Jump to content

Presidenti i Shqipërisë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Presidenti - Shqipëria)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Stema presidenciale
Flamuri presidencial
Në detyrë
Bajram Begaj

që nga 24 korrik 2022
StiliShkëlqesia e tij
LlojiKreu i shtetit
VendbanimiPresidenca
SeliaTiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 10, 1019
EmëruesKuvendi i Shqipërisë
Kohëzgjatja e detyrësPesë vjet
Rinovohet një herë
Mbajtësi inauguruesAhmet Zogu (Republika Shqiptare)
Ramiz Alia (Republika Shqiptare)
Themelimi30 prill 1991
Mbajtësi i parëRamiz Alia
PagesaL 257,000 mujor
Faqja zyrtareFaqja zyrtare

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Bajram Begaj.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.


Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.

30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.

Procedura e zgjedhjes së Presidentit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Procedura e zgjedhjes së Presidentit është paraparë në nenin 87 i cili ka gjashtë pika dhe sipas tij kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të paragrafit të parë si më sipër. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short. Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të paragrafit të parë si më sipër. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

Mandati i Presidentit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Presidenti fillon ne detyre pasi ben betimin para kuvendit, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Presidenti ben kete betim: "Betohem se do t'i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve, do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqipërise dhe do t'i sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar". Presidenti mund te shtoje edhe: "zoti me ndihmofte". Presidenti qe jep doreheqjen para mbarimit te mandatit te vet, nuk mund te kandidoje ne zgjedhjen presidenciale qe behet pas doreheqjes se tij.

Veprimtaritë private

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth veprimtarive private dhe anëtarësimit në parti dhe organizata politike, flet neni 89-të i Kushtetutës mbi papajtueshmërinë, i cili parashikon se: Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Shkarkimi i presidentit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nenin 90-të të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë flitet mbi procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës në tri pika të këtij neni. Në pikën e parë bëhet fjalë mbi përgjegjësitë dhe thuhet se Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Ndërsa pika e dytë jep shpjegime për veprim ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga ana e Presidentit dhe thuhet se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i kuvendit në bazë të pikës 2. të nenit 90 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas pikës 3. të po këtij neni, i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Zëvendësimi në rast pamundësie

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për rastet në të cilat Presidenti përkohësisht nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij fletë neni 91 i kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që ka një pikë. Ky nen thotë se: Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Të drejtat dhe detyrat e Presidentit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushtrimi i funksionit President i Republikës është i lidhur për të drejtat dhe detyrat e ktij funksioni.

Dekoratat në Republikën e Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në bazë nenit 1 të Ligjit për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë, Nr.8113 më datë 28 mars 1996 të nxjerur na Kuvendi i Republikës është e rregulluar që dekoratat të jepen nga Presidenti i Republikës.

Këto dekorata janë

  1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
  2. Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
  3. Urdhri "Nderi i Kombit"
  4. Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës"
  5. Urdhri "Nënë Tereza"
  6. Urdhri "Naim Frashëri"
  7. Medalja e Artë e Shqiponjës
  8. Medalja "Martir i Demokracisë"
  9. Medalja "Pishtar i Demokracisë"
  10. Medalja "Për Shërbime Ushtarake"

Lista e presidentëve (1925-present)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr Emri Fillimi i mandatit Mbarimi i mandatit Datëlindja Partia politike
1 Ahmet Zogu 25 janar 1925 30 gusht 1928 8 tetor 1895 Partia Konservatore e Shqipërisë
2 Ramiz Alia 22 nëntor 1982 9 prill 1992 18 tetor 1925 Partia e Punës e Shqipërisë
3 Sali Berisha 9 prill 1992 24 korrik 1997 15 tetor 1944 Partia Demokratike e Shqipërisë
4 Rexhep Meidani 24 korrik 1997 24 korrik 2002 17 gusht 1944 Partia Socialiste e Shqipërisë
5 Alfred Moisiu 24 korrik 2002 24 korrik 2007 1 dhjetor 1929 Konsesual
6 Bamir Topi 20 korrik 2007 24 korrik 2012 24 prill 1957 Partia Demokratike e Shqipërisë
7 Bujar Nishani 24 korrik 2012 24 korrik 2017 29 shtator 1966 Partia Demokratike e Shqipërisë
8 Ilir Meta 24 korrik 2017 24 korrik 2022 24 mars 1969 Lëvizja Socialiste për Integrim
9 Bajram Begaj 24 korrik 2022 titullar 20 mars 1967 I pavarur (propozuar nga PS)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]