Sanxhaku i Selfixhes
Appearance
Sanxhakut i Serfixhes apo Selfixhes (greqisht: Σαντζάκι/Υποδιοίκησις Σερβίων) ishte një provincë e Perandorisë Osmane (sanxhak) me qendër qytetin e Serfixhes (Servia) në perëndim të Maqedonisë, tani pjesë e Greqisë.
Sanxhaku u themelua në vitin 1881, pasi Greqia aneksoi Thesalinë (sanxhakun e Trikallës), fillimisht si një krahinë e pavarur, dhe, pas 1889, si pjesë e Vilajetit të Manastirit. Në vitin 1912, provinca përfshinte shtatë kaza (rrethe):[1]
- Kazaja e Kozhanit
- Kazaja e Selfixhes
- Kazaja e Naselivit
- Kazaja e Lapsishtit
- Kazaja e Grebenesë
- Kazaja e Kailarit
- Kazaja e Elasonës
Sanxhaku u pushtua nga ushtria greke në tetor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)