Gjergj Adhamidhi bej Frashëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gaqo Adhamidhi)
Jump to navigation Jump to search
Gaqo Adamidi
Ministër i Financave
14 mars – 20 maj 1914
Paraardhësi: Jorgji Çako
Pasardhësi: Filip Noga
Të dhënat personale
Lindi më: 1859
Lindi në: Buhal, Perandoria Osmane
Vdiq më: 1939
Vdiq në: Gjenevë, Zvicër
Kombësia: shqiptar
Profesioni: mjek
Shkolla e kryer: Fakulteti i Mjekësisë, Lozanë
Grada shkencore: mjek
Bashkëshortja Helena e Thimi Markos
Fëmijë Paul beu, Eleonora dhe Kristina

Gjergj Adhamidhi bej Frashëri (1859 - Gjenevë, 1939) i njohur edhe si Gaqo Adamidi ose Adamidi Frashëri,[1] ka qenë një mjek okulist shqiptar dhe figurë politike e fillimshekullit XX.[2] Kontribuoi për pavarësinë e Shqipërisë me fonde dhe vepra, shkroi në gjuhën frënge konferencën e mbajtur me titullin Les Pélasges et leurs descendants les Albanais ku evidenton prejardhjen pellazgjike të shqipes.[3]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në kazanë së Përmetit në familjen e Dhamellarëve, ndoshta në Buhal.[3] Studioi për mjekësiLausanneZvicrës, ku u njoh me Andon Zakon. Pas ushtroi për disa kohë profesionin e tij në Gjenevë dhe Korçë, u vendos në Kairo më 1890 ku nisi punë në spitalin austro-hungarez dhe në oborrin e khedivit ku u njoh edhe me Mihal Turtullin. Nga 1892 u bë mjek personal i Abaz Hilmiut II të Egjiptit, khedivi i fundit i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia e Muhammed Ali Pashës,[4] i cili me vendim khedival familjes së tij titull fisnikëror të beut të Egjiptit. Duke çmuar punën e mjekut, khedivi i siguroi komendën e Urdhërit të Mexhidies nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Më 1901 u bë anëtar i Institutit Egjiptian të Kairos, ku pas një viti mbajti dy konferenca mbi rrënjët pellazgjike të shqipes.[3] Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, u përpoq të ndërlidhte koloninë e atjeshme të shqiptarëve me koloninë e Rumanisë, por pa sukses.[4] Më 1905 Princi Albert Ghika e ftoi të merrte pjesë në Komitetin kombëtar shqiptar që ky i fundit kishte themeluar në Paris. Më 1908 u zgjodh njëzëri në krye të grupit "Bashkimi" të shqiptarëve të Egjiptit dhe mori pjesë në përgatitjet për Kongresin e Manastirit, ku ishte i prerë për vendosjen e alfabetit latin si dhe shkronjave "dh" e "th".

Me ardhjen e Princ Vidit u thirr të merrte pjesë në kabinetin e parë si ministër Financash,[5] protestoi dhe dha dorëheqjen pas firmosjes së Protokollit të Korfuzit. Princ Vidi e emërtoi përfaqësues personal të tijin pranë oborrit italian dhe e dekoroi oficer të madh të Urdhrit të Shqiponjës së Zezë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore vijoi lobimin për integritetin territorial të Shqipërisë dhe më 1915 do të zgjidhej zv/kryetar i Komitetit kombëtar të Gjenevës. Adamidi redaktoi platformat e Komitetit që iu shpërndaheshin diplomatëve dhe më vonë në Konferencën e paqes në Paris, ku u bë ndër zëdhënësit të interesave shqiptare pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi qenësia e shtetit shqiptar u konsolidua, Adamidi u vendos me gjithë familjen në Gjenevë, ku për pesëmbëdhjetë vitet që vijuan mbajti konferenca, manifestime, shkroi artikuj dhe debatoi në mbrojtje të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të mjeruar të ish-Perandorisë Osmane.[3]

Ndërroi jetë në Gjenevë, por u varros në NicëFrancës.[6]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adamidi mbajti dy konferenca për pellazgjishten, greqishten dhe shqipen titulluar Les Pélasges et leurs descendants les Albanais, që u botuan më 1902. Ndihu në përgatitjen e Kongresit të Manastirit, financoi personalisht me 10 mijë stërlina kryengritjet shqiptare të viteve 1911-1913. Loboi pasosur çështjen shqiptare dhe kombësive të tjera të ish-Perandorisë Osmane në Gjenevë, ku kishte selinë Lidhja e Kombeve duke u bërë edhe anëtar i Komitetit ndërkombëtar për të drejtat e popullit armen.[3]

Në letërsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sekretari i Komitetit kombëtar të Gjenevës, Visar Dodani, e përmend në kujtimet e veta, ku i kushton radhët "... Z. Dr. Adamidi [...] është njeriu që ndihu pa masë të përparojë dëshir'e të gjithëve. Mik me Englezë, me Amerikanë, njerëz të mëdhenj [...] të gjithë filloshqiptarë, Dr. Adhamidhi ka shërbyer çështjen shëntore plotësisht [...] Dr. Gjorgji Adamidhi ka punuar dhe dëshëronj të kujtohet emër i tij për jetë."[3]

Çajupi ndërton personazhin “Doktor Adhamudhi” te komedia e tij Klubi i Selanikut, duke portretizuar Adamidin.[2] Çajupi përmes këtij personazhi paraqet shqiptarin grekoman, zëngjin, parazit e oportunist që sipas Çajupit gjendeshin rëndomë nëpër shoqëritë sekrete të Selanikut dhe gjetkë nëpër perandori. Arsyeja se pse Çajupi e trajtoi në mënyrë të tillë ka qenë sepse i kërkoi dorën një nga vajzat e tjera të familjes ku ishte dhëndërr Adamidi, sipas Kristo Frashërit, ky i fundit kishte refuzuar ta kishte për baxhanak Andon Zakon; ku dhe gjen burim mëria e shkrimtarit.[3]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Aubrey Herbert, Albania's greatest friend: Aubrey Herbert and the making of modern Albania: diaries and papers, 1904-1923, London; New York: I.B. Tauris, f. 218,  9781848854444 
  2. ^ a b Robert Elsie (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History, London; New York: I.B.Tauris, f. 4–5,  9781780764313 
  3. ^ a b c d e f g Frashëri, Thomas. "E vërteta e Dr. Adhamudhit: zbulohet profili "Pashait të Frashërit" i damkosur nga Çajupi. Botohet për herë të parë biografia e Dr. Gjergj Adamidi Frashërit, personalitetit të shquar të Rilindjes Kombëtare". Shqiptarja.com. - Nr. 28. suplementi Rilindasi, II-5: 13–16. 
  4. ^ a b Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. f. 152.  9781400847761. 
  5. ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave.  999-27-857-2-1. 
  6. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 71–72.  9789994356225.