Kokosi i Kilit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Palma e Kilit)

Kokosi i Kilit
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Pa klasifikuar:
Pa klasifikuar:
Pa klasifikuar:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Fisi:
Gjinia:
Jubaea

Lloji:
J. chilensis
Emri binomial
Jubaea chilensis

Kokosi i Kilit ose palma e Kilit, Jubaea chilensis, është një lloj i palmës pjesë e familjes (Arecaceae). Është specia e vetme aktualisht e pranuar në gjininë Jubaea. Jubaea chilensis është një palmë gjethe-pendore e afërt me degën e llojeve të shpërndarë ekskluzivisht në hemisferën jugore. Origjina e këtij grupi është Afrika(Jubaeopsis) dhe vazhdon perhapjen në lindje në drejtim të Madagaskarit (Voanioala), Melanesi (Cocos), Kili (Jubaea), Bolivi (Parajubaea), dhe më në fund përfundon në Jug të Brazilit (Syagrus, Butia, Lytocaryum, Allagoptera, Polyandrococos). Emri i tij i është dhënë në nder të mbretit dijetar monark Juba II, që mbretëroi mbi Mauritani dhe i cili është interesuar në botanikë[2][dif 1][3] Epiteti i veçantë, chilensis i referohet emrit të vendit të origjinës së specieve, Kili.

Me trungun i cili me kohën, mund të arrijë 25 metra lartësi, për 1 deri 2 metra diametër[4] është një nga palmat më të mëdha. Është një bimë me rritje relativisht të ngadaltë në moshë të mitur dhe përshpejton afërsisht rreth vitit te pesëmbëdhjetë dhe nuk lulëzon para moshës 40-60 vjeçare. Është një nga palmat gjethe-pendore më rezistente ndaj ftohtit. Në kushtet e duhura, mund të përballojë temperatura deri në -15 °C

Kokosi i Kilit është klasifikuar si lloj i kërcënuar prekshëm (VU A1cd) në lista e kuqe e IUCN, klasifikim ky për shkak të përdorimit intensiv në vendin e tij për nxjerrjen e famshme të mjaltës së tij. Shfrytëzimi i bërthamës nga fruti i saj dhe lëngu është rregulluar në ditët e sotme. Aktualisht vetëm 120.000 mostra[5] janë regjistruar në zonën e tyre të perhapjes, në Luginen qendrore (Kili), e cila ka një klimë mesdhetare[6].

Kokosi i Kilit është futur në Francë në mes të shekullit XIX-të nga Charles Naudin, kur amatorët e parë u përpjekën për të adaptuar këtë bimë ekzotike në kopshtet e tyre. Kjo palmë është kultivuar edhe në të njëjtën kohë dhe për herë të parë, në Britaninë e Madhe, Itali, Gadishullin Iberik apo edhe në Kaliforni dhe Australi.

Shumë artistë kilian, piktorë, poetë, opinionistë apo hartografë përfaqësuan ose evokuan admirim në veprat e tyre për palmën mjaltë dhënëse.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diferenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sipas burimeve, emri i kësaj palme i është dhënë nga Humboldt për shkak të formës e cila i përngjan një zbukurmi të helmetës, nga latinishtja Juba.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gonzalez. 1998
  2. ^ Henderson, Andrew; Galeano, Gloria; Bernal, Rodrigo (1997). Princeton University Press (red.). Field Guide to the Palms of the Americas. Princeton (New Jersey). fq. 138. ISBN 9780691016009. LCCN 94030080. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja). Botanist amerikan Scott Zona e konfirmon këtë etimologji propozuar nga Karl Sigismund Kunth : Zona, Scott (2011). "The Travels of Jubaea" (pdf): 14. Marrë më 5 gusht 2015. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).
  3. ^ Forcelledo Garriga, Ana Luisa (2006). Universidad de Chile, Facultad de scienca forestal (red.). "Germinacion y calidad de planta de palma chilena (Jubaea chilensis (Mol.) Baillon) segun sustrato, periodo de siembra y procedencia de semilla". Santiago, Kili: 4. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 23 janar 2013. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).
  4. ^ Seibert, Paul (1998). Ulmer (red.). Guide de l'Amérique du Sud : paysages et végétation. Paris. ISBN 978-2-84138-086-2. LCCN 97128849. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja),
  5. ^ Gonzáles, Luiz; Bustamante, Ramiro O.; Navarro, C. (2009). International Palm Society (red.). "Ecology and management of Chilean Palm, history, current situation and perspectives". Austin (Texas): 70, tabela 1. ISSN 1523-4495. Marrë më 13 janar 2013. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur].
  6. ^ Collombon, Monique (1986). FAO, Kombet e Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (red.). "Les forêts méditerranéennes du Chili". Rome. ISSN 0251-1053. Marrë më 1 shkurt 2013. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikuj të ngjajshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]