë.
Në çmimet Brit Awards të vitit 1994, Björk fitoi çmimet Femra Më e Mirë Ndërkombëtare dhe E Porsaardhura Më e Mirë Ndërkombëtare. Suksesi i Debut-it e mundësoi të bashkëpunonte me artistët anglez dhe tjera nacionalitete në këngë jo në albume. Punoi me David Arnold në këngën "Play Dead", që u paraqit në filmin The Young Americans (1993) dhe që paraqitet në ribotimin e Debut, këndoi në dy këngë të albumit jozyrtar Nearly God (1996) nga Tricky, u paraqit në këngën "Lilith" në albumin Not for Threes nga Plaid, dhe shkroit këngën "Bedtime Story" për albumin Bedtime Stories (1994) nga Madonna. Gjithashtu luajti rol të pakredituar si modele në filmin Prêt-à-Porter (1994).
Post ishte albumi i dytë i saj solo. U botua në korrik 1995, dhe u prodhua me ndihmë të Nellee Hooper, Tricky, Graham Massey nga 808 State, dhe prodhuesi elektronika Howie B. Duke ndërtuar mbi suksesin e Debut, Björk vazhdoi të ndjek zhurma të ndryshme, me interes të veçantë në muzikën dance dhe tekno. Prodhimi nga Tricky dhe Howie B. gjithashtu i dha zhurmat si trip hop/elektronika në këngat "Possibly Maybe" ("Mundësisht Ndoshta") dhe "Enjoy" ("Shijo"). Është ndikimi i këtyrë prodhuesëve dhe shokut të vjetër Graham Massey që e frymëzoi Björk-in të krijon material si beats-at industriale të këngës "Army of Me" ("Ushtri prej Meje"). Albumi mori vendin e 7 në listën e magazinës Spin "Top 90 Albumet e të '90-ve" dhe vendin e 75 në listën "100 Albumet Më Të Mirë 1985-2005". Post dhe Homogenic morën vendet 21 dhe 20 në listën e uebsajtit Pitchfork "Top Albumet e të '90-ve". Në 2003, albumi mori vendin 373 në listën e 500 albumeve më të mirë të magazinës Rolling Stone. Gjatës kësaj periudhe, shtypi lavdruan personalitetin e saj të çuditshëm duke krijuar një personazh "pixie" rreth saj, një përshkrim që ajo përballoj në albumet pasardhës.
Edhe pse Björk vazhdoi të merrte më shumë vëmendje për videot e saja në vend të këngëve, Post përmbante disa pop hite në Mbretërinë e Bashkuar dhe më vonë u bë platinum në SHBA. Björk gjithashtu kontribuoi në albumin bashkëpunues Chansons des mers froides nga Hector Zazou, duke kënduar këngën tradicionale islandeze "Vísur Vatnsenda-Rósu".
Më 12 shtator 1996, adhuruesi i sëmurë psikik Ricardo Lopez i dërgon bombë në letër e mbushur me acid sulfurik në adresën e shtëpisë së Björk-it në Londër para se të incizonte vetëvrasjen e tij. Letra fatmirësisht u ndërpre nga policia. Në komentet e pakta publike mbi situatën, Björk u shpreh që ishte "shumë e shqetësuar" nga incidenti dhe "Unë bëj muzikë, por me fjalë tjera, më kupton, njerëzit nuk duhet të më marrin shumë seriozisht dhe të merren me jetën time personale."
1997–2000: Homogenic dhe Dancer in the Dark
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Björk u largua nga Londra dhe u shpërngul në Spanjë, ku incizoi albumin Homogenic, që u botua në 1997. Björk punoi me prodhuesit Mark Bell nga LFO dhe Howie B, si dhe Eumir Deodato; shumë remikse ndoqën mbas. Homogenic është e njohur si një nga veprat më eksperimentale dhe më ekstroverte të Björk-it, me beats të gjëra që reflektojnë pejsazhin e Islandës, më së shumti në këngën "Jóga", që bashkon instrumente me tela të bukura me gërvina gurore elektronike. Albumi u bë gold ("ari"; domethënë ka mbi 1 milion shitje) në SHBA në 2001. Albumi u ndoq nga disa video për këngat, që morën transmetim në MTV. Videoja për "Bachelorette" ("Beqare") u regjisua nga bashkëpunuesi i shpeshtë Michel Gondry, kurse "All Is Full of Love" ("Gjithçka Është e Mbushur Me Dashuri") u regjisua nga Chris Cunningham. Kënga "All Is Full of Love" gjithashtu u bë single-i i parë që u botua në DVD në SHBA, që frymezoi artistët tjerë të shtojnë video në DVD dhe shtojca tjera multimediale bashkë me singles-at. Björk filloi të shkruante më personalisht, duke thënë "Zbulova që kisha arritur në fund të kësaj ekstrovertizmit. Duhesha të shkoja në shtëpi dhe të kërkoj për vetvetën përsëri."
Në 1999, Björk u kërkua të shkruante dhe të prodhonte kompozimin muzikor për filmin Dancer in the Dark, një dramë musikale që bëhet fjalë për një imigrante që quhet Selma që ka vështirësi në pagimin e operacionin që duhet të mos lejon djalin e saj të bëhet i verbër. Regjisori i filmit Lars von Trier më vonë i tha të konsideronte rolin e Selmës, duke e bindur që mënyra e vetme për të zënë personazhin e Selmës ishte që ta aktronte kompozitorja e muzikës. Ajo pranoj. Incizimi i filmit filloi në 1999 të hershëm, kurse filmi debutoj në 2000 në festivalin e filmit të 53-të në Kanë. Filmi fitoi çmimin Palme d'Or, dhe Björk fitoi çmimin Aktorja Më e Mirë për rolin e saj. Ishte e raportuar që incizimi i filmit ishte aq i lodhshëm fizikisht dhe emocionalisht që ajo u betua të mos aktronte më kurrë. Björk më vonë tha se ajo gjithmonë kishte dashtur të bëntë një film muzikal dhe Dancer in the Dark ishte ai film. Muzika që Björk bëri për filmin u botua në albumin Selmasongs ("Këngët e Selmës"). Albumi përmbante një duet me këngëtarin Thom Yorke nga Radiohead e quajtur "I've Seen It All" ("E Kam Pa Krejt"), që u nominua për Academy Award për Këngën Më të Mirë Origjinale dhe ishte e kënduar në çmimet Oscars e vitit 2001 (pa Yorke), derisa Björk kishte veshur "fustanin e mjellmës" të uruar.
2001–2003: Vespertine dhe Greatest Hits
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2001, Björk boton albumin Vespertine. Albumi përmban orkestra të dhomave, kore, vokale të qeta, dhe mikrozhurma të krijuara nga gjëra të përditshme, dhe tema personale dhe të prekshme. Për këtë album, ajo bashkëpunoi me muzikantët eksperimental Matmos, DJ Thomas Knak dhe harpistja Zeena Parkins. Burimet lirike janë veprat e poetit amerikan E. E. Cummings, autorja e filmave amerikane Harmony Korine, dhe drama e parafundit të dramatistës Sarah Kane Crave. Bashkë me botimin e albumit, është botuar një libër tavoline eponim me prozë të lirë dhe fotografi. Björk udhëtoi rreth botës për turneun Vespertine World Tour. Shfaqjet e turneut u mbajtën në teatre dhe shtëpi operash që të kenë "akustikat më të mira të mundshme". Iu bashkëngjitën Matmos, Parkings, dhe një kor inuit, që zgjodhi në Groenlandë para turneut. Gjatë kësaj kohe, Vespertine u bë albumi që u shiteshte më së shpejti nga Björk, duke pas shitur mbi dy milion kopje në fund të 2001.
Vespertine kishte tre kënga single: "Hidden Place" ("Vend i Fshehur"), "Pagan Poetry" ("Poezi Pagane") dhe "Cocoon" ("Fshikëza"). MTV2 transmetoi videon e parë të albumit "Hidden Place", që u botua më pas si DVD single. Videoja e ardhshme, për këngën "Pagan Poetry", i solli Björk-it edhe më shumë vëmendje në këtë kanal. Videoja përmban shpuarje grafike, gjinjtë e ekspozuar të Björk-it, dhe seks oral i simuluar. Si rezultat i kësaj, videoja u ndalua nga MTV. Në 2002, u transmetua e pandyrshuar si pjesë e një shfaqjeje të veçantë "Videot të këngave më skandaloze". Videoja për "Cocoon" gjithashtu përmbante Björk-in praktikisht lakuriq (në të vërtetë kishte veshur kostum shumë të ngushtë), këtë herë gjinjtë e saja sekretojnë penjë të kuqë që e mbulojnë në një fshikëz. Videoja u regjisua nga artistjae japoneze Eiko Ishioka dhe nuk u transmetua nga MTV. Björk u ftua të incizon "Gollum's Song" për filmin The Lord of the Rings: The Two Towers por ajo nuk e pranoj ftesën, sepse atëherë ishte shtatzënë, kurse kënga u incizua nga një islandeze tjetër, Emilíana Torrini.
Në 2002 Björk botoi kutinë e CD-ve Family Tree ("Pema Familjare"). Ishte e përbërë prej rrallësive të zgjedhura bashkë me verzione të pabotuara të kompozimeve të saja, duke përfshirë punimet që i bëri me kuartetin Brodsky. Bashkë me kutinë Family Tree u botua edhe albumi përmbledhës Greatest Hits ("Hitet Më Të Mira"), një retrospektivë të 10 viteve të kaluara të karrierës solo ashtu si e ka kërkuar publika. Këngat në këtë album ishin zgjedhur nga adhuruesit e Björk-it me ndihmë të një polli në uebsajtin e saj. Një DVD edicion gjithashtu u botua, ku ishin të përmbledhur të gjitha muzikë videot deri në kohën e botimit. Kënga single që doli nga kjo kuti "It's in Our Hands" ("Është në Duart Tanë") arriti vendin e 37 në Mbretërinë e Bashkuar. Videoja për këngën, e regjisuar nga Spike Jonze, e ka Björk-in derisa ishte rendë shtatëzënë. U lind vajza e saj Isadora Bjarkardottir Barney më 3 tetor 2002. Björk dhe kuarteti Brodsky incizuan "Prayer of the Heart", kompozim i shkruajtër për të nga kompozitori John Tavener në 2001, dhe u luajt për prezantimin e fotove të fotografit amerikan Nan Goldin. Në 2003, ajo botoi një kutinë e CD-ve Live Box që përmbledhte në 4 CD incizime të gjallë nga albumet e mëparshme dhe një DVD që kishte një këngë prej secilës CD. Secila CD u botua më vonë me çmim më të ulët. [[Kategoria:Njerëz që jetojnë]] [[Kategoria:Lindje 1965]]