Vigjilenca Abazi
Vigjilenca Abazi (e lindur në Shkup, në vitin 1994), shqiptare nga Republika e Maqedonisë Veriore, është Asistent Profesoreshë e së drejtës Europiane tek Univerziteti i Maastrich.[1]
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vigjilenca Abazi studimet i ka mbaruar studimet, respektivisht doktoraturën në Universitetin e Amsterdamit. Njëherit ka fituar bursë në Fulbright, në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.[2]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Abazi ka qenë këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian. Ajo gjthashtu ndërmori iniciativën që të bashkoj ekipin Stella së bashku me besimin të fortë në sferën e nxitjes së aspiratave të vajzave dhe grave. Përveç asaj, ka qënë gjithashtu Fulbright Alumnus-in-Residence në Nju Jork gjatë gjithë vitit 2018, me mbështetjen e Fulbright NY Chapter, që mundëson tani Stella te ketë bazë pune edhe në Nju Jork. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Momentalisht, Vigjilenca punon si Asistent Profesoreshë e së drejtës Europiane te Universiteti i Maastricht-it. Ajo përveç së mësuarës, edhe shkruan për të njëjtën lëmi.[2]
Botimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Abazi ka shumë botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar për Universitetin e Oxford’it, me titull “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”. Ky libër është një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Një libër tjetër i saj i përmendur është "Kontestimi i ekspertizës në Bashkimin Evropian" , në bashkëpunim me Johan Adriaensen.[2]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2018, Vigjilenca fitoi çmimin VENI nga këshilli për kërkime në Holandë, të cilët ja dhuruan çmimin, shkaku kërkimeve të shumta që ka bërë ajo Veni Project 'Empowering Public Voices' .[3]
Në vitin 2020, Abazi fitoi çmimin për karrierë të hershme te ceremonia e The Royals Netherlands Academy of Arts and Sciences.
Puna si voluntere
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vigjilenca Abazi, përveç përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj punës së saj, ka punuar edhe si voluntere në "One to World Global Classroom Programme" me qëllim që të mësojë disa orë në gjimnaze publike të New York-ut (veçanërisht në Bronx dhe Brooklyn.)[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vigjilenca Abazi – Stella" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-03-10.
- ^ a b c "Vigjilenca Abazi - Yale Law School". law.yale.edu. Marrë më 2022-03-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ supergrate.net. "Vigjilenca Abazi, shqiptarja që botoi libër në Universitetin e Oxfordit". supergrate.net (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2020. Marrë më 2022-03-10.
- ^ "Education - Vigjilenca Abazi (V.) - Maastricht University". www.maastrichtuniversity.nl. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2022. Marrë më 2022-03-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)