Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/26

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Padre Pio ose Shën Piu nga Pietrelcina


  • 1...Mrekullitë e Shenjtorit Padre Pio u bënë të njohura në Shqipëri jo vetëm nga besimtarët shqiptarë emigrantë në Itali por nga përkthimi i vyer i mjeshtrit Amik Kasoruho duke i sjellë me kualitet lexuesit në shqip veprën e autorit italian Renzo Allegri me titull "Padre Pio Shenjti i Mrekullive"?


  • ..."Shqipëria duket si një kolonë potenciale e një politike të kohës së rigjetur, të një të ardhmeje të parealizuar" - sipas studjuesit Michele Venturini në prestigjozen Wall Street International mbi Bienalen e Venecias dhe hapësirën e kushtuar arkitekturës e dizajnit duke vlerësuar pavijonin e Shqipërisë prezantuar nga artistët shqiptarë Adrian Paci dhe Edi Hila me temën "Monumente të Mundshëm Ardhmërish të Parealizuara" ?


  • ...në intervistën për gazetën "Zëri" në Kosovë shkrimtari i njohur Ismail Kadare për herë të parë vlerësoi në debatin mbi standartin e gjuhës shqipe: "Gjuha është prodhimi më befasues i njeriut. Cilësorët: "e hyjnueshme, misterioze", mund të duken të tepruara në fillim për të, më pas do të jenë të pamjaftueshme. Gjuha është më tepër se kaq ?



  • ...15 vjet pasi Kryeministri britanik Tony Blair u konsiderua si hero në Kosovë kur NATO ndërhyri ushtarakisht në vitin 1999 , gazetari i "The Guardian", Zhulian Borg, shkruan se vendi tashmë i pavarur, numëron plot 9 fëmijë me emrin e Blerit të cilët shprehin aspiratat dhe lidhjen me emrin e heroit të lirisë kombtare?


  • ...Java me logon I love Çamëria filloi premierë njëkohësisht në Prishtinë e Tiranë duke synuar rritjen e vetëdijësimit të gjithë kombit për çështjen Çame?


  • ...filmi "Agnus Dei" i regjisorit Agim Sopi, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës ka marrë çmimin "Best Feature Film" apo filmi më i mirë artistik në "Asia Pacific International Filmmaker Festival 2014" i cili përfundoi në Jakarta të Indonezisë?


  • ...sipas Gjergj Vyshkës Kampioni i Botës dhe Mjeshtëri i Madh ndërkombëtar i Shahut Geri Kasparov duke shfrytëzuar vizitën e tij të parë në Tiranë para disa muajve mbështeti projektin e hyrjes e lojës së shahut si lëndë mësimore në shkollat shqiptare për nxitjen e talenteve dhe filloi fushatën zgjedhore për të qenë Presidenti i Federatës Botërore të shahut?


  • ...është vendosur në kryeqytetin rumun Bukureshti busti i themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit pikërisht në vendin ku nisi rrugëtimin pavarësia kombëtare e Shqipërisë dhe realizimi dhe ngritja e bustit, u mundësua falë bashkëpunmit të Ambasadës me Bashkinë e Bukureshtit nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Jashtëm shqiptar?


  • 10...një formë alternative e zbulimit turistik konkret e quajtur "Jeep Safari" po zbukuron ditët e pushuesve duke udhëtuar off road nga SarandaDelvinë , Labovë e Kryqit dhe Poliçani si një kombinim fantastik i natyrës me aventurën dhe traditën shqiptare?


  • ...Tenori i famshëm Shqiptar në Evropë dhe SHBA fenomeni Saimir Pirgu i cili interpretoi me sukses të jashtzakonshëm dhe risi në performancën skenike Dukën e Mantovës u shpreh në faqen zyrtare në facebook pas shfaqjes së 21 Qershorit në kantonin gjerman të Zvicrës se ishin 10 mijë shikues jashtë e 1700 në teatër për të ndjekur Rigoletton në Operan e Zyrihut gjatë kampionatit botëror . Edhe me operan mbushen sheshet jo vetem me futboll. Rroft opera Rroft "Giuseppe Verdi"!!?


  • ...pellazgologu Prof. dr. Dhimitër Pilika në studimin "Shqiptarët, banorët më të hershëm të Adriatikut" thotë : "Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore e pellazgëve, orakulli paragrek i së cilës ka qenë më i lashti dhe më i njohuri në Ballkan e në Europë"?


  • ...libri i parë "Ëndërr në mur" i poetes Valdete Antoni doli në dritën e botimit në Prishtinën e vitit 1993 falë një rastësie të bukur pasi dorëshkrimet e mbledhura nga kolegët gazetarë të Radio Tiranës rastësisht u lexuan u vlerësuan pa e njohur nga dy intelektualët dhe poetët e njohur Azem Shkreli dhe Agim Vinca?