Stane Dolanc
Stane Dolanc | |
---|---|
Ministër i Brëndshëm i RSF të Jugosllavisë | |
Në detyrë 15 Maj 1982 – 15 Maj 1984 | |
Kryeministri | Milka Planinc |
Paraprirë nga | Franjo Herljević |
Pasuar nga | Dobroslav Ćulafić |
Zëvëndëspresident i Presidencës së Jugosllavisë | |
Në detyrë 15 May 1988 – 15 May 1989 | |
Presidenti | Raif Dizdarević |
Paraprirë nga | Raif Dizdarević |
Pasuar nga | Borisav Jović |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Hrastnik, Mbretëria e Serbëve,Kroatëve dhe Sllovenëve | 16 nëntor 1925
Vdiq më | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Ljubljana, Slloveni |
Nënshtetësia | Jugosllav/Slloven |
Partia politike | Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë (1944–90) |
Stane Dolanc (16 nëntor 1925 – 12 dhjetor 1999) ishte një politikan komunist slloven gjatë RSF të Jugosllavisë . Dolanc ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Josip Broz Tito dhe një nga njerëzit më me ndikim në politikën federale jugosllave në vitet 1970 dhe 1980. Ai ishte sekretar i Byrosë Ekzekutive të Kryesisë së Komitetit Qendror (KQ) të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) nga viti 1971 deri në vitin 1978, sekretar federal i Punëve të Brendshme nga viti 1982 deri më 1984 dhe anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë nga 1984 deri në 1989. Ai u emërohej rregullisht anëtar i Këshillit Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues dhe e kryesonte këtë organ në fund të viteve 1980.
Në pjesën më të madhe të karrierës së tij politike, Dolanc mbrojti sundimin e fortë autoritar të LKJ-së dhe luftoi kundër nacionalizmit që buronte nga pjesë të ndryshme të vendit. Ai ishte me ndikim në strukturat e sigurisë jugosllave dhe besohet se ai frymëzoi një sërë arrestimesh të motivuara politikisht, veçanërisht kur ishte ministër i brendshëm.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dolanc lindi në një familje punëtorësh në qytetin slloven Hrastnik, në atë kohë pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve . Pasi mbaroi shkollën fillore në qytetin e tij të lindjes, ai u dërgua në shkollën e mesme të Bezhigradit në Lubjanë . Në prill 1941, Sllovenia veriore u pushtua nga Gjermania naziste . Dolanc vazhdoi shkollimin në Grac të Austrisë . Në vitin 1944, Dolanc iu bashkua partizanëve jugosllavë dhe vazhdoi karrierën e tij ushtarake pas luftës.
Ai shërbeu si zëvendës i prokurorit në korpusin e Ushtrisë së Lubjanës dhe përfundoi përfshirjen e tij në ushtri në vitin 1960 ndërsa ishte kolonel në zyrën e Zagrebit të shërbimit kundërzbulues ushtarak jugosllav KOS . Gjatë karrierës së tij ushtarake Dolanc mori një diplomë universitare dhe në vitet 1960 ishte drejtor i Shkollës së Shkencave Politike në Lubjanë të drejtuar nga dega sllovene e LKJ-së. [1]
Njeriu i dytë i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1965 Dolanc u bë anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë (LKS), dhe në kongresin e nëntë të LKJ-së në 1969 u zgjodh anëtar i KQ të LKJ-së. Në vitin 1971, ai u bë sekretar i Byrosë Ekzekutive të Presidiumit të Partisë, pra personi i dytë i LKJ-së, [2] pavarësisht se numri dy i vërtetë i politikës jugosllave mbeti Edvard Kardelj, bashkëpunëtor i përjetshëm i presidentit Tito. Dolanci fitoi shpejt ndikim të fortë në parti. Ai ishte një nga organizatorët kryesorë të seancës së Presidiumit të Partisë mbajtur në Karagjorgjevë më dhjetor 1971 që rezultoi në dorëheqjen e drejtuesve të Pranverës Kroate .
Në nëntor 1972, në një plenum të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë, ai bëri thirrje për spastrime në krahun liberal të partisë, të cilat përfundimisht u bënë. [3] Ai u bë i famshëm për një deklaratë që kishte bërë në një konferencë vendore komuniste në Split në shtator 1972:
- “Duhet ta bëjmë të qartë se në këtë vend jemi ne komunistët në pushtet. Sepse nëse nuk do të ishim ne, do të nënkuptohej se është dikush tjetër. Dhe tani për tani nuk është kështu dhe kurrë nuk do të jetë."
Në të njëjtin fjalim, Dolanci theksoi se LKJ-ja duhej të ishte një organizatë e bashkuar, shpalli përjashtimin e atyre anëtarëve që nuk ndiqnin vijën e re dhe sulmoi nacionalizmin serb, kroat dhe slloven. [4]
Fjalimit të Dolancit në Split i parapriu një letër e nënshkruar nga ai dhe Tito, drejtuar organizatave lokale të LKJ-së në të gjithë Jugosllavinë. Letra kërkonte forcimin e bashkësisë të partisë dhe rolin udhëheqës në shoqëri, e kështu e bënte të qartë vendimin e Titos dhe bashkëpunëtorëve të tij për të vazhduar luftën me liberalët dhe nacionalistët brenda LKJ-së që përfundimisht rezultoi në ndryshime të thella brenda lidershipit të degës kroate, sllovene dhe serbe. Edhe pse posti i sekretarit të Byrosë Ekzekutive ishte krijuar për të ndryshuar titullarin çdo vit, Dolanci e mbajti atë për tetë vjet. [5]
Gjatë mbajtjes së detyrës, ai përmendej shpesh si pasardhës i mundshëm i Titos. [6] [7] Megjithatë, gjatë viteve 1970 si në LKJ ashtu edhe në institucionet shtetërore federale u zhvillua një sistem i udhëheqjes kolektive,e cila e bëri të vështirë që ndonjë zyrtar i vetëm të bëhej udhëheqësi i ri pas Titos. Në Kongresin e njëmbëdhjetë të LKJ-së në vitin 1978, Byroja Ekzekutive u shfuqizua [8] dhe megjithëse Dolanci u emërua sekretar i Presidiumit të KQ të LKJ-së, ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në maj 1979. Dorëheqja ngahera lidhet me vdekjen e Edvard Kardeljit në shkurtin e të njëjtin vit, i cili thuhet se kishte mbrojtur Dolancin. [2]
Dolanci mbeti anëtar i Presidiumit të KQ dhe, përveç kësaj, në qershor të vitit 1979 ai u riemërua anëtar i Këshillit Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. [9] Ai vazhdoi të luante një rol të rëndësishëm në rrethin udhëheqës komunist të Jugosllavisë pas vdekjes së Titos në maj 1980.
Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në maj 1982 Dolanc u bë Sekretar (Ministër) i Brendshëm në qeverinë e re jugosllave të udhëhequr nga Milka Planinc . Në maj të vitit 1983 ai u ankua për shtimin e nacionalizmit dhe veprimtaritë armiqësore kundër regjimit komunist dhe akuzoi intelektualët disidentë si një nga forcat lëvizëse të tij. [10]
Në vitin 1984, ndodhën dy raste të motivuara politikisht që të dyja i vihen në përgjegjësi drejtpërdrejt Dolancit. Në Beograd, 28 pjesëmarrës të një ligjërate të Millovan Gjiillasit u morrën në pyetje në polici; njëri prej tyre u gjet i vdekur disa ditë më vonë, ndërsa gjashtë të tjerë u përballën me një gjyq, i cili rezultoi me dënime të lehta ose lirime.
Një nga pjesëmarrësit e ligjëratës, Vojisllav Shesheli, u arrestua prapë disa javë më vonë për shprehje të ideve nacionaliste në një ese të pabotuar. Dolanci e dënoi publikisht atë në një intervistë televizive dhe Shesheli u dënua me disa vite burg. [11] Dolanci është akuzuar për urdhërimin e vrasjeve të aktivistëve politikë emigrantë të kryera nga shërbimi i sigurimit jugosllav jashtë vendit dhe për mbrojtjen personale të një prej agjentëve të tij, kriminelin e njohur si " Arkan ". [1] Disa e kanë lidhur atë me vrasjen e emigrantit nacionalist kroat Stjepan Gjurekoviç në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1983.
Nga maji i vitit 1984 deri në majin e vitit 1989 Dolanc ishte anëtari slloven i Kryesisë së Jugosllavisë dhe gjatë mandatit ishte edhe kryetar i Këshillit Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. Në vitet 1988–89, ai ishte një nga ata në udhëheqjen federale që kundërshtoi pa sukses revolucionin anti-burokratik, të cilin ai e konsideroi si një shprehje të hegjemonizmit serb . [12] Në të njëjtën kohë Dolanc ishte i rezervuar ndaj linjës së re të udhëheqjes komuniste sllovene që po i hapte rrugë liberalizimit politik dhe shkëputjes së Sllovenisë. [13]
Një nga ndërhyrjet e tij të fundit publike ishte një intervistë me revistën liberale të opozitës Mladina, botuar në maj 1989, në të cilën ai e përshkroi veten si " titisti i fundit". Në kujtimet e saj, Jovanka Broz e konsideron Dolancin si "një nga fajtorët më të mëdhenj për shpërbërjen e vendit" dhe e akuzon atë si spiun gjerman.
Jeta e vonë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të mandatit të tij në Presidencën Federale, Dolanc u tërhoq nga jeta publike dhe u transferua në Gozd Martuljek afër Kranjska Gorës . Ai vdiq në Lubjanë më 12 dhjetor 1999, nga një goditje cerebrale. Ai ishte 74 vjeç.
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturavreme.com
- ^ a b Slobodan Stanković.Slovene Dolanc Resigns? Serb Dragosavac New Secretary of CC Presidium, Radio Free Europe Research, 17 May 1979.
- ^ Slobodan Stanković.After Slovenian Central Committee Plenum, Radio Free Europe Research, 8 November 1972.
- ^ Slobodan Stanković. Dolanc's Speech Indicates New Stage in Yugoslav Party, Radio Free Europe Research, 20 September 1972.
- ^ Slobodan Stanković. Stane Dolanc's Unusual Press Conference, Radio Free Europe Research; 19 June 1979.
- ^ Slobodan Stanković.The Problem of the Succession to Tito, Radio Free Europe Research, 11 March 1974.
- ^ Jože Pirjevec. Jugoslávie 1918-1992, Prague (2000), pg. 403
- ^ Slobodan Stanković. Yugoslavia in 1978, Radio Free Europe Research, 3 January 1979.
- ^ Slobodan Stanković. More Power for Army Generals in Yugoslavia, Radio Free Europe Research; accessed 29 June 1979.
- ^ Slobodan Stanković.Hostile Activities Increasing, Yugoslav Interior Minister Complains, Radio Free Europe Research, 17 May 1983.
- ^ Pirjevec 2000, pp. 432-33
- ^ Raif Dizdarević. Od smrti Tita do smrti Jugoslávie, Prague (2002), pp. 205, 219, 225
- ^ Dejan Jović. Jugoslavija - država koja je odumrla. Zagreb (2003), p. 449