Paçja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Pak histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elementet përbërëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1 x kokë vici mesatare
  • 1 x kokërr qepë mesatare
  • 1 x karrotë
  • verë te kuqe
  • 6-8 x lugë me vaj
  • salcë
  • dafinë
  • hudhra
  • piper
  • spec djegës
  • kripë

Përgatitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim zgjidhet koka që duhet gatuar, duhet koke viçi. Lahet mire me ujë të ftohte, ndahet në pjesë (n.q.s s’është e ndare). Trutë ndahen veç, pastaj e vëmë të zihet mire me kripë e piper, derisa mishi të ndahet me lehtësi nga kocka. Pasi te jetë zier mirë e kullojmë lëngun dhe fillojmë të ndajmë mishin duke e pastruar kockat nga dhjami.

Marrim një kokërr qepë dhe e presim imët, pastaj në një tenxhere hedhim pak vaj ku mund të skuqim qepën. Marrim një karrotë dhe e grijmë me rende, jo shumë imët dhe kur qepa të ketë filluar të skuqet i shtojmë dhe karroten, dhe i përziejmë. Presim trutë në disa pjesë dhe i shtojmë në tenxheren ku është skuqur qepa dhe i përziejmë me kujdes, pastaj shtojmë mishin që pastruam dhe pak salcë të kuqe, i hedhim dhe i shtojmë pak verë të kuqe, i shtojmë lëngun që doli nga zierja e kokës, i hedhim hudhra të grira, dafinë dhe spec djegës sipas dëshirës. E lëmë të ziejë edhe pak deri sa të trashet lëngu.

== Shiko dhe këtë ==>TORTA == Lidhje të jashtme ==>*****