Arijanet Muriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Arijanet Anan Muriqi
Muriqi.jpg
Të dhëna personale
Datëlindja 07 nëntor 1998
Vendlindja Schlieren, Zvicer,
Gjatësia 1.98 m (6 ft 6 in)
Pozicioni Portier
Të dhëna mbi klubin
Klubi i tanishëm Manchester City F.C.
Numri 49
Klubet e të rinjve
Vitet Klubi
0 - 2009

2009 - 2010

2010 - 2015

2015 - 2018

YF Juventus

Zürich

Grasshoppers

Manchester City

Klube profesioniste
Vitet Klubi Ndeshje (Gola)
2017 - Manchester City F.C. 0 (0)
2018 NAC Breda (huazim) 1 (0)
Kombëtarja**
Vitet Shteti Ndeshje (Gola)
2017

2018 -

Mali i zi U21

Kosova

2 (0)

1 (0)


Arijanet Anan Muriqi[1][2] i lindur më 7 nëntor 1998 është një futbollist profesionist i cili luan si portier, për klubin e Anglisë Manchester City dhe ekipit përfaqësues të Kosovës.[3] Ai më parë ka luajtur për grup moshat nën-21 vjet të kombëtares futbollistike së Malit të zi.

Jeta e hershme[redakto | përpunoni burim]

Muriqi ka lindur në Schlieren të Zvicrës nga prindër shqiptar me përardhje nga Rozhaja e Malit të Zi. Ai ka pasaportë të Kosovës,[4]Malit të Zi dhe të Zvicrës.[5]

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Karriera e hershme[redakto | përpunoni burim]

Muriqi është produkt i ekipeve të të rinjëve të klubeve zvicerane si YF Juventus, FC Zyrihu dhe Grasshoppers. Në vitin 2015, u bashkangjit me ekipin e të rinjëve të Manchester City.[6]

Manchester City[redakto | përpunoni burim]

Më 27 korrik 2017, Muriqi nënshkroj një kontratë profesionale për 3 vite me Manchester City.[7]

Huazimi në KKK Breda[redakto | përpunoni burim]

Më 31 korrik 2018, Muriqi u bashkua me klubin holandez NAC BredaEredivisie në formë huazimi për një sezon.[8] Më 18 gusht 2018, ai bëri debutimin e tij si profesionist në fitoren 3–0 në shtëpi kundër De Graafschap, duke luajtur si titullar.[9][10]

Rikthimi në manchester city[redakto | përpunoni burim]

Më 22 gusht 2018, Muriqi u rithirr nga Manchester City pas vetëm një ndeshjeje në Holandë për të zëvëndësuar portierin e dëmtuar Claudio Bravo si zgjedhja e dytë.[11] Ai e nisi aventurën e tij si lojtar i ekipit të parë tre ditë më pas ku ai ishte rezervë në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers e vlefshme për javën e 3të të Premier Ligës.[12] Debutimi i tij me Manchester City erdhi, më 25 shtator, në raundin e tretë të 2018-19 EFL Kupës kundër Oxford United, pasi u fut si startues.[13][14]

Kariera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Mali i zi[redakto | përpunoni burim]

Nën-21[redakto | përpunoni burim]

Më 22 gusht 2017 Muriq u ftua nga Mali i Zi nën-21 për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2019 kundër Kazakistanit dhe miqësoren kundër Bosnje & Hercegovinës.[15] Ai nuk luajti në ndeshjen e parë, por debutoi më 5 shtator në miqësoren ndaj Bosnjës dhe Herzegovinës, duke luajtur si titullar.[16][17] Ai zhvilloi gjithsej dy paraqitje me ekipin nën-21, dhe në të dyja këto ndeshje ai u ndëshkua me karton të kuq; kartoni i kuq i parë erdhi në debutim kundër Bosnjes ku ai e zotëroi topin me duar jashtë zonës së tij, kurse i dyti erdhi në një ndeshje kompetitive ndaj Sllovenisë për shkak se goditi kundërshtarin me kokë.[18]

Kosova[redakto | përpunoni burim]

Më 26 gusht 2018, Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate deklaroi se pas disa muajve bisedime, Muriqi kishte pranuar të luante për përfaqësuesen e Kosovës.[19][20] Më 9 nëntor 2018, ai u ftua në ekipin e parë për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.[21] Muriqi debutoi kundër Azerbajxhanit dhe kontriboi në fitoren 4–0 duke e mbajtur portën e paprekur për 90 minuta.

Statistikat e karrierës[redakto | përpunoni burim]

Klube[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 23 janar 2019[22]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Manchester City 2017–18 Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0
2018–19 0 0 0 0 5 0 0 0 0 0 5 0
Gjithsej 0 0 0 0 5 0 0 0 0 0 5 0
NAC Breda (huazim) 2018–19 Eredivisie 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 1 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 1 0 0 0 5 0 0 0 0 0 6 0

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 20 nëntor 2018[23]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Kosova 2018 1 0
Gjithsej 1 0

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Manchester City U18s Arijanet Muric profile". Manchester City F.C. Marrë më 25 September 2018. 
  2. ^ Bajkowski, Simon (25 August 2018). "Who is Aro Muric? Manchester City goalkeeper profiled as he is named on the bench vs Wolves". Manchester Evening News. Marrë më 25 August 2018. 
  3. ^ Blanco, Yadran (17 August 2018). "Muric klaar voor zijn debuut, Ilic moet NAC vleugje creativiteit geven" [Muric ready for his debut, Ilic must give NAC a touch of creativity]. BN De Stem (në holandisht). Marrë më 17 August 2018. Toch lijkt het er sterk op dat doelman Arijanet Muric, die woensdag de groepstraining hervatte, zaterdag tegen De Graafschap zijn entree maakt. ,,Het ziet er positief uit, hij is fit. Nu kijken of hij geen terugslag krijgt.” Het inbrengen van Muric, die hersteld is van zijn blessure, gaat ten koste van Mark Birighitti die op weg is naar de uitgang 
  4. ^ "Edhe zyrtarisht, Arijanet Anan Murici është kosovar". 19 tetor 2018. Marrë më 19 tetor 2018. Vendlindja e Arijanet Muriqit sipas pasaportës kosovare është Schlieren, Zvicër 
  5. ^ Blanco, Yadran (31 July 2018). "NAC huurt doelman Muric (19) voor een seizoen van Manchester City" [NAC merr portierin Muric (19) nga Manchester City për një sezon]. BN DeStem (në holandisht). Marrë më 31 July 2018. Muric wordt door NAC voor een seizoen gehuurd van Manchester City en wordt beschouwd als de opvolger van de vertrokken Nigel Bertrams. De 19-jarige Muric, een boom van een vent getuige zijn lengte van 1.98-meter, is geboren in Zürich en in het bezit van een Zwitsers en een Montenegrijns paspoort. [...] Tot op heden speelde Muric enkel jeugdwedstrijden voor Manchester City, dat hem in 2016 overnam van Grasshopper. Ondanks dat hij een leven lang in Zwitserland woonde, maakte Muric eind 2017 zijn debuut voor het nationale jeugdteam (onder 21) van Montenegro. Muric gaat spelen met nummer 1, door NAC speciaal vrijgehouden voor de goalie 
  6. ^ "Profil a štatistiky hráča Arijanet Muric" [Profili dhe statistikat e lojtarit Arijanet Muric] (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2018. Marrë më 22 gusht 2018.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  7. ^ "We are delighted to announce that Arijanet Muric has signed a three-year contract extension with the Club!" [Jemi të kënaqur të lajmërojmë se Arijanet Muriqi ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me klubin!]. Manchester City Academy. Twitter. 27 korrik 2017. Marrë më 4 prill 2019. 
  8. ^ "NAC huurt Muric van City" [NAC merr Muric nga City] (në holandisht). NAC Breda. 31 korrik 2018. Marrë më 31 korrik 2018. 
  9. ^ "De Graafschap na stunt tegen Feyenoord kansloos op 'avondje NAC'". Algemeen Dagblad (në holandisht). Rotterdam. 18 gusht 2018. Marrë më 18 gusht 2018. NAC startte met Arijanet Muric op doel. De negentienjarige keeper die wordt wordt gehuurd van Manchester City, kon vorige week nog niet spelen 
  10. ^ Eijkhout, Fabian (31 korrik 2018). "NAC Breda huurt 19-jarige doelman Arijanet Muric van Manchester City: 'Ik kan niet wachten!'". Marrë më 31 korrik 2018. 
  11. ^ "Muric keert terug naar Manchester City" [Muric rikthehet te Manchester City] (në holandisht). NAC Breda. 22 gusht 2018. Marrë më 22 gusht 2018. 
  12. ^ Phil McNulty (25 gusht 2018). "Wolverhampton Wanderers 1–1 Manchester City: Aymeric Laporte rescues Molineux draw for champions" [Wolverhampton Wanderers 1–1 Manchester City: Aymeric Laporte i jep një barazim kampionëve] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 gusht 2018. 
  13. ^ "Oxford United V Manchester City". Manchester City F.C. 25 September 2018. Marrë më 25 September 2018. 
  14. ^ "Foden, Muric and Diaz all start for City". Manchester City F.C. 25 September 2018. Marrë më 25 September 2018. 
  15. ^ "U21: Spisak ze mečeve sa Kazahstanom i BiH" [U21: Lista e ndeshjeve me Kazakistanin dhe Bosnje & Hercegovinën]. Federata Malazeze e Futbollit. 22 gusht 2017. Marrë më 22 gusht 2017. 
  16. ^ "Crna Gora – BiH" [Mali i Zi – Bosnja dhe Hercegovina]. Federata Malazeze e Futbollit. 5 shtator 2017. Marrë më 5 shtator 2017. 
  17. ^ "U21: Bez pobjednika u Nikšiću" [U21: Nuk ka fitues në Nikšić]. Federata Malazeze e Futbollit. 5 shtator 2017. Marrë më 5 shtator 2017. 
  18. ^ "Slučaj Murić": Dvije utakmice, dva isključenja, jedan nokaut i jedan ultimatum" ["Çshtja Muric": Dy ndeshje,dy përjashtime, një nokaut dhe një ultimatum]. Vijesti. Podgorica. 28 gusht 2018. Marrë më 28 gusht 2018. 
  19. ^ "Portieri Arjanet Muriqi i Manchester Cityt i bashkohet Kombëtares A". Federata e Futbollit të Kosovës. 26 gusht 2018. Marrë më 26 gusht 2018. 
  20. ^ "Portieri shqiptar i Manchester Cityt i thotë po Kosovës". MediaWorks. 26 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2018. Marrë më 26 gusht 2018.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  21. ^ "Challandes publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës". Federata e Futbollit të Kosovës. 9 nëntor 2018. Marrë më 9 nëntor 2018. 
  22. ^ "Arijanet Muriqi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 4 prill 2019. 
  23. ^ "Arijanet Muric". European Football (në anglisht). Marrë më 20 nëntor 2018. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]