Jump to content

Përdoruesi diskutim:Landialbstyle

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Landialbstyle. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Landialbstyle

Dumrea

Dumrea, e njohur edhe me termin 'Dumreja' ose 'Dumre', është zona kodrinore shtrihet përpara fushës së Myseqes, ne rrethin e Elbasanit. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumrea ka formën e një rrafshnalte tetktonike-vullkanike. Përgjate gjithë shtrirjes territoriale, lartësia nuk ndryshon më shumë se 50 metra differencë, edhe duke parë lartësin e përgjithhme të ulët me nivelin e detit përcaktoht si zonë kodrinore.

pamje nga zona kodrinore e Dumres

Dumrea përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit Elbasan, dhe që janë: Belsh, Shalës, Grekan, Kajan,Rrasë e Fierzë. Zona e Dumres, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 215 km² kufizon ne jug me rrethin e Kuçovës, ne lindje me fushen e Elbasanit, ne veri me rrethin e Peqinit dhe ne perendim me rrethin e Lushnjes.

Shumë e njohur per bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet shumë e njohur përgjatë shekullit te XX, kur kryeqëndra e saj Belsh përshkryhet si kryeqytet i Shqipëris nga një ndër personalitetet më të rendësishme te Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri.

Vëndndodhja dhe peisazhi

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa më e madhe e zonës se Dumres ka një lartësi pre 150 deri ne 200 m mbli nivelin e detit, ndersa pjesa fushore mbi 80 metra. Presenca e madhe e liqeneve vjen si rezultat i përbërjes së veçantë gjeologjike të territorit, ku mbizotëron elementi karstik. Krijimi i liqeneve ndër shekuj ka ardhur si rezultat i formimit të gropave nga lëvizjet arkitetonike ose vullkanike të tokës. Në mënyre kronologjike gropa e fundit e krijuar mdodhi në vitin 2009, në fshatin Shalës, me një diametëe fillimisht prej 30 metrash dhe me një thellësi prej 100 metrash. Tre gropa te tjera që janë krijuar vitet e fundit kanë ndodhur në vitin 1982, në vitin 1998 dhe në vitin 1999, kjo e fundit ështe krijuar në fshatin Fierzë.

Nga pikpamja gjeografike, relievi është përgjithësisht kodrinor, i shtrirë midis fushës se Elbasanit dhe fushës së Myzeqesë. Dumrea është ë rrethuar përgjithësisht nga lumenj, ne veri nga lumi Shkumbin, dhe në jug nga lumi Devoll, të cilët përbëjn edhe kufirin natyror me zonat e tjera.

Numri i madh i liqeneve përbën elementin më të rëndësishëm për të cilin njihet zona. Liqenet përbëjn 3% të territorit të përgjithshëm të Dumres. Ata janë të shtrirë përgjithësisht në mënyrë homogjene në të gjithë tërritorin, edhe pse numëri më i madh dhe shtrirjen më të madhe e përbën pjesa veri- përëndimore. Ndër më ë rëndësishmit dallohen liqeni i Çestijes me sipërfaqe 9.7 km², Seferaj 8.7 km²dhe liqeni i Merhojes me një sipërfaqe prej 6.5 km². Liqenet më të thellë janë ai i Merhojes me 61 metra thellësi, i ndjekur nga liqeni i Përraskës 52 metra thellësi, dhe ai i Çerragës me 29 metra thellësi.

Në stinën e verës temperatura mund te arrij deri ne 44 grade celsius, ndërsa dimri është përgjithësisht i butë me temperatura të ngrohta. Arsyeja kryesore e nje klime të tillë është si rezultat i formimit karstik i te gjithë zones. Territori i Dumres ka klime mesëdhetare, me mungesë shiu gjatë stinës së verës dhe thatësira, dhe shira të dëndura gjatë stinës së dimërit. Thatësirat përbëjn një ndër problemet kryesore për të gjithë zonën edhe pse burimet dhe sasia e ujërave të pranishme përgjat territorit është e mirë ne raport me sipërfaqen e tokës. Masat ajërore më të pranishme janë kryesisht lindje-përëndim dhë anasjelltas. Dumrea shfaqet si një barrier mbrojtëse ndaj rrymave të ngrohta që gjatë stinës së verës vijna nga deti Adriatik , ashtu si edhe ndaj rrymave të ftohta dimërore me prejardhje nga lindja, pra nga brendësia e vendit.

Në veri Dumrea kufizohet me lumin Shkumbin, që është një ndër vijat ujore më me rëndësi te vendit. Në jug të Dumres kalon lumi Devoll, arterie tjeter shumë e rëndësishme për gjithë rajonin e Shipëris së mesme e më gjërë. Në zonën e Dumres ndodhen gjithashtu edhe dy degë të vogla që derdhen ne lumin Shkumbin, me ujë vetëm gjatë stinës së dimrit, përroi i Banëlyçit i gjatë afro 8.5 km, dhe përroi i Papërrit me gjatësi afro 7 km. Liqenet e Dumres përbejn pothuajse 3% të territorit të saj, edeh pse një pjes e të cilëve thahet gjat stinës së verës nga temperaturat e nxehta edhe nga përdorimi ujit per vaditje të tokave.

Flora dhe fauna

[Redakto nëpërmjet kodit]

Bimësia e Dumres është mjaft e varfër, me përjashtim të disa zonave të komunës Grekan në të cilën egzistojnë akoma sipërfaqe pyjore. Drurët kryesor qe janë tipik të kesaj zone janë pishat, kryesisht në fshatin Rrasë dhe Cerragë; plepi i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin edhe shelgu në afërsi të liqeneve. Përpara luftës ë dytë botërore pothuajse e gjithë zona e Dumres ishte e mbuluar nga pyjet, ku mbizotëronte druri i dushkut. Nga vitet 1950 deri ne 1970 u ndërmor një proces i gjërë i shpyllëzimit të zonës. Territori i i Dumres trasformohet pothuajse i tëri në toka bujqësore, ndërsa sasia e dunjëvë të prerë u shfrytëzua për ndërtimin e hekurudhave në të gjithë vendin. Në vitet e fundit një pjes e mirë e territorit po rigjen gjelbërimin e munguar keto 50 vjet pasi një pjes e territorit po ri-mbillet me vreshta ullinjsh e rrushi.

Etimologjia e fjales Dumre nuk ka një përcaktim të saktë të vërtetuar i pranuar zyrtarisht. E përkthyer fjalë për fjalë, fjala “Dumre” do të thot “duam re”, shprehje qe përdoret si një formë lutje gjate stinës së verës kur territori vuan thatësira të medha. Ky është edhe përcaktimi më i pranueshëm nga banorët e zonës, me të cilin njihet edhe zona.

Antikiteti dhe mesjeta

[Redakto nëpërmjet kodit]

Zona e Dumres duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qënë një qëndër e rendësishmë kalimi dhe një vënd shumë i rëndësishëm banimi. Këtë ë tregojnë vend-ndodhjet e dhe zbulimet e sendeve të vjetra që jnë zbuluar nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vëndbanimet e para datojnë në epokën e Bronxit, e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndertuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjes të mureve te mbetur mbi kodrën me të njëjtin emër. Fortifikimet janë më të dukshme në pjesën jugore të saj, që arrijnë deri në një metër lartësi. Në brendësi të mureve ka egzistuar një punishte qeramike ku dallohen 4 dhoma përpunimi.

Historia moderrne dhe bashkohore

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rënies së Shqipërisë nën pushtimin osman, kështjella u shkatërrua edhe popullsia detyrohet të largohet e të strehohet ne zonat malore përreth, përgjithësisht në zonat e Sulovës, Vërç, Kërrabë edhe Myzeqe. Në periudhën midis shekujve XVII-XVIII dallohen ardhjet e para te banorëve në Dumre, përgjithësisht bujq edhe blegtor. Në fshatin Dragot është ndërtuar kisha e parë e zonës, e cila në vitin 1967 shpallet edhe pasuri kombëtare, por që në vazhdimësi shkatërrohet ne vitin 1981. Shëmbja akoma edhe sot nuk ka arsye të qarta. Përgjithësisht emrat e fshatrave mbajnë emrat e banorëvë të parë që kanë mbërritur aty. Fshati Dragot është shembulli më tipik, i cili ka marrë emrin e banorit të saj të parë Tele Dragoti, i ardhur nga rajonet malore të jugut. Në këtë mënyrë krijohen edhe fshatrat e tjerë, në të njëjtën mënyrë si kanë marrë edhe emrin liqenet. Nga fillimi i shekullit të XX shfaqet dukuria e trasmormimeve të rëndësishmë në ndarjen e tokave, që dha si rezultat ndarjen e siperfaqes midis pronarëve te ndryshëm. Ndarja erdhi si pasoj e reformave që u ndërmoren nga ana e shtetit dhe nga shitja që bën latifondistët. Me vendosjen e diktaturës pronat u konfiskuan dhe folloi krijimi i koperativave që çoi në krijimin e fshatrave dhe shpyllëzimin e te gjithë territorit te Dumres. Dëshmit e pakëta të pyjeve të mbëtura gjënden ne fshatin Dëshiran të komunës Rrasë. Formimi i koperativave shënoi edhe ardhjen e madhe të popullsisë drejt zonës së Dumres, përgjithësisht nga Rrethi i Gramshit dhe nga Rrethi i Skraparit. Pas rënies së diktaturës në vitet 90, sipërfaqja e tokës u ndahet nga shteti banorëve ne përpjestim me numrin e tyre. Ndarja e tokës modifikoi edhe strukturën e fshatrave dhe la konflikte të hapura midis pronarëve te periudhave te ndryshme. Në 20 vitet e fundit e gjith zona e Dumres ka pësuar një ardhje të madhe në numrin e popullsisë.

Kultura dhe folklori

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura dhe festat

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura e Dumres është e pasur dhe e vjetër sa vet Dumrea. Në të gjtha fshatrat egzistonin përpara viteve 90 “Shtepit e Kulturës”, të nkrijuara gjatë diktaturës: vend takimi për aktivitetet më të rëndëshme shoqërore të zonës. E vetmja tashmë ëgzistuese “Shtëpia e Kulturës” ne Bashkin Belsh, e cila ruan akoma strukturën origjinale.

Ashtu siç është traditë në të gjithë Qarkun e Elbasanit, edeh në Dumre nuk ka asnjë komunë apo fshat që nuk feston Diten e Verës, e cila festohet ne mbrëmjen 13 dhe përgjatë ditës 14 të muajit Mars. Kjo festë është një ndër ngjarjet më të rëndësishmë e gjithë vendit, e për rëndësin e saj është shpallur edhe festë kombëtare.

Folklori i zonës, si në veshje ashtu edhe në interpretime, i përket zonës ToskëShqipërisë. Dumrea ka këngët dhe vallet tipike të saj. Këngët këndohen ne grupe prej 4-5 personash ne mënyre polifonike, ku njëri është këngëtari dhe pjestarët e tjerë mbajne ise. Ndër grupet më të mirënjohur shquhet grupi folklorik i Belshit, që përfaqsohet rregullisht në |Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Grupi ka marrë pjes edhe në festivale ndërkombëtare, ndër të cilët pjesmarrja në festivalin e ToskanësItali, ku ka arritur edhe në vëndin e dytë. Zona ka gjithashtu edhe 5 kostume të saj, pjes e kostumeve popullore Shqipëria|Shqipëtare]].

Territori dhe rrugët e komunikimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha Komunat që përbëjnë zonën e Dumres bëjne pjes në Qarkun e Elbasanit. Në vitin 2001 popullsia e përgjithshme e zonës ishte 32.634 banore e shifrat zyrtare të rregjistrimit të fundit janë afërsisht 20% më të larta. Qëndra më e populluar e zonës është Belshi me 12.228 banorë, i ndjekur nga komuna Shalës me 6.291 e nga komuna Kajan me 6.225 banorë. Komunat me pak të populluara janë Komuna Grekan me 4.730 banorë dhe komuna Fierzë me 3160 banorë.

Territori i zonës së Dumres është i përbër kryesisht nga kodra te ulëta e 3% të sipërfaqes e përbëjnë liqenet. E gjithë sipërfaqja ka një lartësi mesatare 150 deri në 200 metra mbi nivelin e detit. Pika më e lartë e zonës është kodra e Gradishtës. Urbanistika e zonës së Dumres është ë përbëe kryesisht nga vendbanime që zakonisht koinçidojnë me kryeqëndrat e zonës por edhe me fshatra të vegjël që janë ndërtuar kohët e fundit. Në disa zona dallohen edhe shtëpi ose grupe shtëpish të ndërtuara vitet e fundit. Shtëpit e ndërtuara kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, nga të cilat mbizotërojnë shtëpitë me një ose dy kate. Ashtu si i gjithë territoti i Shqipërise, edhe zona e Dumres ka pësuar ndryshime nga ndarja e tokës në pjesë tepër të vogla, fakt ky që ka ndikuar ne ndërtimin e zgjerimin e paprogramuar të qëndrave te banuara.

Rrugët e komunikimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Duke qënë një pikë takimi midis ultësirës përëndimore dhe fushës së Elbasanit, ashtu si midis veriut edhe jugut të vëndit kanë mundësur që në kohë tepër të lashta ndërtimin dhe kalimin e rrugëvë të rëndësishmë nëpër zonën e Dumres. Në veri të saj ne vitin 146 p.e.s filloi ndërtimi i rrugës Egnatia, me urdhër të konsullit roman te Maqedonisë Gaio Injacio, emrin e të cilit mori rruga më pas. Sot, përgjat rrugës së vjetër kalon rruga shtetërore qe lidh Portin e Durrësit me pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar më tutje në Greqi. Rrugët e para moderrne në brendësi të zonës së Dumres, janë ndërtuar pas shpyllëzimit te zonës, proces që filloi ne vitin 1951. Këto rrugë lidhin fshatrat me njëri-tjetrin, por edhe qytetet që rrethojnë zonën, e pikërisht duke kaluar nëpër territorin e Dumres. Ne vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Lushnjes, duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Në vitin 2011 kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës që lidh kryeqytetin e Shqipëris me pjesën jugore të vëndit duke kaluar nëpër territorin e Dumres. Zona ka një numër të konsideruar rrugësh të brëndshmë, por shumica e të cilave nuk janë të asfaltuara edhe gjatë stinave me shira qarkullimi vështirësohet.

Ekonomia dhe vënde për tu vizituar

[Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në prag të luftës ë dytë botërore, mungesa e zonave urbane dhe mbulimi i të gjithë zonës me pyje e kullota, e kishte bër Dumren një ndër pjesët me të rëndësishmë të vendit për rritjen e bagëtive. Pas viteve 50, filloi kultivimi i grurit, misrit edhe duhanit, po ashtu edhe mbjellja e një pjese te konsiderueshme ne vreshta rrushi. Përveç aktiviteteve bujqësore, ne Dumre ndodhen edeh sasi të mëdha gazi dhe nafte. Deri në fund të viteve 90 funksiononin edhe miniera të rëndësishme, ajoe Trojësit edhe miniera e Gradishtës. Në vitin 2008 në zonën e Dumres u kryen kërkime per gas nga firma italiane AIPA, e cila arriti në konkluzione pozitive përsa i perket rezervave te nëndheshme. Tjetër aktivitet i rëndësishëm ekonomik për banorët e Dumres është peshkimi. Llojët më të rëndësishëm të peshkut janë trota, krapi natural dhe artificial dhe ngjala. Tregjet kryesorë për shitjen e peshkut janë qyteti i Elbasanit, qyteti i Peqinit, qyteza e Cërrikut, por edhe vet komunat e zonës. Aktivitetet ekonomike përbëhen kryesisht nga firma të vogla, kryesisht familjare. Duke filluar nga viti 2005, është rritur ndjeshëm mbjellja e ullinjve, falë mbeshtetjes së programeve qeveritare edhe nga fondet e Bankës Botërore. Ky proçes ka bër të mundur hapjen e vendeve të reja të punës edhe krijimit e disa punishteve te përpunit të vajit të ullirit.

Vënde me interes kulturor e natyror

[Redakto nëpërmjet kodit]

Karakteristika kryesore me interes turistik e zonës së Dumres janë liqenet e shumtë qe popullojnë territorin, por edhe zonat e banuara që shtrihen përreth liqeneve. Për bukurin e tyre mund të dallohen, liqeni i Belshit, me sipërfaqe 26.8 hektarë, me thellësi makisamale prej 18 metrash. Gjithashtu liqeni Seferaj, 87.5 hektarë dhe thellësi maksimale 20.8 metra, që është edhe liqeni më i madh i zonës së Dumres. Nje tjetër liqen me rëndësi të veçantë për zonën është liqeni i Merhojës, i dalluar për kaltërsin e ujit, me sipërfaqe 65.5 hektare dhe me 61 metra thellësi. Vënde të tjera me interes të veçante mund te dallohet, ne Bashkin e Belshit kodra e Gradishtës, e quajtur ndryshe edhe “Mali Gradishtë”, ku mund të vërehen akoma muret antike të qytetit të vjetër.


Ke bere nje pune te shkelqyer. Sigurisht qe mund ta publikosh. -- Euriditi  25 shkurt 2013 19:53 (CET)[përgjigjuni]