Adem Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Adem Jashari
28 Nëntor 19557 Mars 1998
Adem Jashari Memorial in Prekaz January 2013 09.jpg
Adem Jashari
Vendi i lindjes Prekaz, Republika e Kosovës
Vendi i vdekjes Prekaz, Kosovë
Pala UCK KLA.svg Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Vitet e shërbimit 1990 - 1998
Grada Komandant
Betejat/luftërat Lufta e Kosovës
Sulmi mbi Prekaz
Çmimet Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
Urdhëri Hero i Kosovës
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Adem Jashari Memorial in Prekaz January 2013 14.jpg

Adem Jashari (1955 - 1998) ishte Kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njejtin fshat gjatë Sulmit të Prekazit.

Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UÇK-së". Titullin "Hero i Kosovës" u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998. Sulmi u përballua me sukses.

Sulmi mbi Prekaz[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë.

Forcat policore filluan sulmin pa asnje paralajmërim. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja 36 orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata "Amnesty International", në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsej 58 persona janë vrarë, në mesin e tyre 18 ishin gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Besarta Jashari (asokohe 11 vjeçare).

Nga ana tjetër televizioni serb "B-92" lajmëronte për 69 pjesëtarë serbë të vrarë të Policisë dhe Ushtrisë Jugosllave.

Pas vdekjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 shkurt të vitit 2008. Mbishkrimi në bluzat ishte ″Bac u kry", duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]