Burjatia
Burjatia | |
---|---|
![]() | |
Country | Russia |
Federal district | [1] |
Economic region | [2] |
Population | |
• Estimate (2018)[4] | 984.511 |
Time zone | UTC+8 ([5]) |
OKTMO ID | 81000000 |
Official languages | Russian[6] |
Burjatia, zyrtarisht Republika Burjate (Rusisht: Респу́блика Буря́тия, Respublika Burjatija; Burjatisht: Буряад Улас, Burjaad Ulas) është republikë anëtare e Federatës Ruse, e ndodhur në Siberi në Azi. Më parë pjesë e Distriktit Federal Siberian, ajo ka qenë një pjesë e Lindjes së Largët Ruse që nga viti 2018.[7] Kryeqyteti i tij është qyteti Ulan-Ude. Zona e saj është 351,300 kilometra katrorë me një popullsi prej 972,021 (sipas regjistrimit të vitit 2010).
Në Burjati jetojnë 981.238 banorë, prej të cilëve dy të tretat janë rusë dhe vetëm 27,8 % janë burjatë, banorë titullarë të republikës. Burjatët janë të afërt me mongolët dhe flasin një gjuhë të së njëjtës familje.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Republika është e vendosur në rajonin jug-qendror të Siberisë përgjatë bregut lindor të liqenit Baikal.
Brenda, ajo kufizohet me Oblastin Irkucku, Zabajkalski Krai dhe Tëvanë. Ndërkombëtarisht, ajo kufizohet me Mongolinë.
Mbi 80% e territorit të republikës ndodhet në rajonin malor, duke përfshirë Malet Baikal në brigjet veriore të liqenit Baikal, Ulan-Burgas në lindje të liqenit dhe Malësinë Selenga në jug pranë kufirit Mongoli-Rusi. Pika më e lartë është Mönkh Saridag e gjatë 3,491 metra.
Burimet natyrore të republikës përfshijnë ar, tungsten, zink, uranium dhe më shumë.
Ndarjet administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ndarjet administrative të Republikës së Burjatisë
Republika e Burjatisë është e ndarë administrativisht në 21 distrikte, 6 qytete/qyteze, 16 venbdanime të stilit urban dhe 238 selsoviet dhe somon.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kreu i Republikës (më parë President) zgjidhet nga votuesit e republikës për një mandat katër vjeçar. Nga viti 2004 deri më 2012 kreu i Burjatisë (së bashku me të gjithë krerët e tjerë të rajoneve në Rusi) u emërua direkt nga presidenti rus..[8][9]
Midis viteve 1991 dhe 2007, Presidenti ishte Leonid Vasiljeviç Potapov, i cili u zgjodh më 1 korrik 1994, u rizgjodh më 1998 (me 63.25% të votave), dhe pastaj u rizgjodh përsëri më 23 qershor 2002 (me mbi 67% të votave). Para zgjedhjeve, Potapov ishte Kryetar i Sovjetikës së Lartë të Republikës - posti më i lartë në atë kohë.
Kreu aktual i Republikës është Alexey Tsydenov, i cili u zgjodh me votën e popullit në 10 shtator 2017. Para kësaj ai ishte duke vepruar si kreu, pasi ishte emëruar nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt 2017.[10]
Parlamenti i Republikës është Hurali i Popullit, i zgjedhur gjerësisht çdo pesë vjet. Hurali i Popullit ka 66 deputetë dhe aktualisht dominohet nga partia qeverisëse e vendit, Rusia e Bashkuar, me 45 vende. Vladimir Anatoljeviç Pavlov është Kryetar i Hiralit të Popullit që nga shtatori 2019.
Kushtetuta e Republikës u miratua më 22 shkurt 1994.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ekonomia e Burjatisë
Ekonomia e republikës është e përbërë nga produkte bujqësore dhe tregtare duke përfshirë grurë, perime, patate, lëndë drusore, lëkurë, grafit dhe tekstile. Peshkimi, gjuetia, kultivimi i gëzofit, blegtoria e deleve dhe bagëtive, minierat, grumbullimi i stoqeve, inxhinieria dhe përpunimi i ushqimit janë gjithashtu gjeneratorë të rëndësishëm ekonomikë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Президент Российской Федерации. Указ №849 от 13 мая 2000 г. «О полномочном представителе Президента Российской Федерации в федеральном округе». Вступил в силу 13 мая 2000 г. Опубликован: "Собрание законодательства РФ", No. 20, ст. 2112, 15 мая 2000 г. (President of the Russian Federation. Decree #849 of May 13, 2000 On the Plenipotentiary Representative of the President of the Russian Federation in a Federal District. Effective as of May 13, 2000.).
- ^ Госстандарт Российской Федерации. №ОК 024-95 27 декабря 1995 г. «Общероссийский классификатор экономических регионов. 2. Экономические районы», в ред. Изменения №5/2001 ОКЭР. (Gosstandart of the Russian Federation. #OK 024-95 December 27, 1995 Russian Classification of Economic Regions. 2. Economic Regions, as amended by the Amendment #5/2001 OKER. ).
- ^ "Сведения о наличии и распределении земель в Российской Федерации на 01.01.2019 (в разрезе субъектов Российской Федерации)". Federal Service for State Registration, Cadastre and Cartography. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2022. Marrë më 29 gusht 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "26. Численность постоянного населения Российской Федерации по муниципальным образованиям на 1 января 2018 года". Marrë më 23 janar 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Об исчислении времени". Официальный интернет-портал правовой информации (në rusisht). 3 qershor 2011. Marrë më 19 janar 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Official throughout the Russian Federation according to Article 68.1 of the Constitution of Russia.
- ^ "Официальный интернет-портал правовой информации". publication.pravo.gov.ru (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2022. Marrë më 2018-11-04.
- ^ Putin signs law to allow him to pick Russian governors
- ^ "Russia reinstates governor elections". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2021. Marrë më 17 nëntor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [1]