Jump to content

Krerët e Shtetit Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kryetarët e Shqipërisë)

Që nga themelimi më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin një-partiak si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Kreut të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.

Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye. Ai përmbushte edhe kompetencat e Kreut të Shtetit, ndërsa më 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin Wilhelm Wied monark të Principatës së Shqipërisë.

Në periudhën shtator 1914 – janar 1920, Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri. Roli i kreut të shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme.

Më 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash (Kryeregjent Aqif Pashë Elbasani, Imzot Luigj Bumçi, Mihal Turtulli, Abdi bej Toptani), i cili do të kryente funksionet e kreut të shtetit. Duke rikthyer parlamentarizmin në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e kreut të shtetit.

Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipëtarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të kurorave të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-1944 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet-regjenca.

Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kreut të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kreut të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.

30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.

Lista e Krerëve të Shtetit Shqiptar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kreu i Shtetit Administrata Partia
Marrja Lëshimi
Kryetar i Kuvendit Kombëtar
1912
Ismail Qemali 28 nëntor 1912 29 nëntor 1912 asnjë
Kryetar i Qeverisë së Përkohshme
1912 – 1914
Ismail Qemali 29 nëntor 1912 22 janar 1914 asnjë
Fejzi bej Alizoti 22 janar 1914 7 mars 1914 asnjë
Mbret i Shqipërisë
1914
Vilhelm Vidi 7 mars 1914 3 shtator 1914 (de facto)
31 janar 1925 (de jure)
asnjë
Kryetar i Qeverisë së Përkohshme
1914 – 1920
Esad pashë Toptani 5 tetor 1914 24 shkurt 1916 asnjë
Turhan pashë Përmeti 28 dhjetor 1918 28 janar 1920 asnjë
Sulejman pashë Delvina 28 janar 1920 30 janar 1920 asnjë
Këshilli i Lartë i Regjencës
30 janar 1920 – 31 janar 1925
Kryetar i Këshillit të Lartë, Kryeregjent, zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes
1920
Aqif Pashë Elbasani 30 janar 1920 ??? asnjë
Fan S. Noli 2 korrik 1924 24 dhjetor 1924 Partia Demokratike
President i Republikës Shqiptare
1925 – 1928
Ahmet Zogu 1 shkurt 1925 1 shtator 1928 Partia Popullore
Mbret i Shqipëtarëve
1928 – 1943
Ahmet Zogu 1 shtator 1928 7 prill 1939 asnjë
Viktor Emanueli III

Lt. Gen. Francesco Jacomoni di San Savino
Lt. Gen. Alberto Pariani

16 prill 1939

22 prill 1939
mars 1943

8 shtator 1943

18 mars 1943
6 shtator 1943

asnjë
Kryetar i Këshillit të Lartë të Regjencës
1943 – 1944
Mehdi bej Frashëri 20 tetor 1943 28 nëntor 1944 Balli Kombëtar
Kryetar i Presidiumit të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar
1944 – 1946
Omer Nishani 26 maj 1944 12 janar 1946 Partia Komuniste
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Kushtetues
1946
Omer Nishani 12 janar 1946 16 mars 1946 Partia Komuniste
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
1946-1991
Omer Nishani 16 mars 1946 1 gusht 1953 Partia Komuniste (deri 1948)
Partia e Punës (prej 1948)
Haxhi Lleshi 1 gusht 1953 22 nëntor 1982 Partia e Punës
Ramiz Alia 22 nëntor 1982 30 prill 1991 Partia e Punës
President i Republikës së Shqipërisë
1991 – sot
Ramiz Alia 30 prill 1991 3 prill 1992 Partia e Punës (deri 1991)
Partia Socialiste (prej 1991)
Kastriot Islami
(provizor)
3 prill 1992 6 prill 1992 Partia Socialiste
Pjetër Arbnori
(provizor)
6 prill 1992 9 prill 1992 Partia Demokratike
Sali Berisha 9 prill 1992 24 korrik 1997 Partia Demokratike
Skënder Gjinushi
(provizor)
24 korrik 1997
(disa orë)
Partia Social Demokrate
Rexhep Meidani 24 korrik 1997 24 korrik 2002 Partia Socialiste
Alfred Moisiu 24 korrik 2002 24 korrik 2007 asnjë
Bamir Topi 24 korrik 2007 24 korrik 2012 Partia Demokratike
Bujar Nishani 24 korrik 2012 24 korrik 2017 Partia Demokratike
Ilir Meta 24 korrik 2017 24 korrik 2022 Lëvizja Socialiste për Integrim
Bajram Begaj 24 korrik 2022 në detyrë asnjë