Jump to content

Amerika franceze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e vendndodhjes së Amerikës franceze.

Amerika franceze (frëngjisht: Amérique française), e quajtur ndonjëherë Franko-Amerika, në ndryshim nga Anglo-Amerika, është komuniteti frëngjisht-folës i njerëzve dhe diasporës së tyre, veçanërisht ata që e kanë origjinën në Francën e Re, kolonizimi i hershëm francez i Amerikës. Provinca kanadeze e Kebekut është qendra e komunitetit dhe është pika e origjinës së pjesës më të madhe të Amerikës franceze. Ajo përfshin gjithashtu komunitete në të gjitha provincat e Kanadasë (veçanërisht në Nju Brunsvik, ku frankofonët janë afërsisht një e treta e popullsisë), Shën Pierr dhe Mikelon, Shën Martin, Shën Bartelemi, Martinikë, Guadalupë (të gjitha janë pjesë e Francës), Shën Luci dhe Haiti në Karaibe; Guajanën Franceze (rajoni i jashtëm i Francës) në Amerikën e Jugut. Gjithashtu ka pakica të frëngjishtfolësve në një pjesë të Shteteve të Bashkuara (Anglia e Re, Luiziana, Misisipi, Florida, Teksas, Kaliforni, Illinois dhe Nju Jork), Republikës Domenikane, Domenikës, Grenadës dhe Trinidad dhe Tobagos.

Ordre des francophones d'Amérique është një dekoratë që u jepet në emër të komunitetit anëtarëve të saj. Ajo gjithashtu mund të përshkruhet si Frankofonia e Amerikave.

Për shkak se frëngjishtja është një gjuhë romane, Amerika franceze nganjëherë konsiderohet të jetë pjesë e Amerikës Latine, por ky term më shpesh i referohet Amerikës Hispanike dhe Amerikës Portugeze, ose thjesht Amerikës në jug të Shteteve të Bashkuara.