Jump to content

Universiteti i Osijekut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Josip Juraj Strossmayer University of Osijek
Sveučilište J.J. Strossmayera
LlojiPublic
Themelimi1975
RektoriGordana Kralik
Location,
Faqja zyrtarewww.unios.hr/

Universiteti i Osijek ose Universiteti Josip Juraj Shtrosmayer (kroatisht: Sveučilište J.J. Strossmayera) është një universitet publik i cili ndodhet në Osijek, Kroaci. Ai u themelua në vitin 1975 dhe është i organizuar në 11 fakultete.

Historiku e arsimit të lartë në këtë zonë zë fill në vitin 1707, kur u themelua institucioni i parë i arsimit të lartë në Osijek. Ai ishte një Shkollë e Lartë Teologjike, e cila u hap në vitin akademik 1707/1708 si Studium Philosophicum Essekini, dhe përfshiu një kurs tre-vjeçar studimi në filozofi.

Tradita më e re arsimit të lartë në Kroaci filloi në vitin 1959, kur Fakulteti i Ekonomisë në Zagreb, në bashkëpunim me Universitetin e Zagrebit, themeluan Qendrën për studime me korrespondencë në Osijek si një degë e Fakultetit të Ekonomisë në Zagreb.

Iniciativa për themelimin e Universitetit të Osijekut daton në vitin 1975. Në 26 Mars 1975, Parlamenti Kroat (Sabor) miratoi Vendimin për dhënien e pëlqimit për themelimin e Universitetit të Osijekut. Dy muaj më vonë, më 31 Maj të vitit 1975, Marrëveshja për themelimin e Universitetit të Osijekut u nënshkrua nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Bujqësisë dhe Përpunimit të Ushqimit, Instituti i Bujqësisë, Shkolla e Inxhinierisë në Zagreb dhe Shkolla e Arkitekturës Detare dhe Studimeve Inxhinierike në Slavonski Brod, Kolegji i Mësuesisë në Osijek, Akademia e Muzikës në Zagreb, Biblioteka e Qytetit dhe Arkivi Historik, në Osijek.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat: 45°33′40″N 18°41′46″E / 45.56111°V 18.69611°L / 45.56111; 18.69611