Bombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit
Bombardimet bërthamore mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishin sulmi nuklear nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me në krye presidentin Harry S. Truman kundër Perandorisë Japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 6 gusht, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombes atomike “Fat Man” (Burri i shendoshe) në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140,000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74,000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210,000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.
Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë (SHBA dhe Japonia) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e SHBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në SHBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët. Operacioni Downfall ("Operacioni Shkatërrimi") parashikonte pushtimin e brigjeve japoneze duke rrezikuar një "Normandi tjetër" për amerikanët. Pala japoneze ndërkohë, pretendon se hedhja e bombës atomike, ishte një veprim i shëmtuar dhe aspak i domosdoshëm; një sulm ky që goditi kryesisht civilët. Për shembull më dhjetor 2006, një kompetent i partisë Demokrat Liberale në Japoni, Shoichi Nakagawa, do të deklaronte se hedhja e bombës atomike nga ana e SHBA, ishte një krim. Kjo deklaratë e Shoichit erdhi mbasi ai kishte vizituar një nga muzetë përkujtimorë të bombës atomike në Nagasaki. Të dielave, pak më vonë nga ky koment, Kjodo News Agensy dhe gazeta si Nihon Keizai e vlerësuan këtë koment, duke thënë përfundimisht se hedhja e bombës atomike ishte një krim ndaj njerëzimit. Megjithatë, Japonia nga ana e saj akoma duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e saj të luftës si masakra e Nanjing, tmerret e kryera nga njësia famëkeqe 731, vrasja dhe keqtrajtimi i robërve të luftës, e të tjerë.
Siç përmendet më lartë, debati vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që dihet me siguri është që Japonia Imperialiste do të dorëzohej më 15 gusht 1945, për të nënshkruar përfundimisht dorëzimin e saj më 2 shtator, që është edhe data zyrtare e fundit të luftës së dytë botërore. Përfundimisht, hedhja e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk është cilësuar zyrtarisht si krim lufte..
Të Mbijetuarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me termin Hibakusha (被爆者), nënkuptohen të mbijetuarit e shpërthimit atomik në Nagasaki dhe Hiroshima. Si term Hibakusha do të thotë "Njerëz të prekur (ose të dëmtuar) nga shpërthimi". Vuajtjet e bombardimeve janë një element i rëndësishëm i popullit japonez, për pankartat e paqes të pas luftës (theksohet se pas luftës së dytë botërore, kushtetuta konstitucionale e Japonisë mori një formë të re; kushtetuta japoneze hapet me fjalët se populli japonez është një popull që e don paqen dhe respekton popujt e tjerë). Që nga ajo kohë, popullsia japoneze kërkon disintegrimin (flakjen tutje) të armëve atomike nga faqja e botës. Deri më vitin 2005, numërohen të paktën 266 000 të mbijetuar nga impakti i bombës atomike që akoma jetonin në Japoni.
Përveç hibakusha-ve japonezë, pas shpërthimit do të kishte edhe plot të mbijetuar koreanë që ndodheshin në vendet përkatëse gjatë shpërthimit. Gjatë luftës, forcat ushtarake japoneze do të dërgonin me forcë në Japoni shumë qytetarë koreanë, si punëtorë. Sipas zërave më të fundit, numërohen rreth 20 000 koreanë të vdekur në shpërthimin e Hiroshimës. Ndërkohë që në Nagasaki numri i të vdekurve ulet deri në 2 000. Sipas këtyre të dhënave, mendohet se një nga shtatë të vdekur nga impakti i bombës atomike në Hiroshima, i përkiste grupit të punëtorëve koreanë. Koreja e ngre akoma zërin, që vendet e huaja të pranojnë të humburit e saj gjatë shpërthimit atomik. Megjithatë edhe pse kjo kërkesë vjen gjithmonë në rritje, Koreja nuk ka përfituar nga një gjë e tillë.
Atomic Bomb Casualty Commission (ABCC)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komisioni i Dëmshpërblimit të Viktimave të Bombës Atoombike (Atomic Bomb Casualty Commission - ABCC) ishte një komision i krijuar në vitin 1946 në përputhje me një udhëzim presidencial nga Harry S. Truman. Qëllimi i vetëm i komisionit ishte të kryente hulumtime për mbijetuesit e bombardimeve atomike, sepse ata besonin se nuk do të kishin më mundësinë për të studiuar këtë derisa një luftë botërore tjetër të ndodhte.[1][2]
Për këtë arsye, ky komision studioi shëndetin e Hibakusha, por nuk i trajttoi ata. Liderët amerikanë e konsideronin trajtimin e Hibakusha si një pranim të përgjegjësisë për dëmet e tyre. Si rezultat, Hibakusha ndiheshin sikur ishin trajtuar si kroçet eksperimentale nga komisioni ABCC.[1][3][4]
Komisioni ABCC gjithashtu u fokusua në distriktin Nishiyama të Nagasaki. Ndërmjet hipocentrimit dhe Nishiyama ishin male, duke bërë që rrezatimi dhe nxehtësia e shpërthimit të mos arrinin drejtpërdrejt në Nishiyama, dhe nuk pati asnjë dëm. Megjithatë, për shkak të hi dhe shiut që ranë, u zbulua se kishte ende shumë rrezatim të pranishëm. Për këtë arsye, pas luftës, u kryen hetime shëndetësore pa informuar popullatën për qëllimin e tyre.[5] Fillimisht, hetimet në Nishiyama u kryen nga ushtria amerikane, por më vonë u kaluan te komisioni ABCC.
Disa muaj pas bombardimeve atomike, njerëzit në Nishiyama shfaqën një rritje të dukshme të numrit të qelizave të bardha të gjakut. Tek kafshët, leucemia mund të zhvillohet pas ekspozimit të trupit të tërë, kështu që ata donin të hulumtonin se çfarë ndodhte te njerëzit. U konstatua gjithashtu osteosarcom tek njerëzit pas marrjes orale të materialeve radioaktive.[5][6] Sipas raportit të shkruar nga komisioni ABCC, banorët e distriktit Nishiyama, të cilët nuk ishin prekur drejtpërdrejt nga bombardimet atomike, ishin një popullatë ideale për të vëzhguar efektet e rrezatimit të mbetur.[5][6]
SHBA vazhdoi hulumtimet mbi rrezatimin e mbetur pasi Japonia u bë e pavarur, por rezultatet nuk u transmetuan kurrë te banorët e Nishiyama.[7] Si pasojë, banorët vazhduan të merren me bujqësi pas luftës, gjë që çoi në rritjen e numrit të rasteve të leukemisë dhe më shumë vdekje.[7]
Pas bombardimeve atomike, shkencëtarët japonezë donin të bënin hulumtime për të ndihmuar Hibakusha-n të shërohen, por SCAP nuk i lejoi japonezët të bënin hulumtime për dëmin nga bomba atomike.[5] Rregullat deri në vitin 1946 ishin të rrepta, gjë që çoi në më shumë vdekje nga rrezatimi.[5] Rregullat ishin të rrepta deri në vitin 1946, duke çuar në më shumë vdekje për shkak të rrezatimit.[8]
Nëse Hibakusha refuzonin të kalonin ekzaminime mjekësore rutinë, komisioni ABCC i kërcënonte ata me gjykatë ushtarake për krime lufte. Për më tepër, nëse Hibakusha vdisnin, komisioni ABCC vizitonte personalisht shtëpitë e tyre dhe merrte trupat e tyre për autopsi.[9] Komisioni ABCC përpiqej gjithashtu të merrte trupat e një binjakësh të lindur të vdekur për hulumtime.[10] Mendohet se të paktën 1.500 organe janë dërguar në Institutin e Ushtrisë për Patologji në Washington.[9]
Filma në lidhje me ngjarjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hiroshima - Dokumentar në lidhje me bombardimet në Hiroshima; vendimet politike për të hedhur bombën atomike me regjisor Koreyoshi Kurahara dhe Roger Spottiswoode (1995).
- Hachi-gatsu no kyôshikyoku (Rapsodi në gusht) - film nga Akira Kurosawa (1991)
- Kuroi ame (Shiu i Zi) - film i Shohei Imamura bazuar në novelën e Masuji Ibuse (1989)
- Hadashi no Gen (Gen Këmbëzbathur) - Film i animuar, bazuar në dëshmitë dhe rrëfimet e të mbijeturave. Ky film mund të ndiqet gjithashtu edhe në muzeun përkujtimorë të Hiroshimës dhe Nagasakit.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b How a secretive agency discovered the A-bomb’s effect
- ^ The Origins of ‘Hibakusha’ as a Scientific and Political Classification of the Survivor
- ^ For Whom does RERF Exist? -TSS Special Documentary for 75 Years Since the Atomic Bombing
- ^ Radiation research foundation to apologize for studying but not treating hibakusha
- ^ a b c d e "原爆初動調査 隠された真実(前編) (Den skjulte sannheten om den første atombombeforskningen, del 1)". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2024. Marrë më 12 janar 2025.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Recommendations for Continued Study of the Atomic Bomb Casualties", Papers of James V. Neel, M.D., Ph.D. Manuscript Collection No. 89 of the Houston Academy of Medicine, Texas Medical Center Library.
- ^ a b "原爆初動調査 隠された真実(後編) (Den skjulte sannheten om den første atombombeforskningen, del 2". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2024. Marrë më 12 janar 2025.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 原爆初動調査 隠された真実 (ハヤカワ新書)(Den skjulte sannheten om det første forskningen på atombomben, Hayakawa Shinsho P124–125 isBN 978-4-153-40012-2
- ^ a b プロデュースされた〈被爆者〉たち: 表象空間におけるヒロシマ・ナガサキ A-bomb overlevende': Hiroshima og Nagasaki i representasjonsrommet PP.121-122 isbn 978-4000614580
- ^ Hibakusha: 2nd gen. Korean who met pope in Hiroshima vows to pass on A-bomb truth
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uebfaqe përkujtimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Siti zyrtar i memorialit të bombës atomike, Hiroshima
- Siti zyrtar i memorialit të bombës atomike, Nagasaki
Lexim i mëtejshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e dy qyteteve; Hiroshima dhe Nagasaki
- Dokumente se si u vendos të hidhej bomba atomike në qytetet Arkivuar 5 tetor 2011 tek Wayback Machine nga libraria e Harry S. Truman.
- Bomba atomike dhe fundi i Luftës Botërore nga National Security Archive.