Wikipedia:Biografitë e personave të gjallë
Thelbi i faqes: Materiali mbi personat e gjallë i shtuar në cilëndo faqe të Wikipedisë duhet të shkruhet me kujdes dhe vëmendje sa më të lartë për sa i përket vërtetimit, neutralitetit, dhe shmangies së hulumtimit vetjak. |
Redaktorët duhet t'i japin kujdes të posaçëm informatave mbi njerëzit e gjallë në cilëndo faqe në Wikipedia, duke i përfshirë artikujt, faqet e diskutimit, faqet e projektit, dhe draftet.[a] Materiali i tillë kërkon një ndjeshmëri të lartë, dhe duhet t'i përfillet rreptësisht ligjeve që i aplikohen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut; kësaj politike, dhe principeve themelore të përmbajtjes në Wikipedia:
- Pikëpamja neutrale (PN)
- Vërtetueshmëria (V)
- Jo hulumtime vetjake (JHV)
Wikipedia duhet ta shkruajë artikullin saktë. Bëhuni shumë të prerë kur flitet për përdorimin e burimeve cilësore. Të gjitha citimet dhe çfarëdo materiali i sfiduar apo me gjasa që të sfidohet duhet të përkrahet nga një citim brenda rreshtit drejt një burimi të besueshëm dhe të botuar. Materiali me pikëpyetje rreth njerëzve të gjallë (ose në ca raste, ata të sapovdekur) që nuk ka burime apo ka burime të këqija — qoftë materiali negativ, pozitiv, neutral, apo thjesht jo i sigurt — duhet hequr menjëherë dhe pa pritur për diskutim. Përdoruesit që e shkelin këtë politikë në mënyrë këmbëngulëse apo skandaloze mund të bllokohen nga redaktimi.
Biografitë e personave të gjallë (BPGJ) duhet të shkruhen në mënyrë konservative dhe me kujdes ndaj privatësisë së subjektit. Wikipedia është enciklopedi, jo tabloid; nuk e ka për detyrë të jetë sensacionalist, apo të jetë vegël për shpërndarjen e deklaratave tronditëse rreth jetëve të njerëzve; mundësia e lëndimit apo vënies në rrezik të subjektit duhet konsideruar gjithherë kur ushtrohet kujdesi editorial. Kjo politikë i përfillet secilit person të gjallë të përmendur në një BPGJ, qofshin subjekti kryesor i artikullit apo jo, dhe secilës përmendje të tyre përgjatë Wikipedisë, duke përfshirë faqet e diskutimit. Barrën për dëshmi e mban personi që shton ose rikthen materialin.
Shënime
[Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Njerëzit llogariten të gjallë derisa nuk ka arsyetim të besohet ndryshe. Kjo politikë nuk përfillet në rast të vdekjes së mirëqenë.