Xhamia e Selimijes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Xhamia e Selimijes mes shtëpive të Lezhës, nga një inçizim i çerekut të parë të shekullit XX

Xhamia e Selimijes në qytetin e Lezhës, ku më 1981 u ngrit Mauzoleu i Skënderbeut, është vendi ku besohet se gjenden eshtrat e Skënderbeut.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Në zanafillë ndërtesa qe një kishë kushtuar Shën Nikollës, ende vijon të mbetet një afresk i të shenjtit në rrënojat e kishës, megjithëse tejet e dëmtuar. Kisha qëndronte në pjesën e brendshme të qytetit ilirik që u rindërtua më vonë nga romakët në shek. I p.K. Dëshmi e kësaj është guri Gaviarius përballë hyrjes, që u nxorr gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve 1975-1980 nga Frano Prendi dhe Koço Zheku.

Me pushtimin e Lezhës nga Perandoria Osmane, kisha më 1580 u shndërrua në xhami kushtuar Sulltan Selimit I, prej nga edhe mori emrin Selimije.

Xhamia nuk i mbijetoi revolucionit kulturor të 1967, minarja iu shemb dhe më 1981 iu shfrytëzua struktura për të ngritur Mauzoleun e Skënderbeut.[1]

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]