Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave i FIFA Kupës së Botës e publikuar nga FIFA në vitin 2002 pas një sondazhi të publikuar në internet që i lejonte tifozëve të zgjidhnin ekipin e tyre të ëndërrave.[1][2] Diego Maradona i Argjentinës mori më shumë vota. Më shumë një milion e gjysëm tifozë nga e gjithë bota votuan në sondazh, që u mbajt në uebfaqen zyrtare të FIFA-s, www.FIFAworldcup.com, me Maradonën që mori 111,035 vota. Pelé i Brazilit, i cili e fitoi trofeun tre herë, mori 107,539 vota kurse Zinedine Zidane, i cili shënoi dy herë për Francën në finalen e vitit 1998, u rendit i treti me 80,527 vota.[1]

Formacioni me njëmbëdhjetë lojtarë ishte 3–4–3, me një portier, tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.

Formacioni 3-4-3
Lojtari[1] Pozicioni gjatë karrierës Ekipi kombëtar
Turnamentet e luajtura
Lev Yashin Portier Flamuri Bashkimi Sovjetik
1958, 1962, 1966, 1970
Paolo Maldini Mbrojtës i majtë dhe qëndër-mbrojtës Flamuri Italia
1990, 1994, 1998, 2002
Franz Beckenbauer Qëndër-mbrojtës Flamuri Gjermania
1966, 1970, 1974
Roberto Carlos Mbrojtës i majtë Flamuri Brazili
1998, 2002, 2006
Roberto Baggio Sulmues i dytë ose mesfushor sulmues Flamuri Italia
1990, 1994, 1998
Zinedine Zidane Mesfushor sulmues Flamuri Franca
1998, 2002, 2006
Michel Platini Mesfushor organizator i avancuar Flamuri Franca
1978, 1982, 1986
Diego Maradona Mesfushor sulmues ose sulmues i dytë Flamuri Argjentina
1982, 1986, 1990, 1994
Romário Sulmues Flamuri Brazili
1990, 1994
Johan Cruyff Sulmues ose mesfushor sulmues Flamuri Holanda
1974
Pelé Sulmues ose mesfushor sulmues Flamuri Brazili
1958, 1970

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "FIFA DREAM TEAM: Maradona voted top player" [Ekipi i Ëndërrave i FIFA-s: Maradona votohet lojtari më i mirë] (në anglisht). Reuters. 19 qershor 2002.
  2. ^ Marcelo Leme de Arruda (24 korrik 2014). "World All-Time Teams" [Ekipet e të gjitha kohërave të botës] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 2 gusht 2017.