Bilal Xhaferri
Stampa:Kutia Shkrimtar Bilal Xhaferri (Ninat, 2 nëntor 1935 - Çikago, 14 tetor 1986) ka qenë shkrimtar, disident, botues dhe aktivist shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit,[1] i biri i Xhaferr Hoxhës.[2] Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945.[3] Në moshën 8 vjeç i vdiq e ëma, kurse në moshën 10 vjeç, pushteti komunist i pushkatoi të atin nacionalist[3] dhe ai mbeti jetim me tri motra, nën kujdesin e Ferik Hoxhës, gjyshit nga babai. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, duke marrë dy klasë në një vit, më 1948 u largua për të gjetur punë në Sarandë si korrier, sidomos pasi gjyshi iu shpall kulak dhe e shpronësuan.[4] U rrit bashkë me të motrat në internim ku dhe u lejua të kryente shkollimin e mesëm.[1]
Bëri një shkollë njëvjeçare si gjeometër.[2] Më 1954-1955 jetonte bashkë me të motrën Antiken, në një dhomë në Sukth të Durrësit. Aty ndiqnin të dy shkollën shtatëvjeçare, motra ditën, ndërsa ai natën, sepse punonte normist. Ndërkohë kreu një shkollë teknike për ndërtim dhe u punësua në kantiere ndërtimi, në rruga-ura në Krujë, në hidrocentralin e Ulzës etj.[4]
Më 1967 i botohet vëllimi me poezi Lirishta e kuqe, por nuk u vu kurrë në qarkullim.[5][6] Po atë vit konkuroi me romanin Krastakraus në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi.[6] Ky roman do të botohej në vitin 1993.[5]
Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami.[1][7] Iu hoq e drejta e botimit, u dëbua[8] dhe u dërgua të punonte në fermën e Sukthit.[1] Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua.[2]
Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi.[1] Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.
Në vitin 1986 ndërroi jetë në Çikago.[1]
Riatdhesimi i eshtrave dhe nderimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 maj 1993 Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike"[2] dhe "Nder i Kombit" nga Presidenti Bamir Topi.
Më 6 maj 1996 qeveria shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.
Më 2014 shtëpia e tij në Ninat të Sarandës me inisiativen dhe investim te motres se tij te vogel Antika Hoxha u kthye Shtëpi Muze,[9] dhe më 2 nëntor u inaugurua busti pranë shtëpisë.[10]
Polemikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas disa kritikëve Xhaferri nuk ishte fare disident pasi glorifikonte regjimin komunist, bile edhe romanin Dasma e kishte kritikuar se denigronte realitetin socialist, për më tepër ai ishte arratisur në Greqi fare kollaj dhe prandaj mendohet që të ishte thjesht një agjent i Sigurimit, dhe se po mbivlerësohet.[3][7] Ndonëse me të atin e pushkatuar, Xhaferi ishte kandidat për t'u anëtarësuar në Lidhjen e Shkrimtarëve, botoi dy libra me poezi para se të arratisej dhe botonte në 4 të përkohshme të supërkontrolluara si "Zëri i Rinisë", "Drita", "Nëntori" dhe "Ylli".[3]
Ag Apolloni shkruan se si pikëpamjet e Xhaferrit ishin që Dasma ishte një roman që "denigronte gruan shqiptare", "ishte roman revizionist" dhe pra "ishte i falimentuar". Këto epitete që Xhaferri përdorte me zemërim, u interpretuan nga disa studjues si "disidencë". Të akuzoje dikë për "revizionizëm" në periudhën komuniste do të thoje të paraqiteshe si mbajtësi i parimeve të Partisë së Punës, pasi fjala "revizionist" në doktrinën komuniste përdorej si sinonim i fjalës "tradhtar".[7] Sipas një letre të Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës kritika e tij është parë si "sulm kundër vijës së Partisë, por i tërthortë",[11] duke qenë roman që i bënte jehonë Revolucionit Kulturor.[12]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prozë, poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1962-1963 botoi poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, "Ylli”, etj.[3] Më 1963 debutoi me romanin Rrugë dhe fate,[2] ndërsa 1966 botoi një vëllim me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Tiranë 1966, vepër me mendim e me nivel artistik, por ndoshta tepër realiste për kohën.[1]
"Krahu i Shqiponjës"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të përkohshmen "Krahu i Shqiponjës" botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Aty botoi fragmente të romanit Trotuare të kundërta dhe Hëna e kantjereve.
Vepra të kushtuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2017 u botua libri i shkruar nga e motra, Antike Hoxha, As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen, që i kushtohet të vëllait.[13]
Titujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Njerëz të rinj, tokë e lashtë (tregime, 1966)
- Lirishta e kuqe (poezi,1967)
- Dashuri e përgjakur (1992)
- Krastakraus (roman,1993)
- Eja trishtim (poezi,1995)
- Ra Berati (1995)
- Përtej largësive (1996)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tiranë: Dukagjini. fq. 286.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c d e Koçi, Ervin (15 mars 2012). "Debati mes dy shkrimtarëve. Kadare: u bëre edhe ti Bilal të flasësh!: shkrimtarët kritikojnë Kadarenë për romanin e tij "Dasma" - intervistë Shefki Hysës dhe Namik Manes". Metropol. Tiranë (2614): 12–13.
- ^ a b c d e Ndreca, Ardian (4–5 maj 2013). "Pritmet e rreme në letërsi: [historia e letërsisë shqiptare]". respublica.al. Mapo. fq. 29. Marrë më 8 prill 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b Hysa, Shefki (15 mars 2009). "Bilal Xhaferri - jetëshkrim". krahu-bilalxhaferri.blogspot.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b Elsie 1997, p. 287.
- ^ a b Apolloni, Ag (25 maj 2015). "Disidenca e Don Kishotit". Panorama Online. Marrë më 7 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c Apolloni, Ag (19 maj 2013), Bilal Xhaferri disident? Ai i tha Kadaresë revizionist, Gazeta Shqiptare, arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2013, marrë më 2013-09-28
- ^ "Kadare: Goditja e Bilal Xhaferrit, e pamoralshme". gazeta-shqip.com. Intervistuar nga Aida Tuci. Shqip. 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Muze për Bilal Xhaferrin, shtëpia e shkrimtarit e hapur për të gjithë". oranews.tv. 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Idriz Balani – Skulptori Misionar që punon për Paqen e Kohëve Moderne". krahu.wordpress.com. 2015.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Çika, Nebil (2013). "Heretiku i realizmit socialist". Zërat e mbijetesës. Tiranë: ISKK. fq. 132–133. ISBN 9789928168153.
- ^ Sulstarova, Enis (2019). "Kultura shqiptare përballë kulturës orientale". Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja (bot. 4). Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 183. ISBN 9789928185815.
- ^ Mema, Agron (2017). "Pena Shqiptare / Antike Hoxha". telegraf.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Albania, New Edition. Lanham, Maryland, and Oxford: Scarecrow Press. ISBN 0-8108-4872-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Halili, Hekuran (2007). Unë – Njeriu. Sarandë: Milosao. ISBN 978-99943-966-6-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hamiti, Sabri (1996). Poeti i nemun - Bilal Xhaferri. Prishtinë: Rilindja.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hysa, Shefki (2008). Diplomacia e vetëmohimit: zhvillime të çështjes çame: publicistkë. Tiranë: Kristalina-KH. ISBN 978-99956-650-3-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kallulli, Adriatik (2006). Realiteti pa bojra dhe ojna: [Bilal Xhaferri, "Objekti industrial lart në mal"]. Tiranë: Mehr licht!. - Nr. 29. pp. 308 – 314.
- Kuçuku, Bashkim (2008). Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore. Tiranë: Onufri. ISBN 978-99943-42-41-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kulli, Fatime (2004). Uragani i meteorëve: Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare ballë për ballë. Shkup: Asdreni. ISBN 9789989222771.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mane, Namik (2003). Një natë e zakonshme. Tiranë: Neraida. ISBN 99927-902-4-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mehmeti, Ahmet (2007). “Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë). Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë / Arbëria. ISBN 978-99943-50-13-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Amëza: Ditari Krahu i shqiponjës me verzionet në Anglisht FrengjishtGjermanishtItalisht
- Dissident Editions anglisht - shqip
- "Bilali rron në shpirtin tim" - nga Antika Myrtaj
- "Punoi me shpirt për Atdheun" - nga Aqif Dino
- "Bilal Xhaferri: E dashura ime e vetme - Shqipëria" - nga Elez Bardhi
- "Do të them ato që di" - nga Genc Sejko
- "Jam krenare për tim vëlla" - nga Jete Hoxha
- "Dritëro Agolli në një dritë të re" (Mbresa të shkrimtarit Dritëro Agolli për Bilal Xhaferrin dhe Çamërinë
- Fati i poemës "Mjegulla" - nga Namik Mane
- "Të kam falur" - nga Namik Mane
- "Miku i të gjithëve" - nga Namik Mane
- "Bilali - me trup në Amerikë e shpirt në Shqipëri" - nga Selfo Hoxha
- Spirit of Albania
- "Ishte më i madh se koha dhe se njerëzit" - nga Skënder Xhelo
- Fakte për disidencën e Bilal Xhaferrit
- "I njohuri i panjohur - Bilal Xhaferri" - nga Shefki Hysa
- "U këput një yll" - nga Shefki Hysa
- "I madh Bilal Xhaferri, po ne nuk e kuptuam" - nga Rexhep Hoxha